(“Një ministër në Qeverinë e Shkupit, bashkë me kryetarin e komunës së Gostivarit, Nevzat Bejtën, sot në fshatin Banjicë e Epërme, me një ceremoni solemne kanë bërë hapjen e stadiumit me emrin e presidentit të Turqisë “Recep Tayyip Erdoğan”, raporton Anadolu Agency. “ dhe “Në ceremoninë solemne ku u bë edhe lutja e hapjes morën pjesë edhe kryetari i Lidhjes së Shoqatave Joveritare Turke në Maqedoni (MATÜSITEB), Tahsin Ibrahim, kryetari i Shoqatës “Banjicë e Epërme – Trabzonspor”, Gafur Qazimi, zv/drejtor i Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre – Shkup”, Fuat Korkmaz, përfaqësues të organizatave turke në vend, si dhe banorë të fshatit Banjicë e Epërme.)

Më duket që nuk ishte e rastit ardhja e Manojllovskit në Maqedoni pas disa dekadash  të kaluara në ShBA.Më duket që puna më e menqur që ka ndodhur në këtë tani Republikë ,pas Kongresit të Shkronjave Shqipe të Manastirit , 1908 , është ringjallja e elementit shqiptar ortodoks. Fatbardhësisht , që shqiptarëve ortodoks të Maqedonisë punët po iu shkojnë mirë e që është në kundër pozicion me shqiptarët e besimit musliman të cilët për ditë e më shumë po e humbin terrenin ndër këmbete tyre dhe po e zgjasin qafën nën sopaten e kasapit .
Sa tmerr  për një popull të tërë që nuk ka mundur as një pushtim ta tjetërsojë ; parat e Erdoganit dhe injoranca totale popullore shqiptare muslimane të bëjë “ çregjistrimin “ aq të lehtë të 40 % të populates së Maqedonisë.

Faik Konica me 1908 shkruante : (Nje thirrje nga zemra e Faik Konices “ Muhamedane,shqiptare bashkohuni me vellezerit e krishtere bashkohuni per te miren e kombit tone!” “I hope very much that the Constitution may last long enough for the Albanian people tu pull itself together and be able to stand out for indepedence when Turkey in Europe breaks up”. “Kam shumë shpresë që Konstitucia mund të rojë miaft kohë sa të bashkohet populli shqiptar dhe të jetë i zotë të qëndrojë për çlirim kur Turqia n’Evropë të thyhet”. Nga një letrë të veçantë prej një Englizi të njohur te Dreqtori [Drejtori] i ALBANIES, vjeshtë III, 1908.)

Por ja që Turqia thyer  me 1912 ( sipas Konicës ) u ringjall dhe fjalët e tij mbesin gjithënjë aktuale.
E thëna e së vërtetës nukë sjell nonjë fitim; po ka një ëmbëlsie më vete, sepse të qetohet vetëdija kur fole ç’duhej të flisje. Unë e di fort mirë, ma kanë thënë edhe miq qindra herë që do t’ju pëlqeja shumë më tepër sikur të ju veja pas “qejfit”, sikur të flisja ashtu si jini të mësuar të dëgjoni prej të tjerësh. Po natyra ime është ndryshe. Dhe, i shtyrë prej kësaj natyre, dëshiroj sot të ju shkunt nga gjumi, të ju thom ca të vërteta t’ashpra, por të ftohta dhe të matura, dhe të ju bëj armiqt’e mi sa-do-që nuk më njihni: po të tilë armiq, që në ca vjet, në pakë vjet, të thoni: “Ah, ç’na këshillonte mirë! Ah sa të dreqtë [drejtë] kish! Ah sikur t’i kishim vënë veshin!” Po pendimi i vonuar nuk sjellë dobie. “

ortodoks-shqiptare

Shqiptarëve të Maqedonisë iu drejtohem me fjalët e Konicës : Ç’do komb i Ballkanit lakmon një copër të Shqipërisë dhe ka gjetur mpronjëtore që ia kanë taksur. Pika e tretë: Shqiptarët muhamedanë do të xvishen dhe do të dbohen. Për të vërtetuar këtë, shikoni Vranjën dhe Leskovacin. Kur i mori Serbia këto vise, i përmblodhi të gjithë muhamedanët dhe i dboj, duke ua mbajtur tërë ç’kishin. A protestoj Evropa? Jo! Po ndofta bëhet ndryshe gjetkë? Jo, s’bëhet ndryshe; se në mos ju grabitshin çiltas gjene, do t’ju mundojnë aqë sa të shtrëngoheni ta shisni që t’ikni. Po ahere, do të ndodheni përpara një konspiracjes, e cila një tokë 1.000 lirash do t’ju forcojë ta lini për 25 lira. Njoha një dipllomat i cili më tha që kur u-bë Bullgaria më vete, vate një Turk dhe i proponoj t’i shesë për dhjetë lira një shtëpi të bukur me disa ara. Tre vjet më parë, flisja me një zot, mik të math të Shqipërisë. Më tha: “Ferid Pasha bleu një çiflik të ri afër Durësit”. Thashë unë: “Do të vlejë shumë ky çiflik kur të ndahet vendi nga Turqia”. “A me vërtet?” m’u përgjigj miku, “thoni që Feridi do ta humbasë fare, se do t’ia marin!” A ka fjalë më të zonjën të ju bëjë të mejtoheni?

I harruat ikjet e juaja gjatë kohës së Jugosllavisëkomuniste?

“Serbia, Greqia, Maqedonia, deri edhe Mali i Zi, si morën padrejtësisht llokme të majme të trojeve shqiptare, si i asimiluan e dëbuan Shqiptarët që andej, sot këndojnë ende këngën ogurzezë të minoriteteve të tyre në Shqipëri e Kosovë mbi bazë feje, duke rritur artificialisht numrin e pakicave kombëtare, gjer edhe Turqia e Rumania, për të shpallur gjithë potere propagandistike shifra marramendëse artificiale, kaq mijëra që na qenkan vllehë, kaq mijëra e mijëra që na qenkan grekë, kaq mijëra trefish që na qenkan turq, e deri edhe egjiptianë, etj. për të mos mbetur hiç Shqiptarë e hiç troje shqiptare, për t’i zhdukur e fshirë nga faqja e dheut, ashtu siç u masakruan e dëbuan Çemërit nga trojet e tyre, ashtu siç u asimiluan krejt Shqiptarët e Moresë dhe të ishujve të Greqisë, Shqiptarët e Kostandinopojës e të Turqisë, të Malit të Zi apo Maqedonisë, e me radhë! “

Shikoni , jeni në rrezik nga zhbërja totale .

Në në pakë vjet, të thoni: “Ah, ç’na këshillonte mirë! Ah sa të dreqtë [drejtë] kish! Ah sikur t’i kishim vënë veshin!” Po pendimi i vonuar nuk sjellë dobie. “(F.K )