Një pjesë të mirë të jetës ai e kaloi në Raguzë, qoftë në mes viteve 1433-1439 (para se të shkonte rishtas në Padova), ashtu edhe në vitet e moshës së shtyrë. Këtu ai u emërua nga Këshilli i të Urtëve (kujtojmë se Raguza ishte Republikë e pavarur) Rektor i Shkollave të Raguzës. Këtu edhe u bë astronom i njohur në mbarë Europën, aq sa, mbreti i Hungarisë, nëpërmjet një letre dërguar Këshillit të të Urtëve të Republikës, i lutet atij që Gàzulli të shkonte në oborrin e tij e të udhëhiqte studimet astronomike. Në një letër të dytë datë 26.06.1459 Këshilli i Republikës njoftonte rishtas lartmadhërinë e tij Korvini se po përpiqeshin ti mbushnin mendjen Gàzullit të shkonte atje, po ky gjente si shkak kundërshtimi moshën e tij. Teoria e tij e “yjësive qiellore” tashmë ishte bërë mbizotëruese në botën shkencore që do të printe Kopernikun. Ja një fragment nga letra e Çesmiçkit, edhe ky shkencëtar i shquar kroat e ish nxënës i Gazullit, tashti në oborrin e Matia Korvinit, drejtuar pikërisht Gjonit: “Ju jo vetëm keni plotësuar shpresën tonë, por keni bërë edhe më shumë. Libri, të cilin na keni dhuruar, na pëlqen pa masë. Ai është aq i mbushur me dijeni e risi, sa që leximi i tij na ka sjellë kënaqësi sikur edhe studimi me interes të jashtëzakonshëm. Pranojmë se aty kemi gjetur sqarime për disa thënie të ngatërruara të astronomëve të lashtë, që prej kohësh kemi dashur ti kuptojmë. Për këtë arësye ju porosisim me gjithë shpirt që të mos përtoni të vazhdoni të shkruani e t’i jepni fund veprës së filluar, e cila do të ketë rëndësi të madhe për shkencëtarët dhe për famën Tuaj …………..

Pra , po e rikujtoj një gjeni  të madh shqiptar  të shekullit 15-të i cili në atë kur ai jetoi kishte arritur errësira osmane mi tokat tona; e ky njeri i nuk do të guxonte të merrej me  konkretizimin aftësive te tija.
Gjoni qe njeriu me i ditur i Raguzës,diplomat i shkëlqyer,orator i rralle,linguist i madh,matematicien dhe astronom. Te gjithë përuleshin para tij. Te gjithë i bindeshin logjikes se tij. Të gjithë e adhuronin ketë Shqiptar te Madh nga Gjaderi i Lezhes.

Univeristeti i Padoves e thirri me 1433 qe Gjoni te behej Pedagog i saj. Shume shpejt Gjoni u be shef i katedrës se matematike – astronomi. Tashme ai qe jo vetëm diplomat i shquare por edhe një pedagog i shkëlqyere. Raguza nuk hoqi dore nga thirrjet për ta patur te vetin dhe kështu me një vendim te posaçëm te Senatit me 1439 ku atij i jepej shume tokë, shtëpi dhe të mira te tjera, Gjoni kthehet atje duke ngelur si pedagog i jashtëm në Padovë. Raguza e caktoi ambasador ne Italinë e Jugut me 1446 për te marre masa kundër piraterisë se italianëve ne detin Adriatik.

Aftësitë e rralla të Gjon Gàzullit janë shpalosur jo vetëm në lëmë të shkencave të përpikta, por edhe si një prej diplomatëve më të shquar të kohës. Siç dihet, popujt ballkanikë po përpiqeshin ti bënin ballë pushtimit osman. Ishin kohë të vështira jo vetëm për Gadishullin, por rrezikoheshin edhe pjesë të tjera të Europës, e këta, ma shumë se me mbështetë luftën e popujve ballkanikë, për interesa të veta, u bënë aktivë në mbështetjen e këtyre përpjekjeve. Qendrat kryesore të një diplomacie aktive ishin aso kohe Roma e Budapesti.

Po nga kishte ardhur familja Gàzulli në Raguzë ? Për këtë na ndihmojnë vepra autentike arkivore: Regjistri i Kadastrës dhe i shitblemjeve për krahinën e Shkodrës i viteve 1416-1417, që ruhet në Arkivin e Shtetit në Venedik (Archivio di Stato di Venezia) (Shih edhe : Giuseppe Valentini “Acta Albaniae Veneta”, pjesa II, vëllimi VIII, ku zihen në gojë si pronarë në Zadrimë, veç të tjerësh, edhe Bardh Gàzulli, Dedë Gàzulli, Klamada Gàzulli e Mankez Gàzulli).

Gjyshi i Gjonit quhej Pal, një emër që sot e kësaj dite, bashkë me atë Gjon, përsëriten prej brezi në brez në këtë familje, si është zakon në Veri të Shqipërisë. Ndërkohë xhaxhai i tij,  Matia, që cilësohet shumë i pasur, ndeshet qoftë në Raguzë, ashtu edhe si prift në Barbullush.

Mbiemri Gazulli, apo Gazullorë, që gjendet në Veri qysh në krye të kohës (si në Sapë –pra Zadrimë-, Kashnjet, por edhe në Fan e Kabash), duhet të ketë edhe një shpjegim të thjeshtë etimologjik: gazullor në atë kohë e më herët do të thonte gazmor i të sotmes. Bie fjala, te Zef Serembe ndeshim: Kangjelë gazullore, qe në shqipen e sotme do të ishte “Këngë gazmore”. Është mundësia pra, të mendohet se ndonjë i parë i fisit të ketë qenë njeri i gëzueshëm, i hareshëm, hokatar – si i thonë popullorçe – , e të jetë thirrur pikërisht për këtë, bie fjala, Pal Gazullori, që sot do të ishte Pal Gazmori. Por ndërsa mbiemri cilësor “gazullor” ndër shekuj asht shndërruar në “gazmor”, mbiemri i familjes, siç është e natyrshme, ka mbetur i ngurtësuar, Gàzulli. Gjithsesi, si Gjoni, ashtu edhe Gazullorë të tjerë në shekuj, mbesin pinjollë të shquar të një trungu të padyshimtë shqiptar e më ngushtë të Shqipërisë Veriperëndimore.