Hititët kanë qenë një nga fuqitë më të mëdha në Anadoll gjatë mijëvjeçarit të dytë deri në fillim të shekullit 11 p.e.s. dhe kanë zotëruar pjesën qendrore të Anadollit, duke u shtrirë deri në Siri, Liban dhe në veri të Mesopotamisë. Perandoria Hitite për një kohë të gjatë ka luftuar edhe me Egjiptin, me të cilin më në fund arritën një armëpushim, që përmendet si marrëveshja e parë e ruajtur me shkrim në historinë botërore. Bashkë me ta në këtë kohë në Anadoll kanë mbretëruar edhe luvianët, lidët, likër etj., që kanë pasur lidhje gjuhësore dhe gjaku njeri me tjetrin.  ( L.P)

Dhe kështu për fat të keq ende nuk  e kemi kuptuar se ishte fjala për një dhe vetëm për një popull, i cili kishte krijuar «fise» të panumërt (me «emra» shumë të ndryshëm, që flisnin me dialekte të ndryshme të njëjtën gjuhë dhe kishin të njëjtën kulturë, të njejtat tradita, të njejtën etni; është gjuha shqipe sot (fosile e gjallë), e cila «nxjerr të palarat në shesh»( M.A). , dhe kështu edhe Hititet

Hititët e kanë shkruar gjuhën e tyre me sistemin e shkrimit kunjor, njësoj si shumerët dhe akadët (Mesopotami).
1

Pllakë argjili me shkrim kunjor hitit.

Kurse Robert D`Angely shkruan: Hititet  rrjedhin nga Pellasget ! Ne lidhje me ketë popull dhe kete gjuhe R. Angely thote: “…Origjina e popullit Hitit ngjan se ka qënë gjithnjë vendi ku ai ka jetuar në Azinë e Vogel, ne nje territor të gjere në veri të Sirise. Hititet, Hetenet apo Heteenet, jane populli Pellazgjik me i rendesishem qe ka mbijetuar ne Azine e Vogel, gjate gjithe epokave gjer në thellësi të antikitetit.  Fama e tyre ka jetuar gjithnjë edhe pas shkatërrimit të perandorisë së tyre. Jane Sirianet e Kapadoçesit (Cappadoce) sipas Herodotit, apo “Sirianet e bardhe” te Strabonit dhe  pasardhësit e tyre gjendet sot midis banoreve të Kapadoçesit, te krishtere apo muslimane, te cilet u islamizuan pas shekullit XI-te. Hititet dominuan ultësirën qendrore të Azisë së Vogël, veçanërisht vendin e quajtur Halys (shek.XX-te prkr)…”

Në fillim të shekullit të kaluar arkeologu gjerman H. Winkler punoi në Anadoll dhe zbuloi Hatushën kryeqyteti i Hititëve, që ka qenë i ndërtuar në qendër të Anadollit. Atje, në pallatet mbretërore të rrënuara u zbuluan edhe shumë pllaka prej argjili me shkrime hitite. Me studimin e tyre fillimisht u mor gjuhtari norvegjez J.A. Knudtzon, që arriti të përcaktojë fjalët e para të gjuhës hitite dhe se gjuha hitite ishte gjuhë indo-europiane ( L.P. )
Duke punuar vitet e fundit me gjuhën hitite dhe gjuhët e tjera të Anadollit kemi gjetur një shumicë fjalësh dhe shprehje hitite, që ruhen në gjuhën shqipe. Kemi studiuar edhe gjuhët e tjera të Anadollit: luviane, frige, lidiane, likiane dhe kariane dhe vihet re se shumë fjalë janë të përbashkëta për të gjitha këto gjuhët, shumë prej të cilave ndodhen edhe në gjuhën shqipe. Kjo vërteton atë që tashmë kemi shkruar për gjuhën hitite, se edhe gjuhët e tjera të Anadollit, nuk janë gjuhë të vdekura, siç pohohet në studimet e sotme, por gjuhë e gjallë, sepse mbijetojnë në gjuhën shqipe. Në këtë mënyrë shfaqet plotësisht madhështia e gjuhës shqipe si çelës magjik, që hap dyert për të njohur të gjitha gjuhët të lashta të Europës, Mesdheut dhe Lindjes së Afërt. Kush ka dëshirë të studiojë këto gjuhë dhe të futet në të fshehtat e tyre, së pari duhet të njohë shumë mirë gjuhës  shqipe.
“Sirianet e bardhe ”  janë me prejardhje Pellasge ! Pra, jo vetëm Hititet e lashte por dhe “Sirianet e bardhe” na dalin sipas Engely-t si popull me prejardhje Pellasge. Dhe se ngjashmëria gjuhësore pavarësisht ndryshimeve te madhe qe kane ndodhur ka ruajtur elemente te përbashkët, te cilat e marrin kuptimin dhe shpjegohen me gjuhen e sotme Shqipe, e cila ka mbetur nje deshmi e gjalle qe nga lashtësia, për te na demonstruar madhështinë e saje ne  mijëvjeçaret e shkuar

