Kush na  është kjo zhyllë komuniste e cila në çdo kohë me 365 fytyrat etij mundohet të na jep lekcione të çoroditura ? Kush qëndron prapa këtij maskareu i cili vazhdimisht ndjellë kob për një kombi  cili ende nuk e morri veten që 104 vjet ? Kush është ky matrapaz i cili me përbuzje dhe cinizëm flet për Amerikën?
( Rolin e saj si “perandoria e së mirës”, apo si fanar ndriçues i një rruzulli njëpolar, SHBA po e humb me shpejtësi edhe në botë që pas përfundimit të luftës së ftohtë. Prej kësaj kohe, Amerika nuk është më vetëm vendi që kontribuoi në mposhtjen e nazifashizmit 70 vite më parë, dhe që i hoqi qafe globit rrezikun e ariut rus.Andi Bushati , Rënia e mitit të SHBA në Tiranë ) .

Kush na e solli Andi Bushatin? Tek e fundit ,po  cili na qenka ky antiamerikan që nuk lë gjë të keqe pa folë për mikun historik të shqiptarëve?  Kush qëndron prapa këtij antiardhmërie të ndritshme të Shqipërisë ?

Ju kujtohej që prej vitesh  përflitej për një dokument i tetorit të vitit 1989, më saktë një vendim i një mbledhjeje të Byrosë Politike të PPSH-së nën drejtimin e Ramis Alisë, në të cilin bie në sy vetëdija e krerëve komunistë të Shqipërisë se sundimit të tyre po i vinte fundi, dhe një strategji e tyre për për t’u paraprirë zhvillimeve të pritshme, për të mbajtur nën kontroll tranzicionin e pashmangshëm nga totalitarizmi në demokraci, dhe rrjedhimisht, për të mbajtur në duar në një formë tjetër timonin e drejtimit të vendit.?
Fjala është për  një, ai i Katovicës, për të cilin është folur prej kohësh, e me anë të të cilit – siç thuhet – drejtues të komunizmit europiano-lindor, nën dirigjimin e Gorbaçovit, kanë hartuar një plan të detajuar me objektivin për të mos e lëshuar pushtetin. Mbledhja e Katovicës (Katovica është qytet polak) daton në vitin 1987. Këtë dokument e kishte nxjerrë në dritë Servet Pëllumbi në një intervistë televizive në tetor 2013.

Në gazetë po lexoj :”Dhe kush njeh historinë e Shqipërisë pas rënies së komunizmit s’e ka të zorshme të puqë parashikimet e planet e hamendësuara të Ramis Alisë me zhvillimet e verifikuara më vonë. Është aq e qartë kjo përputhje sa të vjen të besosh se ose Ramis Alia ka qenë aq i zotë, sa të ketë kopsitur e paketuar më së miri e me një sens të hatashëm futurologjik historinë e dekadave të ardhshme, ose ndonjë rrufjan është ulur para kompjuterit për të përshkruar atë që ka ndodhur para syve tanë, e më pas na e ka shitur si një dokument të vitit 1989.( http://www.gazetadita.al/pellumbi-ja-se-si-ramiz-alia-e-zbatoi-katovicen-me-nanon-e-berishen/)

Kalojmë më tutje :“Ashtu si edhe me kishin paralajmeruar perpara se te vija ne kete vend, njerezit jane te dashur dhe miqesore, dhe kane nje lloj fetishi te pashpjegueshem ndaj te huajve. E kam fjalen per njerezit e thjeshte, pasi klasa politike, jane ca ngjala qe nuk kapen as me gjethe fiku.

Megjithese formimi im eshte diplomat karriere dhe kultura ime e origjines eshte ajo kineze, çka do te thote qe e njoh artin e perdorimit te gjuhes dykuptimshe, ketu ajo ka arritur majat e saj – i shkruante ambasadori Donald Lu shefit të tij. . “
Edhe unë si qytetar i kësaj toke  plotësisht pajtohem me te.

Po ti  Andi Bushati , nuk e njeh të vërteten e vendit tënd ?
“ Sapo futem ne takim me nje nga perfaqesuesit e forcave politike, te gjithe me pohojne se jane te gatshem, dhe kur dal, nxjerrin ndonje spurdhjak ne TV, nga ata qe nuk i pyet as roja i godines se partise se tyre, dhe me nxjerrin bishta.”’ A nuk është kështu?

Sikur ta kisha durimin dhe t`i renditja të gjitha shkrimet tuaja lodhëse , mashtruese dhe dezorientuse do të bindej edhe lexuesi se dhe  ti je i njejti si politikanët e juaj , sepse je zëri i tyre.

Nëse z. Donald Lu ka thënë që: Politikanët shqiptarë janë arrogantë. Besojnë se vetëm ata janë të zgjuar mjaftueshëm. Politikanët shqiptar janë me dy fytyra “; unë ta them ty që je një njeri i cili e ke tepruar me çasjen tënde ndaj rrjedhës së ngecjes së Shqipërisë në çdo aspekt  ?.

Shiko Andi Bushati , ti je një antikombëtar i madh , je një vazhdues i planit të Katovicës në mënyrën tënde sipas porosive të Ramiz Alisë , ti je një askush që mundohesh të ngjallë antiamerikanizmin komunist të PPSH-së .

Cili je ti more që e sheh se ;” Roli i arbitrit të ndershëm botëror, të kësaj superfuqie të vetme, sa të padrejtë përtej kontinentit, aq dhe të pabarabartë brenda tij, ka kohë që është vënë në pikëpyetje anembanë globit. Miti i vendit të lirive ka kohë që është krisur. Mirazhi i një shoqërie të drejtë ka kohë që ka rënë.”

Cili je ti ore që të dhemb dashuria shqiptare për Amerikën ?Cili je ti ore tutkun komunist  që  e do një vazhdim të robërimit mendor bolshevik në Shqipëri ?

Cili je ti që në përfaqësuesit e Amerikës në Shqipëri i sheh l :”Shpesh historia e shkurtër na ka dëshmuar se ambasadorët e vendit më të fuqishëm në botë, bien këtu, pre e delirit të tyre të madhështisë.”
Po ata janë të mëdhenj  dhe shumë më të medhenj se sa dëshira e yte për ti parë si “sherbyesit “ e trashigimtarëve të Katovicës . Je në vete ti , ore voglush i llastuar i regjimt të që ka perënduar ?

Edhe në kohën  e kaluar (rishtas )kur lulëzoi islamizmi ekstem në Shqipëri  ju ishit ata , ju të mediumeve
që me ndihmën e tyre mundoheshit të ringjallnit  antiamerikanizmin e dështuar 50 vjeqar

Një gjë ta them  se në çdo rast të Shqipërisë dhe Kosovës imagjinata është e përputhur me realitetin dhe se se populli shqiptar në ShBA-t e shohim pa asnjë dyshim kriterin e të vërtetës , arbitrin e ndershëm dhe të drejt.

Amerika nuk është mit , është realitet i palëkundshëm për  shqiptarët !
Andi Bushati , boll mo se populli ka nevoj për ajër të pastër .

Referencat:
– Rënia e mitit të SHBA në TiranëLapsi.al
– A është ky “dokumenti i Katovicës”?
– http://infoalbania.al/kabllogrami-donald-lu-politikanet-shqiptare-jane-dy-fytyra/