Serbia e kishte kampin e vdekjes së hebrenjve; por falë intuitës  hebraike ai kamp përmendet edhe  sot, ai kamp është i shënuar në të gjitha datotekat e krimit . Serbët i kishin edhe kampet e shfarosjes së shqiptarëve , dekada me radhë por falë intuitës  shqiptare të harresës ato  janë zhdukur. Një kontrast i madh në mes nesh dhe çifutëve? E  dini që serbet ishin vrasësit më të mëdhenj  gjatë L D Botërore, ata vranë  shqiptar , boshnjak , hebrenj,  RAE .. dhe vranë e vranë dhe në fund edhe fitimtar .
Pa kaluar shumë kohë  nga krimi , ne i harruam varrezat masive  me shqiptar , nga lufta e fundit . Por , ne nuk jemi hebrenj; ne harrojmë , ne harrojmë për një grusht parash ,për një premtim , për asgjë .

Numri i vërtetë i të burgosurve hebrenj në Sajmishte të Beogradit asnjë herë nuk ka mundur të arrihet sepse serbet janë specialist të mashtrimit ; sikurse ne që asnjë herë nuk kemi mundur të shënojmë numrin e saktë të hebrenjve që i kemi fshehur nuk i kemi dorëzuar në kampet e vdekjes, sepse jem të tillë ,lehtë harrojmë , lehtë humbasim në mjegullat e kohës që na rrethojnë.Ta dini  që ne jemi populli i vetëm në Europë që nuk i kemi dorëzuar çifutet në kampet e vdekjes, asnjë me dijen tonë. I kemi veshur , iu kemi ndërruar emrin ,iu kemi dhënë plisin ; dhe i kemi mbrojtur.

Disa burime e cekin se me 31 janar 1942 në Sajmishte afër Beogradit ishin mbi 6.500 shpirtra që e pritnin vdekjen. Por sidoqoftë  , është e sigurt që numri i të vrarëve ishte shumë më i madh se sa shënohet.
Shifrat tregojnë që deri në fillim të luftës në Prill 1941 ishin mbi 12 000 hebrenj që jetonin në Beograd; nga kjo shifër dy të tretat gra dhe fëmijë. Ta lemë anash statistike, porase në Sajmisshte u sollën edhe fëmijët e edhe gratë çifute. NëSajmishte u sollën edhe çifutet e Banatit – aty jetonin mbi 2500 sish.

Pra , Sajmishte ( Panairi i vjetër i Beogradit ) që nga vjeshta e vitit 1941 ishte si “Judenlager”, vend grumbullimi i hebrenjve,. Kushtet e jetës ishin të mjera ‘ por për njerëzit që pret  vdekja e sigurt çfarë kushtesh të kërkohen ?
Shikoni , shumë nga ata u ekzekutuan në Jajinci ( kryesisht burrat) , si dhe Banjicë ( në jug të Beogradit). Pas urdhërit “”smoothen out” , vdekjes më të butë filluan operacionet me gas.Ky lloj i vrasjes erdhi nga Polonia.
Nga pranvera e vitit 1942 ‘the “job” had been done” , puna u krye dhe vrasja dhe zhdukja e hebrenjve përfundoi .Disa dhjeta mund të kenë shpëtuar. Pra ky ishte kampi Semlin i shfarosjes së hebrenjve.

E dini , si notues të mirë që janë serbët neve na quanin vrasës dhe bashkëpunëtor të fashizmit , dhe sa  shumë shqiptar e kanë paguar  me kokë këtë akuzë; por sidoqoftë krimi i serbëve nuk harrohet.
Ne, shqiptarët e kemi vendin e nderit tek hebrenjtë për besnikërinë ndaj tyre .