Kësaj radhe desha të hapi një temë tjetër  për një popull pellazg, hitit -jezidet  Emri i tyre i vërtetë ka humbur , sot iu  shpjegohet nëpër mjet persishtes e që në të vërtetë është një ikje nga e vërteta tyre, yazatah  që do të thotë engjëll . Me qëllim apo nga mosdija ? Nuk e di.

Sot shumica e e Jezidëve jetojnë në pjesët malore të Kurdistanit në Turqi si dhe në malet e larta të Sirisë dhe Irakut . Thuhet që flasin gjuhen kurde , por cilin dialekt ?
Deri në paraqitjen e islamit ata ishin  zarathustrian , hebraik dhe të krishterë ; sot nuk i takojnë asnjërës nga  fetë të përmendura por janë të urrejtur nga islami, krishterim dhe hebraizmi .
(Ainsi, les Yézidis ne sont ni juifs, ni musulmans, ni chrétiens mais leurs pratiques religieuses reflètent l’influence de tous ces systèmes de croyance. Dans le même temps, les croyances yézidis contiennent des éléments de croyances religieuses bien antérieures.)

Pra duke mos qenë as hebraik as musliman e as të krishterë ata tërheqin në vete besimin “Mitraik” romak. Por ky besim sa ishte romak ?
Mithra paraqitet duke there demin dhe duke e shpërndarë me diellin , Në qender të neolitit në Turqi
(à Catalhoyuk ) janë gjetur shumë gdhendje dhe skulptura të vjetra 7500 deri 5700 vjet të  vjetra.
1

Mithra (100-200 ap. J.-C.)la Galerie du Temps     Statue de Mithra, Musées du Vatican
au Louvre-Lens.

Shkrimi i vjetër i Hititëve të bardhë dikur ishte ai kunjor i gjetur në Mesopotami , me çka edhe vërtetohet lashtësia e tyre. Është interesante që jezidet e kanë kalendarin e tyre të vjetër  6 766 (1016 ) , që është për 4750 vjet se kalendari i sotëm, për 990 vjet më i vjetër se ai hebraik dhe 5 3229 se ai arab.

Pra kemi të bëjmë me një popull të mbetur pellazgjik , i cili i ka të gjitha karakteristikat e Hititeve – pellazgëve.

1

Dasma Mithra – Muzeu i Luvrit.

1

Kulti i gjarpërit tek Jezidet.

Referencat:
-PROF.DR.LUFTULLA PEZA&PROF.DR.LILJANA PEZA:” LIDHJET E GJUHËS HITITE ME GJUHËN SHQIPE”
-FATBARDHA DEMI: “DARDANIA E PAZBULUAR “
– DR.MATHIEU AREF (ARIF MATI):” POPULLI I PARË PELLAZG”
http://kolmarku.altervista.org “-popullsia-e-ashtuquajtur-greke-flishte-gjuhen-pellasgjike-deri-ne-vitet-500-prkr.html
– Les Yézidis, une histoire