Të flasësh me Skender Hushin ,ke folur me dike që ia vlenë . E si mos të flasësh ,kur nga ky njeri mëson aq shumë gjëra nga lashtësia e jonë të cilat as që kemi pasur rastin ti ndiejmë ; e dimë shumë mirë që në të kaluarën ne nuk “kishim “  as gojë e as sy  !

Një bisedë virtuale me një studjues të qëlluar mu për temat për të cilat e kam edhe unë angazhimin tim jetësor; një bisedë me Skender Hushin për ato që nuk i dinim e as nuk na kishte shkuar mendja t`i mendojmë. E kemi një kohë ideale të themi atë që e dimë , t`a rishqyrtojmë atë që me mijëra vjet e kishin thënë të tjerët për ne, atë që në një mënyrë ose tjetër është e shkruar por vetëm duhet ditur t`ia japim gjuhën shqipe që më në fund edhe historia të flet shqip.

Skender Hushi nëe  emigrim, i shtyre nga malli për vendlindjen, e tërhoqën librat me teme mbi historinë e vendit tone. Ndihej ngushte kur e pyesnin për historinë e lashtë te vendit tone dhe pergjigjej i pasigurte. E entuziazmuan librat: Thoti fliste shqip me autor Giuseppe Catapano, librat e studiueses se talentueme Elena Kocaqi, te Aristidh Koles etj etj diku tek 80-100 libra te kesaj teme. Po, si mos të shkruante ?

(Një  libër i botuar në  vitin 2009, nuk është thjeshtë një libër i dalë nga koha  e modës për t’u lexuar, përkundrazi, vlerat e tij vinë e rriten ashtu si rriten dhe vetë njerëzit. Sa herë që një lexues serioz merr në duar librin e Skënder Hushit ” Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën” , ndjen një diçka të re, ndjen një shtjellim ndryshe në mendimet e tij përkundrejt  referimeve  që ky autor të  jep në librin e tij.- e thotë Fatmir Minguli )

-Ia nisëm me  Thotin i Egjiptit, Thotin i Pavdekshem  qe na e Zbulon Atlantiden ,kur e dimë që  as një libër për Atlantidën nuk është shkruar para vitit 2009 nga studjues shqiptarë.

– “ Ky libër nuk synon të imponojë mendime, bindje dhe ide. Ai vetëm i hedh ne letër ato para syve të lexuesit, madje të një lexuesi të specializuar apo të pasionuar pas këtij zhanri, në mënyrë që ky pastaj ta bëjë vetë zgjedhjen e të pranojë atë që i duket më e drejtë, më bindëse e më e besueshme.

Në qytetin e madh Keor, në ishullin Undal (në nji tjetër kapitull, shkruhet: UNAL. Duket si fjala shqipe U NDALOVA, ashtu si shpjegohet dhe emri i vjetër i Irlandës, ERINI, në shqip: E RINI, atje bie shiu sa herë e don toka dhe e rinon atë. shën. im.) shumë kohë ma parë, unë kam fillue këtë mishërim, jo si njerëzit e vegjël të epokës që po jetojmë, por si nji i mbifuqishëm, i gjallë dhe i vdekun, por gjithmonë nga epoka në epokë duke rigjallnue jetën në Odën e Amentit, (edhe kjo fjalë në dialektin geg ndahet: A dmth Asht dhe fjalës Ment, që do të thotë Mendje, e gjithë fjala mund të thuhet: asht e mendve, dmth vendi i mendimeve të mëdhaja ku lumi i jetës gurgullon përjetësisht. Me qindra herë unë kam zbritë në rrugën e errët që të çon në dritë dhe kështu me qindra herë kam ngjitun nëpërmjet errësinës së frikshme në dritë, forcën teme, fuqishëm rimekambun. “

“Në literaturën historike Xhiusepe Katapano në v.1984, në Romë botoi librin me titull “THOTI FLISTE SHQIP”. Gjithashtu , Thoti ishte perëndi egjiptiane. Ai para 6000 vjetëve ka krijuar sistemin e hieroglifeve në bazë të Ilirishtes-shqipes, që shërbeu si mostër për përpilimin e sistemeve të tjera alfabetike “. Thoti  fliste shqip!! Besoj që fjalë të tjera janë krejt të tepërta kur del në dritë që: Marduk, i biri i Zotit Enki, krijuesi i Adamit, fliste pa tjetër gjuhën e të Atit të tij Enki, gjuhën shqipe. Gjuha e perëndisë…4000 vjet më parë, për kohën e ndërtimit të kullës së Babilonisë, Bibla shkruan tek Genesi 11:1: “Por tërë toka fliste të njëjtën gjuhë dhe përdorte të njëjtat fjalë”.

-Atlantida Pllakat prej zmeraldi të “Thot Atlantideut” ?

“Në Visoko të Bosnjës, që siç dihet gjer në shekullin X ka qenë ilire, ku edhe sot atje jetojnë shqipfolës, mendohet se janë zbulue tri piramida, njana ma e madhja në botë, që po i datojnë të ndërtueme shumë ma parë se 12 mijë vjet. E ku i dihet? Aty mund të gjindet lidhja me THOT SHQIPTARIN!

