Krujë, 1944: Familja hebreje nga ish Jugosllavia të cilët ishin strehuar dhe shpëtuar nga shqiptarët. | (Burimi :Kanuni i Leke Dugagjinit||

Këto ditë nga qarqet politike greke doli një  “arsyetim” pa kryp , se çamet u dëbuan nga Greqia sepse ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve ,  dhe si kundër argument të kësaj e kam shkrimin e Arben Llallës ku shkruhet :” Greqia fashiste e Joani Metaksas 1936-1941 Gjenerali Jonani Metaksas sapo erdhi në pushtet filloj të instalonte simbolet fashiste gjermane, ai vendosi nderimin me dorën të zgjatur përpara siç nderohej Hitleri. Gjatë periudhës së qeverisjes së Metaksas filloj edhe asimilimi me forcë i minoriteteve në Greqi si të shqiptarëve, bullgarëve, turqve, vllehve duke shkelur edhe Marrëveshjen e Lozanës. Nxënësit nëpër shkolla nderonin me gjeste fashiste.”

jews-holocaust-in-greece

“Bashkëpunimi i grekëve partizan ELAS dhe të Napolon Zervës me gjermanët Kohëve të fundit kanë dalë në dritë shumë letra-këmbime midis partizanëve grek dhe gjermanëve për lejimin paqësorë të gjermanëve për tu larguar nga Greqia. Ndërsa bashkëpunimi i Napolon Zervës me gjermanët është i provuar që në vitet 1944 nga shtypi i kohës dhe shënimet e ushtarakëve gjermanë. Napolon Zerva personalisht i ka kërkuar oficerëve gjermanë armëpushim dhe bashkëpunim të përbashkët për të luftuar kundër forcave partizane greke ELAS dhe përzënien e popullsisë myslimane shqiptare nga Çamëria. Kjo marrëveshje u arrit në fillim të shkurtit 1944 me dijeni të vetë ministrit gjerman Nojbaher.”

Por  qëllimi i shkrimit është të njihet pak holokausti grek nda hebrenjve të cilët nuk ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve ; Në Selanik dhe Janinë gjermanët me ndihmën e grekëve arrestuan rreth 70 mijë çifutë ose 97% të çifutëve që jetonin në Greqi u dërguan në kampet e përqendrimit dhe të shfarosjes. Varreza më e madhe çifute në botë që ndodhej në Selanik me rreth 500 mijë varre u shkatërrua e tëra. Nga shënimet e vetë çifutëve që u dëbuan nga Greqia në asnjë rresht nuk përmenden se ata janë dorëzuar apo spiunuar nga shqiptarët e Çamërisë. (Një fakt interesantë është se hebrejt kanë bërë martesa me çamët në kohën e luftës dhe jo me grekët, por kjo është temë më vete). Historiani grek Jorgos Margaritis shkruan se shqiptarët e Çamërisë u rreshtuan në Ushtrinë Çlirimtare Popullore Greke e Shqiptare në shifra rreth 3000 njerëz. (ÇAMËT NUK KANË BASHKËPUNUAR ME GJERMANËT,POR QEVERIA GREKE,PARTIZANËT GREKË DHE NAPOLON ZERVA , nga Arben Llalla)

Në punimin shkencor “Selaniku , Jerusalemi i Balkanit”  , shkruhet; Në Selanikun e marsit 1943 , i okupuar nga gjermanët , u bledhën dhe u deportuan 47 000 hebrenj – drejtimi  Auschwitz. Komuniteti sefarad hebrenj e kishte përjetuar deportimin më të madh të tyre në krahasim me numrine banorëve hebrenj të Selanikut. Dikush mundi të mëshihet por numri i tyre për të spjeguar historinë mbeti shumë i vogël (A Jerusalem des Balkans, Sandra Ores )

Varreza hebreje ne Delanik , te rrenuara nga Gjermanet

Në “ A lecture given on May 10, 2004, at the Jewish Community Center of Greater Washington by Dr. Michael Matsas, author of “The Illusion of Safety – the Story of the Greek Jews during the Second World War,” published by Pella Publishing Company, 1997. “ lexojmë: “Hebrenjt e Greqisë dhe Holokausti -Pse u vtanë 87% të tyre gjatë luftës së dytë botërore ? . Në vitin 1940 në Greqi ishin 77 000 hebrenj , 56 000 prej tyre vetëm në Selanik
((http://www.theopavlidis.com/reprints/matsas/part1.htm)
Në Shkurtin e vitit 1943 gjermanët i përqendruan Hebrenjt e Selanikut në dy geto, njërën në lindje dhe tjetrën në perëndim të qytetit., afër stacionit të trenit për një dëbim më të lehte nga Greqia ,Pra u deportuan mbi 45000 Hebrenj drejtë kampit të shfarosjes Auschwitz-Birkenau, ku shumica e tyre u mbyten në dhomat e gazit .

Por , sipas shkrimit të gazetës Haaretz., komuniteti i mbetur hebrenj në Greqi i cili numëron rreth 1500 veta , kërkojnë dëmshpërblim nga Gjermania sipas konventes se vitit 1950 , European Convention on Human Rights” . Ata do të marrin diku nja 70 milion $ , dëmshpërblim.
Edhe një herë po e shkruaj që jam krenar që i takoj një populli i cili diti me mençuri dhe guxim t`i mbrojë hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore .

jews-holocaust-in-greece-3

Referencat:
ÇAMËT NUK KANË BASHKËPUNUAR ME GJERMANËT,POR QEVERIA GREKE,PARTIZANËT GREKË DHE NAPOLON ZERVA , nga Arben Llalla)

http://www.haaretz.com/jewish/news/.premium-1.579931
http://www.holocaustresearchproject.org/othercamps/greekjewry.html
https://www.ushmm.org/wlc/en/article.php?ModuleId=10005422
(http://www.theopavlidis.com/reprints/matsas/part1.htm) Fotot nga shkrimi i Arben Llalles

Edhe unë i bashkëngjitëm këtij mëndimi : Nuk ka asnjë dokument apo fotografi të vërtetë që implikon popullsinë shqiptare nga Çamëri që të ketë bashkëpunuar me gjermanët në dëm të popullit grek. Në qoftë se çamët do të ishin vërtetë bashkëpunëtorë të gjermanëve, denoncimi i parë do të bëhej nga popullsia ebrej që u persekutua më shumë në Luftën e Dytë Botërore, do të bëhej denoncimi nga ebrejt e Janinës të cilët i zhdukën në kampin e Aushvicit. Të paktën botërisht popullsia hebreje ka falënderuar kombin shqiptar që nuk dorëzojë tek gjermanët asnjë hebre dhe kjo do të thotë shumë për ata që duan të mësojnë historinë e vërtetë. Ka ardhur koha që të hapet një diskutim i tillë seriozë për tu vënë drejtësia në vend dhe nderi i çamëve. Pas ka shumë vitesh është mirë të bëhet korrigjimi i kësaj historie të shëmtuar, të akuzave fallco për një vepër të pa bërë asnjëherë nga çamët në dëm të Greqisë dhe grekëve. Vetëm në këtë mënyrë grekët dhe shqiptarët do të mund ta shikojnë njeri-tjetrin në sy dhe të ndërtojnë fqinjësinë e mirë.”