Zgjimi i ndjenjës kombëtare ndërshqiptare,ndjenjë kjo shumë e brisht e aspak bindëse deri me sot , kërkon ngritjen e ndergjegjës tek institucionet mbarëshqiptare qe më seriozisht të merren me problemet e kombit .(FXh)/

Fshatin Arbënesh (Arbanas), sot lagje periferike e Zarës (Zadar) në Kroaci, e themeluan malësorët shqiptarë prej katundeve shestanase të Krajës (trevë malore në jugperëndim të liqenit të Shkodrës, rrethi i Tivarit, sot Mali i Zi). Nën mbikëqyrjen e arqipeshkvit Vicko Zmajeviq, prej 1726-1733, u shpërngulën nga këto anë, në valë të ndryshme, rreth 450 banorë, të cilët zunë vend afër Zarës (Zadrës) dhe krijuan fshatin Arbënesh (Arbanas). Ata shumë shpejt u shtuan: më 1853 ishin 900, 1868 – 1600, 1880 – 2000, 1893 rreth 2500, 1910 – 3087; shumica e bashkëshortëve kishin mbi 4-5 fëmijë, por jo rrallë edhe 15-20 e më tepër (në kohën ndërmjet dy luftërave botërore); disa familje kishin 50 e më shumë anëtarë. Më 1790 Arbëneshi kishte 74 shtëpi, 1810 – 164, 1880 – 326 dhe më 1900 – 384 shtëpi.

Vetvetiu të lindin pyetjet dhe sinqerisht të iu them që nuk e di përgjigjën . Pse mu rreth Zarës shkuan fshatarët e Shestanit dhe Briskut ? Ikën nga turku , këtë e dimë por a mos i kishin lidhjet e tyre me shqiptarët (arbanasët?) e shumë më të hershëm të atyhit ? pastaj më lartë lexuam që «disa « nga ata më vonë u zhvendosën e Krajinë . Pse mu në Krajinë ? A mos u tërhoqën njëri nga tjetri, d.m.th. shqiptarët (ardhacakët) e rinj nga ata të moçëm. Mbetet për t`u hulumtuar, pse jo? –

Aty lindën shumë burra arbëresh me të cilët krenohet civilizimi jo vetëm në Kroaci por në mbarë Europën; gjurmët tyre janë në të gjitha lëmit e artit dhe muzikës (Fahri Xharra: http://gazetadielli.com/arbanasi-ne-zare-fshati-shqiptar-ne-kroaci/ )

Për derisa Stipçeviqi në vitin 1900 thoshte: Nënat Arbanase u këndonin në gjuhën shqipe djemve në djep !, Shime Deshpali shkon edhe më largë: “derisa te gjithe fëmijët në botë lindin duke qarë , arbanaset ( e Zarës ) lindin duke kënduar “.

Pra, familja Deshpali nga Arbanasi ka lënë gjurmë të thella në muzikë .

Shime Deshpali- (Arbanasi, 16. II. 1897 — Zarë, 16. I. 1981).Shime Deshpali, muzikant dhe shkrimtar.Gjatë kohës ( 1915-1918 ) ishte në luftë, dhe pas kthimit në Zarë e vazhdoi shkollimin për muzikë.Ishte shumë aktiv në organizimin e jetës muzikore në Hvar, Rab, Pag dhe Blato na Korčuli. Përveq tjerash , i mbeti e pambaruar opera Vana. Gjashtë këngët e tija korale i ka në përmbledhjen: Këngë shqiptare (Prishtinë 1973) . Ka shkruar këngë dhe tregime në të folmen e Arbanasve të Zares.

Me 1966 në Prishtinë e ka botuar “Tregime Arbëneshe” pastaj “Agimet e parabrasnjet të

Arbëneshit “(Këngë, Prishtinë1968) dhe “E vërteta ( këngë, Prishtinë 1972 )

Valter Dešpalj Foto.
Maestro Dešpalj Foto-1
Maestro Dešpalj Foto-2