“ Nji dukuni tjetër që duhet të theksoj asht dhe shfaqja e rrethoreve në arat me grunë ose në toka djerr, që kohët e fundit po ndiqen me interes. Ma me shumicë e me forma të ndërlikueme ato po shfaqen nga viti në vit e ma tepër në ishullin e Anglisë e të Irlandës. Ndoshta këta rrathë janë gjuha e THOTIT, që don të lidhet përsëri me vendin e vet. Këto dy vende, bashkë me Gjermaninë e Hollandën, me sa di unë, pranojnë se e kanë origjinën nga Iliria e veriut. Zakonet skoceze si tonat dhe veshjet e tyne, na kujtojnë të vjetrën e të zhdukmen fustanellë shqiptare, që e shofim për të fundit herë me shumicë në fotografitë e shpalljes së Shtetit Shqiptar (1912) e tashti vetëm nëpër festivale të muzikës popullore e në ato folklorike.”

Simbas legjendës së lashtë pellazgjike të Kadmit dhe Harmonisë, Ilirët (Ylliret), Keltët dhe Galët janë quejt vllazën dhe bij të Kadmit dhe të nifmës shumë të bukur Gallata. Motra e tyne quhej Europa. Disa studiues fjalën Ilir e zavendësojnë me fjalën Yllir, sepse mbreti i parë i Ilirëve quhej Ylli, e disa thonë se Ilirët janë me origjinë yllore, gja që i përgjigjet dhe shkrimeve të THOT-it.

“Ilirët (Yllirët) janë fëmijë të lindun nga martesa e qikllopit Polifem me nimfën shumë të bukur Gallata. Simbas legjendës Ilirët ishin popull i fuqishëm dhe shtatnaltë, me të cilët lidhen ndërtimet “qikllopike” në gjithë Europën dhe në pjesë të tjera të botës, ku ata emigruen. Dardanët (kosovarët) shtatnaltë, bashkë me të tjerë Ilirë u banë të famshëm në Perandorinë romake, si luftëtarë të fuqishëm nga të cilët dolën mjaft gjeneralë dhe perandorë. Nga ata morën emnin Dardanelet e Turqisë dhe mori zhvillim Troja e lashtë. Në shkrimet e Biblës së lashtë shkruhej për popuj viganë që kanë pasë jetue në lashtësi. Këtë gja e gjejmë dhe në legjenda të popujve të tjerë.”
Historitë e shkrimeve të THOTIT në pllaka prej zmeraldi, të përkthyeme në faqet në vazhdim, janë të çuditshme dhe jashtë çdo mendimi të shkencës moderne. Vjetërsia e tyne asht e mahnitshme: të datueme mbi 10.000 vjet Para Erës së Re, periudhë në të cilën arkeologët mendojnë që popujt ishin akoma primitivë. Ai që i shkroi ishte Thoti, një saçerdot, ish mbret nga Atlantida, që formoi nji koloni në Egjyptin e vjetër mbas përmbytjes së Atlantidës. “
“ Kur arriti koha e përshtatshme që ai të linte Egjyptin, THOTI filloi ndërtimin e Piramidës së Madhe dhe hyrjen e Sallës (Odës) së Madhe të Amentit, vend ku ai filloi shkrimet e tij dhe ruejti sekretet ma të famshme të tij me roje. Edhe sot asht jashtë përfytyrimit tonë të mendohet se si janë ngritë dhe transportue blloqet gjigande të gurit me të cilin asht ndërtue kjo odë, të cilat peshojnë nga 20 deri 80 ton, kur edhe sot asht e zorshme të gjesh vinç për t’i ngrejtë. Jashtë piramidave janë dy statuja të bame vetëm nga dy blloqe gurësh, të transportueme nga një gurore që gjindet shumë larg nga aty dhe secila peshon 1200 ton.”

-Po emrat ? Vendosja e emnave të fëmijëve në popullsinë shqipfolëse ariane të Europës, ka qenë si nji dhanie titulli për fëmijën, që do ta mbante me krenari për gjithë jetën dhe emni duhet të ishte i kuptueshëm nga të gjithë ?

“Gjatë studimeve në gjuhën italiane, për botimin e librit tem të parë “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën”, lexoja fjalë dhe emna të vjetër, që pa asnji vështirësi, po të ndaheshin, shifeshin se ishin të përbame nga fjalë që mernin kuptim me anën e gjuhës shqipe të folun sot nga populli. Duke ndjekun mendimin e shumë autorëve shqiptarë e të huej, se e gjithë Europa, Afrika Veriore, Lindja e Mesme dhe India, në lashtësi, kanë qenë të banueme, të drejtueme e të infuencueme nga popullsia pellasge, që unë i kam shtue atlantidhease-pellazgo-ilire-shqiptare, jam i mendimit dhe i bindun se shumica e emnave që janë të shpjegueshëm me anën e gjuhës shqipe të sotme, janë me prejardhje atlantidhease. Unë kambëngul se gjuha shqipe asht pasardhësja direkte e Atlantidës dhe trungu i gjithë gjuhëve Europiane, e cila duhet të shifet me seriozitet nga studiuesit nëpër botë.

Suksese në punën kërkimore Skender Hushit , si Çabej, Pilika, Kondo, Kocaqi, Katapano etj por edhe nga shumë autorë të huaj si Jokli, Majeri, Hann, Pukëvil, Faveriel etj. sepse nëse kjo lihet në rrjedhën e kohës, pa u vrojtuar, atëhere do të duhet një gjeneratë tjetër studjuesish për të vënë në dukje atë që është e vërtetë apo jo.
( Biseda është e virtualiziur )