“Ne ju duam, Zotëri,dhe jo pse e duam Ismailin , por me ju së bashku edhe Shqipërinë e bjeshkëve dhe legjendave, të rapsodëve dhe të bardëve ,Shqipërinë e rezistencës dhe okupimeve të vazhdueshme, Shqipërinë e të vdekurve dhe të gjallëve që nëpërmjet magjisë së shkrimeve kanë hyrë në historinë e përjetshme botërore( Séance du lundi 28 octobre 1996 Académie des Sciences morales et politiques.) “ . I madh je, zoti KADARE!

Ishte kjo nata ,kur ismail Kadares iu nda çmimi anëtarë i përjetshëm i Akademisë së Shkencave politike dhe morale (Académie des Sciences morales et politiques , Paris, Francë)

“Urdhëroni Zotëri e zëni vend në mesin tonë , sepse duke ju zgjedhur juve, ne jemi përcaktuar për një Europian të vërtetë , por një Europian të llojit të posaçëm, një Ballkanas e cili edhe më shumë se kjo është edhe një Shqipëtar , përfaqësuesin eminent të një kombi dhe një kulture më autentike të Ballkanit. “ . Fjalë të zgjedhura të njeriut të madh dalë nga një popull i madh !

Kadarenë duhet ditur të lexohet !

Përderisa japonezët e lexojnë Prillin e thyer, norvegjezet e lexojnë Kush e solli Doruntinën ? , derisa Baskët e lexojnë në gjuhën e tyre Urën me tri harqe , të gjithë në një çast flasin shqip , dhe mundohen ta kuptojnë dhe përjetojnë jetën politike shqiptare.

Ky Ballkan, dmth. malet e thyera ; gadishulli morfollogjija e të cilit është e një origjinaliteti shqetsues, tokë e udhëve kaluese të hapura dhe e klimës së tepruar dhe erërave të egra , e kryqëzuar nga stepat e vrazhdë me butësinë e brigjeve të lumenjëve, udhëkryqi i qytetërimeve. Shpërnguljet dhe pushtimet janë munduar të lëne shtresat etnike , të përziera nga fiziku njerëzor , i komplikuar nga nga karakteri njerezor dhe social. Pelazgët. ilirët , grekët dorik , Romakët , Gotët , Bizanti, Hunët , Bulgarët dhe turqit aty janë takuar dhe kanë luftuar. Të gjthë i kanë lënë gjurmët , por askush nuk ka mundur ta bashkojë Ballkanin. Por gjuha fenomen natyror , në jë shtrierje të madhe shqiptare ka dhënë shembull.

Por të gjitha këto i mësuam nga Kadareja , të cilin e kemi në mesin tonë , u tha në natën e të Hënës së fundit të Tetorit 1995 , në Paris . E madhe ajo natë! (por pa kryetarin e shtetit shqiptar ?)

Ju, Zotëri e keni treguar se sa e fuqishme është etika dhe politika nga mesazhi letrar , i cili pushon në guximin dhe talentin e juaj. vendi i juaj është në mesin tonë – u tha atë mbrëmje .

Por  kë po e pranojmë sonte në mesin tonë ?- M. ALAIN PLANTEY (Président de l’Institut, Président de l’Académie). Romansierin më të madh të kohës sonë, që do të ulet në mesin e bashkëpunëtorëve të jashtëm të Akademisë sonë . Zotëriu Plantej ( Plantey ). Pastaj e vazhdoi ” Në vitin 1989 , Ismail Kadare ishte zgjedhur anëtar me korrespondence në sektorin e historisë dhe gjeografisë të Akademisë sonë. Një njeri i romaneve në sektorin e gjeografisë dhe historisë ? Po , ishim plotësisht të bindur që puna e juaj ishte e pandarë nga gjeografia e një vendi që Ptolomeu i pari e quajti Albanoi . një fjalë që ai mendonte vendin me male të cilat e zënin dy të tretat e territorit , atu ku u mëshefen jo vetëm të gjitha rezistencat kundër pushtuesve , por mëshifej dhe ruhej , vallja , zakonet dhe muzika dhe më thelbësorja gjuha shqipe.

Ju Zotëri, jeni i tokës së shqipeve ! Ju i lëvizni shekujt duke e shkruar DAULLET E SHIUT, dhe e shihni Gjergj Kastriotin i quajtur Skënderbe , princin e Shqipërisë dhe të Epirit në fikjen morale dhe ushtarake te dy sulltanëve.

Kadare: ” Jam i sigurt që kur flisni për Shqipërinë e keni gjithmonë parasysh anijet e mbushura me varfnjakë duke kërkuar ikje. Por ju qe e keni pasur lirinë , ju e keni pranuar pa ngurrim të uleni rreth tavolinës sonë të varfër për të shijuar ushqimin shpirtëror që e kishte parë dritën në skllavëri.

“Shqipëtarët , bashkatdhetarët e mi e kishin humbur Europën në dy raste tragjike, në shek e 15-të , sikur edhe të tjerët në Ballkan që ranë ndër okupimin ottoman ; dhe së dyti pas luftës së dytë botërore në kthetrat e komunizmit”

Ketu mund ta lexonii në original ,kumtesen nga Académie des Sciences morales et politiques.

kadare-ne-france