“Një natë të errët e të vrerët u hapën gropa të mëdha kolektive. U gjakosën qielli e toka,u thanë trungje shumëvjeçare. U vranë nga komunistët bijtë e kësaj toke që shquheshin për nga lartësia shpirtërore,për nga zgjuarsia e trimëria. Bashkë me shumë klerikë ishte dhe At Anton Harapi,që rradhitet me Gjeçovin,Bardhin,Mjedën, Fishtën,Dodajn,Palajn etj. Në këtë mënyrë historia njerëzore mbetet një meteor që shndritë për jetë veprën e prelatëve të kishës e të kombit tonë të mbisalvuar.”…. Pse i frikohej Serbia ? Krimineli Bedri Spahiu i ka pohue ne qelin e burgut Don Simon Jubanit: ’’J.B.Tito i ka thanë E.Hoxhës, nëse dëshironi të siguroni pushtetin komunist, atëhere vritni dhe burgosni klerikët katolik’’. Dhe diktatori  pa e menduar qëllimin e tyre nuk ngurroi të zbatonte porosinë mësuesit të tij….. Ishte herët që pushteti i ri shqiptar të “ndjente” rrezikun e kërcnimit të vendit ; të tjerët i kishin përgatitur planet ,për të cilat ai nuk dinte se ps hëheshin . I mjeri komunist i pa formuar ! Në rrudhat e tokës gjënden të ruejtuna gjaku, eshtrat, amanetet, lotët e nanave, e vërteta e cila po e zbulon historia njerzore.Në gjoksin e historisë shndrisin jeta dhe vepra e prelatve brilantë të Kombit Shqiptar. “A s’e dini se çdo ndërtese i vihen themelet në dhe? Edhe pse në varr,prandaj ne hijshëm duhet të jemi gurët e themelit të njasaj binaje të cilën sot e quajm Shqipni”.- tha At Anton  Harapi në ditën e gjykimit, armiku i kombit (urdhërdhënësi ) e dinte  por zbatuesit e “këshillës “ për një shtet të mirë nuk e dinin. “Drejtë bregut të lumit Lana… Tiranë, 20 shkurt 1946..: Binte shi. Disa gropa ishin kthye në brraka ujë… “Frati hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herë – herë kindët e zhgunit, për të mos iu stërpikur nga baltat… Njëni prej ekzekutuesëve e shikoi dhe i tha: -Mos ki dert, o prift, se tek balta ke për të përfunduar!..Frati vazhdoi rrugën dhe ia këthei: -“Atje tek po shkoj, due të shkoj i panjolla, ashtu siç kam kenë tanë jeten time!”… Shkoi pranë gropës, dhe tha: “I bekoi vrasësit e i fali për aktin që do të kryejnë!”. ( Unë nuk e kisha thënë kurrë, se e kisha ditur se këta të mjerë nuk e dinë se pse po më vrasin,fxh) Mbi freskinë dhe mendimin e gërshetuar filozofik,për stilin e matur e karakteristik të lidhur me rrjedhshmëri Don Kolec Prenushi,na ofron para 60 vjetëve,këto rradhë vlerësimi për At Anton Harapin: “…mendje dialektike që shkruan kryeartikuj ndër të cilët disa janë kryevepra.Dija e thellë,arsyetimi i lidhun,analizimi i holl,stili i peshuem dallojnë gjithë shkrimet e tija.Mundë të jetë i thatë,i ftohtë,por ai është i drejtë e i pafaishëm ”.Për të gjithë ata që hodhën vrerë për jetën dhe veprën e At A.Harapit,këtij  njeriu që vraponte shpejt për të përhapur paqën,dashurinë për drejtësinë midis të gjithëve, “Ndërgjegjia është libri më i mirë moral që kemi dhe me të cilën duhet të këshillohemi më shumë”. Në vitin 1918,fratin e Urdhërit të Shën Françeskut,e gjeti famulltar në fshatin Grudë. Binomi Fe e Atdhe qe aorta e zemrës së tij,dhe se Gruda ishte terreni ku edhe një herë shpalosi zgjuarsinë dhe dituritë e thella enciklopedike,të cilët spikatën sipas mendimit tim,në dy rrafshe: së pari në fushën e gjerë politike,ku për interesa të larta të kombit pranoi të flijohej për të mirën e përbashkët; dhe së dyti,edhe më me sukses në atë të letrave shqipe, duke pasur pendë e mendim të mprehtë të cilat administroheshin nga qarqet përferuese të sferës letrare e më tej.Për të tillë publicist, me polemikë rezultative dhe mendime të reja, pohohet me të drejtën e qytetarisë se epoka e njerëzve të mëdhenj vulos me gjurmët e veta të pashlyeshme,ku këtu dallohen mirë njerëzit e ndritur që i përfaqësojnë,në paradën e sëcilës, bën pjesë edhe i përvuejturi At A.Harapi . At Anton Harapi krahas punës me përkushtim të përhershëm fetar dhe vlerave të çmuara që shpalosi në veprimtarinë shoqërore,dallon në veçanti me po atë madhështi,në mënyrë të shkëlqyer në disa drejtime të rëndësishme të dijes njerëzore,si: filozofi,teologji,pedagogji,sociologji,publicistikë dhe në lëmin e letërsisë së pasur artistike. Homelitë e këndëshme,që mbajnë peshën e fjalëve frymëzuese të At Antonit,si vlera autentike zbukurojnë letërsinë e pasur fetare të traditës gegë,ku në tërësinë kulmoi erudicioni esencial i meshtarit