Shqipëria gjithmonë ka nxjerrë njerëz të mëdhenj, të cilët janë të njohur në botën e qytetëruar.

Por, një pjesë janë të panjohur që janë shqiptarë, ose me origjinë shqiptare

Karl Gega, figure e shquar shqiptare e teknikes hekurudhore ne shek. XIX, ndertuesi gjenial i hekurudhës se Semmeringut.

Karl Gega lindi ne Venedik me 10 janar 1802 (dikush e shkruan 1800 ku prindërit i kishin  lindur në Kallmet të Lezhes) dhe vdiq ne Vjene, me 14 mars 1860,.Te paret e Karlit kishin mërguar ne Venedik se bashku me shume bashkatdhetarë te ikur nga Shqipëria Veriore, pas pushtimit osman.
Si individ, Karl Gega u zhvillua para kohe. Mbasi kreu një kolegj për filozofi e matematikë me përfundime shume te mira, ne moshen 15 vjecare u regjistrua ne Universitetin e Padoves. Vetëm mbas një viti u diplomua ne degen e inxhinierise. Me 1819, kur sapo kishte mbushur 17 vjetet, merr titullin Doktor ne matematike. Mjerisht, te dhënat e jetës dhe te veprimtarisë se Karl Geges na kane arritur mjaft te gjymtuara, aq sa nuk e kënaqin kureshtjen e ligjshme per ta njohur tërësisht.
Hekurudha e Semmerinngut  .Me 1849 u be drejtor i Seksionit te Ndërtimit te Hekurudhave dhe me 1850 drejtor i drejtorisë se përgjithshme per ndërtimin e hekurudhave shtetërore ne Vjenë.Per te pasur një ide rreth kesaj pune vigane, po japim disa shifra: gjate linjës se kësaj hekurudhe u ndërtuan 16 ujesjellesa (viadukte ), me gjatësi te përgjithshme prej 1502 metra, dhe 15 tunele, me gjatesi te përgjithshme prej 4520 metra. Pervec ketyre u ndertuan disa qindra ura te vogla dhe nje mori muresh mbrojtese per sigurimin e trenave nga shembjet e dheut. Per te gjitha keto u hodhen ne ere 1500000 m3 shkembinj, u zhvendosen 3500000m3 dhe, u stivuan 65000000 tulla dhe u ngriten 80000 blloqe guri. Duhet pasur parasysh se asokohe, per shpimin e formacioneve shkembore, s’kishte mjete te tjera vec turjelave me dore. Edhe ne ndertimin e ujesjellesave dilnin shume veshtiresi, meqe ne ate kohe nuk njiheshin vincat e medhenj; ndertimi i atyre shtyllave madheshtore qe arrinin deri 45 metra lartesi dhe nje gjeresi deri 20 metra, bëhej nëpërmjet skelave te luhatshme. Por vështirësitë e shumta i nxori sidomos shpimi i tunelit kryesor, që është si te thuash pika kulminante e kësaj hekurudhe malore, tuneli i Semmeringut, ne lartësi 818 metra mbi nivelin e detit…  Hekurudha e Semmeringut  pra u ndertua ne me  te viteve 1848-1854 , nga 20 000 punëtorë. Ishte nga 14 tunele , 16 viadukte. 100 ura te gurit dhe 11 urave te hekurit.

ura e gurrit photo

Ndërkohe tuneli i Semmeringut kishte përfunduar me sukses, por Karl Gega nuk arriti te gëzonte përurimin e veprës se tij madhore.
Karl Gega u vendos ne panteonin e njerëzve te mëdhenj. Shtate vjet me vone, d.m.th. ne 1867 eshtrat e tij u vendosen përfundimisht ne nje varr përmendore. Edhe ne stacionin e Semmeringut, pas dy vjetësh, iu ngrit nje permendore ne kujtim te ketij nismëtari te hekurudhave malore. Vite me vone u emetuan pulla poste dhe kartëmonedha me fytyrën e Karl Geges. Ndërkohe filluan shtrembërime tendencioze lidhur me kombësinë, gjoja italiane apo gjermane te këtij personaliteti. Por ne vete qarqet e kulturës austriake nuk munguan autore objektive, qe e kane vene ne dukje origjinën e tij shqiptare, siç është p.sh. rasti i Friedrich Wallisch, i cili, ne librin me titull “Neuland Albanien”, botuar ne Stuttgart 1931, thotë ne faqen 113: Karl Gega, ndërtuesi gjenial i hekurudhës se Semmeringut, ka qene me prejardhje shqiptare, siç dëshmon vete mbiemri i tij “Gega”, qe do thote nga Shqiperia Veriore.
Antonio Gega është babai i Karl Geges, kurse Giovanniantonio është i ati i Giovanni Battista Gheges, prift ne Kishen e San-Markos. Dr. Saraçi nënvizon se duhen vazhduar kërkimet e mëtejshme ne arkivat e Perastit ne Mal te Zi. Ne ketë simpozium iu dha fund edhe hipotezës mbi vetëvrasjen e Karl Geges. Dr. Artan Canaj mbi bazën e dokumenteve origjinale te gjetura ne arkivin e Shtetit te Austrisë dhe Muzeut Teknik të Vjenës, dëshmoi lindjen e Karl  Geges me 10 janar 1802 (dhe jo me 13 qershor 1802), si dhe provoi se Karl Gega ka vdekur me 14 mars 1860 ne Lugeck ne Vjene (hipoteza e vetëvrasjes hidhet plotësisht poshtë) dhe se ceremonia fetare është zhvilluar ne Katedralen kryesore te Vjenës, Shën-Stefan, kurse trupi është varrosur ne varrezat e Währinger-it ne Vjene. Me 1887, kur këto varreza u shpërngulen, sarkofagu me eshtrat e Geges u vendos ne panteonin e njerëzve me te shquar te Austrisë, pranë Mozartit, Beethovenit, Shubertit, Shtrausit, Brahmsit dhe Alois Negrellit (projektuesit te kanalit te Suezit).

Me 1998 Hekurudha e Karl Gegës u fut ne listen e UNESCOS për trashëgimi botërore.
In 1998 the Semmering railway was added to the list of the UNESCO World Heritage sites

Harta e Shqiperise dhe fshati nga e ka prejardhjen Karl Gega dhe Frang Bardhi

Literatura:
Karl Gega ose Karl Ritter von Gehga! Pajtim Dalani
Karl Gega projektuesi i hekurudhes se pare në bote, Kallmeti JAX
http://www.notescollector.eu/pages/en/notes.php?noteId=749
Zbardhet plotësisht enigma e Karl Geges Fatmir Velaj, Vjenë & Flora Durmishi Blue Sky