Gjendemi në Shëngjergj edhe pranë martirëve të kulturës shqiptare – Atë Shtjefën Gjeçovit, Katarina Josipit, Anton Pashkut, Hermina (Delhysa) Lekajt, pastaj mësuesit Gjon Dulaj, martirit të Luftës Çlirimtare të Kosovës Kolë Gjevelekajt, e shumë të tjerëve. Të gjithë këta martirë na kanë mbetur emra në zemra. Dikur Dardania, përkatësisht Iliria ishin lëteri i Evropës. Megjithatë, për shkak të shumë trazirave që u zhvilluan në këto troje, ne e braktisem perëndimin me ikje nga vetvetja, kurse e pushtuam perëndimin me ikje nga atdheu. E sot po i mbledhim copat e historisë së shpirtit. Bile koha po ecën e ne ende nuk po arrijmë te vetvetja. Nga kjo del se ripagëzimi ynë kulturor na bënë ta kërkojmë identitetin që e artikulon ardhmërinë tonë.- shkruante Frrok Kristaj në një rast.
Edhe pse po i mbledhim copëzat e historisë ne ende nuk po arrijmë te vetvetja; nga se ne duhet të mendojmë ndryshe .  Mendimi ndryshe për veten tonë pa ndikimin e helmatosur turko-serb na është shumë i nevojëshëm.

Edhe pse na duket që asgjë nuk fluturon mbi ne; ne duhat ta dimë se jemi të vrojtuar dhe mbikqyryr nonstop nga miqtë dhe nga armiqtë tanë. Shikoni mjetet sociale të cilat  e pasqyrojnë të menduarit tonë të cilin e shprehim qoftë nga mllefi , dashamirësia apo dashakeqësia; ne jemi autor të krijimit të mendimit të të huajve për ne ; vendimmarrësve për ne. Faktikisht nuk jemi vetëm.

At Luigj Palaj dhe vepra e tij njerëzore , dinjiteti shqiptar i tij dhe pasojat e një kokëfortësie kombëtare duhet të jet shembull i posaçëm për ditët e sotit.
At Luigji gjersa po udhëtonte për në Gjakove, (5 mars të vitit 1913 nga Gllogjani ) ndalet nga xhandarët dhe burgoset serish, mbahet dy ditë i lidhur me rreth 300 persona të tjerë,  të cilët kishin kundërshtuar të konvertoheshin në fenë e pushtuesit. Pas dy ditësh qëndrim në atë burg, ku ishte rrahur e maltretuar në mënyrat më mizore, duke i kërkuar të konvertohej në fenë ortodokse, gjë që e kundërshtonte në çdo mënyrë, më 7 marsit të vitit 1913, Atë Luigji, së bashku me 80 persona që ishin në burg, i marrin dhe i nisin për në burgun e Pejës të lidhur dy nga dy.

Atë Luigji ishte i lidhur me Rexhep Sylën, (shqiptar i besimit mysliman).  Po pse Rexhep Syla me te ? sikur të mendonim shtruar ,pa paragjykime të sotme atëherë do të bindemi që fati i At Luigjit ishte i njejtë edhe për shqiptarët musliman; të gjithë pa dallim duhet të ndërroheshin në malazias dhe të flisnin sllavisht . Por jo ! Atë Luigji dhe Rexhep Syla e patën të njëjtin dënim sepse ishin shqiptar .

Ashtu të lidhur , të zbathur nëpër acar të madh, xhandarët i rrihnin pa mëshirë dhe kërkonin prej tyre të pranonin fenë ortodokse, nëse dëshirojnë t’i lirojnë! Atë Luigji kundërshtonte në çdo mënyrë dhe kërkonte nga të gjithë të burgosurit që të mos pranojnë një gjë të tillë, duke u thënë:

“O vllazen shyptarë, gjith ni dit kem me dek, pranaj mos ti bim moh fes se tpareve! “.Sa herë përsëriste këto fjale, Atë Luigji goditej me kamxhik nga xhandarët që po e shoqëronin.
Torturat shkuan aq largë deri në prerjen e gishtave ;por dinjiteti , morali i lartë dhe refuzimi ndaj kërkesave të pushtuesit ishin më të forta. ……Jo larg metra nga Kroi i Janoshit, xhandarët serbo-malazez ndajnë fratin nga turma e njerëzve dhe më pas dëgjohen të shtëna armësh.
Dhe ku ishim tek vrojtimi i të huajve mbi ne ; viti 1913 ….Xhandarët kthehen dhe vazhdojnë të dërgojnë të burgosurit drejt burgut të Pejës. Ndërsa fratin e fusin në dhe, disa metra më poshtë dhe varrin ai mbulojnë me dushk, që të mos e gjejë askush. Përveç tyre, askush nuk dinte gjë për fatin e fratit. Më vonë, fjala merr dheun. Populli vihet në zi. Ishte kjo një vrasje që tronditi jo vetëm shqiptarët, por edhe gjithë Evropën. Ky lajm u përhap shpejt në qarqet diplomatike dhe kishte zënë vend në krye të faqeve të shtypit austriak, gjerman, italian dhe anglez.
E shihni që vrasja e At Luigjit e morri botën ! . Me kot e kishin malazezet që me intriga e fjalë të tjera, të cilat nuk përkonin me realitetin, të mundohen ta njollosnin emrin e tij dhe ta fshihnin krimin e tyre, edhe të vërtetën për Atë Luigj Palajn. Bato ka sy , bota ka veshë

Edhe rrëzimi i varrezave katolike afër Prizrenit ,nga qarqet  ekstrem- islamike në Kosovë nga po ata të viteve 1913, 1999 reaguan “Një ditë , para do ditësh qenka ngritur një tornado e egër, e quajtur “ Pa mëshirë “ dha paska bërë kërdi “ se rrëzimi i atyre varrezave apo shkatërrimi ndodhi si shkak i erës së fuqishme që e kishte goditur këtë vend, ku si shkak kishin mbetur edhe disa varreza të myslimanëve të shkatërruara” Bota vrojton , bota heshtë por bota nuk mashtrohet.

Të mendojmë ndryshe dhe jo si na mëson qoftëlargu !