plot elokuencë e me një diksion të qartë. Ai,në mënyrë të rregullt,ndiqte rrymat e letërsisë botërore,lexonte në origjinal autorët e famshëm të pedagogjisë si:Pestaloc,Hergert,Frobel,Forster,etj. “Gjimnastika e mendjes me ushtrimin e vullndesës duhet të shkojë krahas me pendën si krahët e shqipes,qi këtë e naltojnë n’ajri dhe e mbajnë në drejtpeshim”. Si pasojë e një akumulimi të dijeve dhe të përvojës si pedagog,në vitin 1925 botoi veprën e parë pedagogjike e cila njëherazi mund të cilësohet si një përshtatje të leksioneve të pedagogut A.Hergert,si një punim tipik mirëfilli shkencor,të cilin e kishte pagëzuar me emrin: “Edukata ose mirërritja e fëmijëve”. Serbët e dinin , por ushtarët e rinj të një rezhimi të rinj , të një murtaje që do ta përpinte kombin ,nuk e diin që” Synimi i fundit ishte që të modernizohej metoda,dialektika e shkollës së re shqiptare,dhe,në veçanti,këtë rrymë të shkollës kërkonte ta shpërndante me pasion në veçanti midis moshës së re,duke i paisur në këtë mënyrë me një kujdes e maturi,me parimet progresiste të shkollës së traditës së hershme demokratike e kulturore të Evropës Prendimore.” Ajo që e lartësoi më shumë,është elokuenca në gojtari dhe filozofi,aftësi të cilën në mënyrë të merituar e shfaqi në qytetin e Korçës ku spikati dukshëm para intelektualëve. Me anë të 6 ligjeratave të mprehta të kohës të cilat falë kujdesit të klerikëve kulturdashës u përmblodhën në librin: “Vlerë shpirtërore”. “Një frat i thjeshtë renditet përkrah mendimtarve të mëdhenj kombesh të tjera”,vlerëson studiuesi dhe kritiku i mprehtë i sotëm,dr. Aurel Plasari. Frati i urtë e i mençur,për pasion kishte letërsinë tërheqëse artistike,dhe për zemër ruante dashurinë për kryeveprën e At Fishtës “Lahuta e Malcisë”,apo të tjera si,”Bagëti e Bujqësi”,të Naim Frashërit etj. Ai që i tha: -Mos ki dert, o prift, se tek balta ke për të përfunduar!.. nuk e dinte që :“Si qellim të rrokjes së pendës së shkrimtarit,ishte shqyrtimi i portretit të shqiptarit,lëndë të cilën e ka pëlqyer më së shumti në të gjitha punimet e tij të lëna si trashegim. Këtu zotëron dukshëm mendja e matur e një psikologu të urtë,duke peshuar me kujdesin e kohës idealet që e kan përshkuar atë,duke mos anashkaluar idealet e një qytetërimi të traditës së vjetër shqiptare me bazë e kulturë të thellë,duke fshikulluar drejtpërdrejtë të metat negative të kohës,si një analist i hollë për të hapur udhën,ku idetë progresiste të nxisin bashkëkombësit drejt një lirie të sigurtë,për t’i pregatitur drejtë vetëdijes kombëtare.” Ai nuk e dinte që prifti “…idetë progresiste të nxisin bashkëkombësit drejt një lirie të sigurtë,për t’i pregatitur drejtë vetëdijes kombëtare.”  E shtytësit e vrasjes nuk e donin : pregatitjen e shqiptarit drejtë vetëdijes kombëtare. | Ai u gjykua dhe u dënua nga Gjyqi ushtarak në Tiranë,ku kryesonte procesin gjyqësor kryetari i saj Koçi Xoxe dhe si prokuror gjeneral Bedri Spahiu,të cilët do ta pësonin dhe vetë nga kjo bishë që hante klyshët e vet. Kjo u realizue në mënyrë të përpiktë,me porosi të drejtpërdrejtë të kryevampirit që jetonte mes ekstazave të sadizmit pervers   dhe urdhërave të Beogradit…… “Pa kontenstim né jemi një komb, një shtet e një popull me një shpirt, me një gjuhë e me një histori, e po të ishim edhe të një besimi, patëm me kenë edhe ma të bashkuem, ma homogjen, dhe as nuk patëm me bjerrë mund e kohë për t’u kuptue ndër shumë punë. Por fakti asht ky, se né jemi pra muslimanë, ortodoksë e katolikë, e si të tillë duem të rrojmë në një harmoni vllaznore. Unë thom se për këte punë nuk asht nevoja me shue besimet, pse po të duem, mund të rrojmë vllaznisht, sikurse kemi shembullin ndër sa shtete të tjera të qytetnueme. E kam frikë edhe unë që ….“derisa të mos kemi kulturën njerzore në shpirt, ndërgjegjen kolektive kombtare, e derisa t`na mungojë kultura fetare, ne kemi  me kenë të dame”
Referencat ( që medoemos duhet lexuar ):
Nga Fritz Radovani, ” FRATI, SHQIPNIA E … “KUSH THONI JU ?” Daniel Gàzulli, “AT ANTON HARAPI – I VRAMË TRI HERË” Visar Zhiti, Zef Skanjeti, “TË SAKRIFIKOJMË PIKPAMJET TONA DHE JO POPULLIN,AS SHQIPËRINË ” Aurel Plasari në hymjen e librit “VLERE SHPIRTNORE” Bep Martin Pjetri, “AT’ ANTO HARAPIi ” Don Kolec Prennushi, “MOS HARRONI JU, QË UNË JAM SHQIPTAR !” Dodë Progni, AT ANTON HARAPI – MARTIR I SHQIPTARIZMIT