kustrimi-i-lapusnikut-1

 

Nëse e shikoni hartën e më sipërme do të shihni një kënaqësi serbe, turke dhe greke;do të shihni edhe një kënaqësi të disa shteteve europiane të kohës se si e donin Shqipërinë e ismail Qemalit ( pas 1912-ës).
Kjo nuk ishte vetëm kënaqësi , por edhe dëshirë që të mbinë në hartën e ndryshuar të Ballkanit një shtet , një Shqipëri mohamedane ( sot ,islamike) , e cila do të gëlltitej shumë shpejtë. Ç`do të ndodhte pas kësaj? Të zhdukej një popull , një gjuhë dhe një histori , e cila ende në ditët e sotit është aktuale nga disa qarqe  të fqinjëve dhe më larë.
Ishte një hartë që iu kishte  imponuar  Esad Pashës (1913) , me kusht që ai të ishte “sulltani” i saj. Shqipëria e pati fatin e përkrahjes dhe mbështetjes se disa fuqive t`atëhershme europine që me çdo kusht ( e edhe me luftë) ta mbronin një Shqipëri (që e kemi sot ) dhe të mbetet kombi shqiptar i aftë për t`u këndellur dhe regjeneruar dhe të mbetet  (jo vetëm në letër)  dhe të mos vdes një lashtësi , një lashtësi që nga fillet e jetës në tokë.

Po Kosova ? Edhe Kosova ishte pjesë  e saj ,por nën urdhrin e diktatit të shfarosjes dhe sllavizmit të saj. Taktika : dalëngadalë por sigurt. ! Ende pa u bë një shekull nga ajo ndarje (87 vite) harteje ,  historije të kombit shqiptar ; u ringjallën orakujt e  dashamirësisë së fatit të një kombi të sakrifikuar me qindra vjet dhe u bombardua Beogradi , po ai Beograd që e deshi një Shqipëri që e keni në hartën e më sipërme

Kam shumë pyetje të cila iu di edhe përgjigjen ;por pa u pyetur po  i theksoj disa çmenduri që i karakterizuan këto 17 vite të pas 99-ës . Shteti ynë nuk udhëhiqet nga mullait , as nga sheriati as nga esadpashatë , as nga dumbabatë, as nga hoxhët e as nga priftërinjtë . Shteti ynë i ri , një ëndërr e realizuar pas 100 vitesh  e ka një popull shumë vigjilent , syçelur , dashakombas dhe shumë i kujdesshëm për ardhmërinë e saj.
Por dumbabatë ende janë gjallë ose më mirë të themi se u ringjallën ( e ne mendonim se ishin tretur nga realiteti kombëtar ) dhe e kërkuan një  Kosovë Islamike që të arrijnë shumë qëllime dhe kënaqësi , zhdukjen  e llojit esadist të vendit tonë e kjo me bekimin e po atyre të vitit 1913.

Rastësia nuk ekziston në çështjen shqiptare ; çdo gjë është mirë e programuar dhe mirë e llogaritur  si për të keqën e Kosovës ashtu edhe për të mirën e saj.
Si mendoni ( disa esatpashave! ) që lufta e UÇK-ës ishte luftë fetare?  Si mendoni që për një grusht parash , luftëtarët e rënë të Betejës së Llapushnikut të shpalleshin luftëtarë në mbrojtje të islamit? Si mendoni  (disa tradhtarëve ! ) që lufta e unë e madhe , e një shansi të rrallë në një mijë vjet, ti plotësonte  dëshirat deklarative  qëllimkëqija të Serbisë se në Kosovë mbrohej islami ?
Si do të kishin reaguar ata të rënit jo vetëm të LLAPUSHNIKUT por të gjitha13-14  mijë viktimat  e luftës së fundit sikur ta dinin se çka po vlon në Kosovë?
A kemi ne, respekt ndaj luftës sonë, ndaj tmerrit që e përjetuam , ndaj 25 mijë grave dhe vajzave të dhunuar , ndaj qyteteve dhe fashtrave të shkatërruara , të djegura dhe të tmerruara.

Tek fundi fundit një popull europian , nuk mund të bartet në Azi e ta  merr ngjyrën shpirtërore së cilës nuk i takon.
Me 09.10.16 në Kodrën e lartë mbi 700 metra lartësi mbidetare, në Kodrën e Llapusnikut iu dhe mesazhi edhe Evropës e edhe esadpashave të Kosovës se ne jemi Europë, i takojmë Europës dhe se LUFTA E KOSOVES 1999 ISHTE LUFTE ÇLIRIMTARE KOMBETARE .
Kushtrimi i kambanave të Llapushnikut ishte : Mos prek , se kësaj i thonë Dardani !