Deri sa Sulltanët në pallatet e tyre i mbanin eunukët për qëllime të ditura ,neve si komb edhe turku edhe serbi na donin të  ishim  “eunukë “ nga mendja .”Populli shqiptarë ,nuk guxon të arsimohet ,ai është popull i zgjuar  dhe si i tillë paraqet rrezik për Perandorinë”-vazhdonin edhe xhonturqit atë që e thoshin osmanët gjithmonë. ”…mos e dërgo djalin në shkollë se bëhet shkja!”.

Por ,vazhdohet edhe sot  në mënyra të tilla ? A duhet të lejojmë që të jemi ende “eunukë nga mendja dhe që  farën e mendësisë të na japin të tjerët?

“Kosova është një vend i banuar nga një shumicë shqiptare. Dihet se në planetin tonë, vendet, trojet, qytetet nuk përcaktohen as nga drurët, as nga kaprojtë, as nga ndonjë shenjë tjetër që ndodhet sipër tyre, por nga njerëzit. Shkurt, toka dhe njerëzit mbi të shkojnë bashkë. Kosova banohet nga shumicë shqiptare, rrjedhimisht, në të gjitha kuptimet ajo konsiderohet në radhë të parë shqiptare.(I. Kadare) “. Kërkesa për tjetërsimin e identitetit tonë është vetëm se një grackë dhe pranimi i saj si e tillë është vetëm se një mashtrim pas buzëqeshjes së ujkut. Duke mos e pranuar një popull tjetër afër vetës ,mundohen me metoda të cilat i kanë ushtruar që moti për “ t`i dëbuar “ shqiptarët në mënyrë më dhelparake . Ku?  Atje ku bën dreqi ,ve.

Të gjithë ne duhet ta dimë që ne ishim populli që i përballoi shumë pushtime gjatë historisë,saktësisht  365 pushtime mbi tokën tonë. Pushtuesit  ishin barbarë që  na kallën, na  mbytën ,na asimiluan dhe në vazhdimësi duke na vjedhur kulturën tonë dhe trashëgimin tonë .  Të fshehur ,të ndrojtur dhe të vjedhur që ishim , prapë  mbetëm dhe jemi Iliro- Shqiptarë.

Edhe pse nuk kishim perandori tonën ne i dhamë perandorët; edhe pse nuk kishim shtet ne i dhamë vezirët dhe sadriazemët.

Shpesh kemi pas rastin që të kurthohemi në kurthet e mashtrimit të buzëqeshjes joshëse dhe mashtruese  të armikut . Akti më i shëmtuar i mashtrimit ka qenë  kallja e kishave ortodokse në vitin 2004. Ishte një goditje  e rëndë që iu pat bërë Kosovës së lirë. Mashtrimi i ri , krijimi i një kombi të artificial i cili historikisht nuk ka ekzistuar kurrë : Kombi kosovar

“Ata” me çdo kusht e donin  ftohjen e Perëndimit dhe aleatëve të Kosovës prej nesh; me at akt i bëhej jehonë “dashamirëve” tanë që lufta e Kosovës ishte një luftë fetare e me këtë të shkaktonte pendim tek Europianët dhe Bota e civilizuar për ndërhyrjen e tyre . Akti ndodhi ; ai u dënua prej nesh dhe shpresoj t`ishte mashtrimi i fundit në vazhdën e buzëqeshjeve të ujqërve.

Kohërat e tilla kanë kaluar ; por ende po jemi robër të një ngecjeje e cila po na imponohet. Ngecja e tillë nuk po na lejon të ecim krenarë rrugës sonë të civilizuar ; ngase mëlmesat e së kaluarës ende po i japin shije të dikurshme gjellës sonë të sotme. Dhe kurrsesi të ndahemi nga ai “lezet” i imponuar i gatojsave tona.

Deri sa bota e civilizuar me përparimet e saja  shkencore po shkon shumë e shumë larg ,neve në mënyrë të pa dukshme po na ngadalësohet hapi dhe s`ka as një “fuqi” që na mundëson lëvizjen normale të” planetit” tonë mendor rreth Diellit për 365 ditë. Për ditë e më tepër i ngjasim Planetit të Neptunit që vitin e ka të gjatë sa 248 vite të tokës ,dhe të cilit që nga zbulimi i tij nga ana e njeriut në vitin 1930 ,i duhen edhe 166 vjet që të bënë një rrotullim rreth Diellit .Pra edhe 166 vite që shkenca të feston ditëlindjen e parë të zbulimit të tij.

Për ne  viti këndelljes së mendjes dhe  i shpirtit tonë, a thua sa është i gjatë?

Mos të lejojmë të mashtrohemi pas buzëqeshjes së dhelprës!