Kush jam unë? Çka mësova? Çka po mësoj? Studimi i personalitetit është një degë që zhvillohet vazhdimisht dhe shumë me përparësi në ditët e sotit ; Po si ndryshon personaliteti ne boten e mospunës? Si ndihemi dhe si bëhemi kur jemi të aftë për punë e nuk kemi ku të punojmë?

Po si ndryshon personaliteti ne botën e mos mësimit? Po si ndihemi kur në shkollë shkojmë e mësojmë shumë  apo hiq? Jeta është një evolucion shpirtëror konstant e e cila na sjell një pjekuri. Vetëdija  mund të rritet dhe të zgjerohet dhe duhet lënë unin e vjetër.. Koha prodhon ndryshime në mënyrë të vazhdueshme. Krijimin  e Personalitetit   e bëjmë për të njohur të ardhmen tonë,që ndryshon në në funksion të pasurive që i kemi në vetvete.

Të gjitha këtyre pyetjeve është vështirë t`iu përgjigjemi . Por më e rënda është ; Kush na e solli fantazmën antikombëtare ? A e keni menduar , që do të jemi viktima të kësaj fantazme që është në ne  e ndër ne ? Si duket ajo sajesë e përgatitur posaçërisht për ne ?

Të flasësh për të kaluarën , je i sulmuar . Të shkruash për Skënderbeun je i linçuar . Nëna Terezë është e pa dëshiruar . Ismail Kadare ‘”mos egzistoft “!     Jusuf  Buxhovi  ! O zot ku jemi ?

Ideja e personalitetit është shumë e ndërthurur, është e përcjellur nga idetë e shekullit që ajo po kalon ku ende sot është vështirë të gjendet një   koncept i përafërt i shkollave dhe qëndrimeve të ndryshme . Njësia e personalitetit vjen nga mundësia e organizimit të vetëdijes si baraspeshë e tij . . Sot ideja e përgjithshme që rrjedh nga vizionet e ndryshme të personalitetit është që ai është bashkësia e sjelljeve që e ndërtojnë një person dhe duke pasur parasysh përhershmërinë dhe vazhdimësinë e mënyrave të veprimit dhe reagimit , origjinalitetit dhe specificitetit dhe mënyra e saj për të qenë . Si po e ndërtojmë personalitetin tonë? Çka përgjigjemi në pyetjen se kush jemi?

Ndërtimi i personalitetit duke u identifikuar nëpërmjet rrethit dhe reagimeve të mjedisit; ndryshimi i imazhit duke iu falënderuar roleve të cilat i ofrojnë shkollat, aktivitetet familjare dhe argëtimi; mandej gjatë rritjes në moshën e pjekurisë për të dalluar vetveten me një personalitet më origjinal dhe më të  thellë.
“Me rritje dhe pjekje zhvillohen aftësitë e zhvillimit duke u bazuar në atë se çka jemi të aftë të bëjmë e ndërkohë të krahasohemi me të tjerët dhe të çmojmë aftësitë e mundësitë tona për të gjykuar për vetveten.” – tek ne e kundërta

Kush jam unë? Çka mësova? Çka po mësoj? Të rinjtë tanë që rrinë me një kafe para vetes e i humbin orët e mësimit në kafeteri, çfare është personaliteti i tyre?

Çdo dalje nga  shtëpia e mbyt personalitetin tonë edhe ashtu të shprishur .Ballafaqimet (sfidimet) janë teste të ndryshme natyrore që e vënë në sprovë personalitetin tonë. Sa jemi të aftë me atë që po mësojmë, me atë që po shohim e lexojmë të ballafaqohemi me ardhmërinë tonë. Në rastet e pasigurisë njeriu kërkon mbështetje, në raste të kërcënimit njeriu lyp shpëtim. Sa është e aftë e çka po bën shoqëria jonë në mirëmbajtjen e personaltetit  tonë.? Asgjë .

Si të shkruamë e ta mbrojmë kombin kur  :  “Nuk flliqi duart unë ! Ka kush merret me ty që nesër , mbaje ne mend ketë qe ta thash . Nuk do ta shohësh më token e zezë . Njeher  flas dhe kaq mjafton per mua , zoti te ndihmoft “

Si të mbrohesh apo kush të mbronë , si të dalësh  në publik ?, kur ; Fahri xharra ti lyp me qi krejt me rend cka i ke …..Ti je njeri i shitur po nga ajo organizat e cila te paguan per lajme te rreme .
Shantazhimet , kërcnimet , njollosjet … e nga kush ? Nga vetë shqiptarët .

Dikur , kur Teki Dervishin  nga Gjakova  kur  shkruante kombëtarisht  e dërguan në  burgun famëkeq të Goli Otokut .    Kush ? serbët ,pra  !

E sot serbet nuk po kanë nevojë të merren direkt me ne  se vet po i kryejmë punët e tyre pak ndryshe  por për te mjetin qëllim : mbylljen e gojës së të vërtetës  kombëtare .

“ Tish kone gjall  sultan fatihu met masakru ty far e flliqt  “ i thuhet kësaj qytetërim ?

Ikja nga vetvetja kombëtare është krim kundër brezave të rinj shqiptar !