Do të flasim për një kohë shumë të largët; shumë herët por që lidhet kryesisht me ne si banorët e parë të kësaj  pjese të madhe të Europës , që sot e quajnë Ballkan.. Në mdihmë më erdhi arkeologëja dhe antropologëja , specialistja e  kulturave indo-europiane dhe para-indo-europiane ( paratëparëve ) , një Zonjë , Maria Gimbutas hulmtuese e universitetit të Harvardit , e cila  këtë kohë ( që ne e quajmë koha e matriarkatit )ajo i  thot shoqëria « matristique » (matristike)  , për të shënuar një tip apo një lloj të shoqërisë e cila ka jetuar disa dhjeta mileniume përpara nesh, që prej kohës së paleolitikut të mbrendhsëm deri në fillimin e kohës historike , 3000 vjet paraKr. apo  fillimi i kohës së patriarkatit , kohë që u shtri me maturi kohore.  Sipas saj dhe teorive të saja  , kjo kohë ishte e përhapur gjatë gjithë parahistorisë. Studimet e saja 15 vjeçare bazohen në kampanjat  e saja arkeologjike të cilat i quan  “Europa e vjetër (l’ancienne Europe ) “ para indo europiane” , kryesisht në Ballkan ; përgjatë rrjedhës së Danubit . ( Koha e Dardanisë së vjeter dhe vendi i kulturës së Vinçës 5000-3000 paraKr, vërejtja e ime)

Dhe , kësaj koheje parahistorike (paratëparëve ) i takon  koha kur burrat e merrnin rolin e lehonës dhe kujdesin ndaj  të posalindurit ; sepse ishte koha e matriarkatit  ( koha kur gruaja vendoste për çdo gjë në familje dhe shoqëri.) , Pra ishte koha e Europës së vjetër parindoeuropiane ; koha ,kur çdo gjë filloi prej nesh.

“Shqipëria, vendi ku burrat shdërrohen në gra dhe gratë në burra” ishte shkrimi Dr, Moikom  Zeqos , në të cilin ai thot : “ Titulli i mësipërm është kaq sensacional sa mund të konceptohet deri në kufijtë e marrëzisë. Çdo lexues mund të dyshojë dhe të jetë skeptik dhe qesëndisës. Në të vërtetë unë nuk kam ndërmend të bëj shaka dhe as të mikloj botën me sensacione. Dua të kumtoj publikisht një etnopsikologjike të shqiptarëve në rrafshin e qytetërimeve të Evropës dhe të Ballkanit.” Pra , i nderuari Dr. Moikom Zeqo na flet për kohën kur burrat e bartnin lehoninë si obligim prindor ,për të posalindurit..

Fjalori i Kristoforidhit ka të dhëna të mrekullueshme dhe herë-herë të çuditshme. Kristoforidhi ka mbledhur frazeologji popullore me një poetikë të brendshme dhe befasuese, ka të dhëna për kultet pagane, madje dhe citon vargjet folklorike. Shënimet e Kristoforidhit janë plot substanca gjuhësore dhe historike. Nuk harron analizën e etimologjisë dhe atë të fjalëformimit. Në faqen 211 të këtij fjalori  Kristoforidhi e  shënon fjalën e rrallë “mërkosh”. Këtë fjalë ai e ka gjetur në fshatin Dumre, në Shpat të Elbasanit. Njëjësi “mërkosh” e ka shumësin “mërkosha”. Sipas Kristoforidhit “mërkosh i thonë atij burri, që i ka pjellë gruaja, i cili “dergjet “ në shtrat posi lehonë dhe pret e përcjell ata që vijnë për ta parë”. Ky fakt i pabesueshëm hap një hulli të madhe studimi..

Sipas Çabejt, zakoni i mërkoshit quhet në gjuhën e shkencës universale të antropologjisë me emrin “kuvadë”. Çfarë përfaqëson kuvada? Ky zakon është tipik për popujt shumë të lashtë, madje për ata popuj që quhen paraindevropianë. ( Mua nuk me pelqen termi “kuvada “, sepse ne frengjishte ( la couvades) ,nga  ku shkenca e ka marrë këtë fjalë do të thot ndeja e pulës , klluq  mbi vezë  për tri javë;  kurse ne këtu flasim per një kohë të shkurtër  pas lindjes të posa lindurit; pra koha e lehonisë  ( në Dugagjin : llahusë, llahusëni )

Disa nga karakteristikat. që kishin popujt paraindoevropianë janë edhe zakoni i kuvadës (Lehonisë) si dhe sistemi i numërimit vigsimal d.m.th. i njësisë me 20 shifra, që quhet 20 përfaqësuar nga numri 1, apo 40 përfaqësuar nga numri 2, por që në realitet parakuptojnë për 20 numrin 2 dhe për 40 numrin 4 në fillim të emërtimit. Të dy këto gjurmë paraindoevropiane ruhen tek shqiptarët. Tek sistemi i numërimit akoma dhe sot ne kemi gjurmën e sistemit vigisimal. Po zakoni i  Lehonisë së burrave ?

Del kështu se fjala “mërkosh” të jetë trashëguar dhe të ketë mbijetuar në gjuhën shipe nga substrati paraindoevropian, që ka rezistuar brenda strukturës indoevropiane të shqiptarëve deri më sot. Kjo fjalë kaq e rrallë e unike ka në zanafillë një lashtësi marramendëse dhe përfaqëson botën e humbur të parahistorisë së matriarkatit. Zakoni i “Lehonisë së burrit” është zakon tipik i matriarkatit të lashtë. Ky zakon tregon rëndësinë absolute të gruas në komunitet. Për këtë zakon janë shkruar libra të tërë dhe asnjëherë nuk është bërë një sqarim shterues. Zakoni i kuvadës ka mbijetuar deri në fillimin e shekullit XX vetëm tek shqiptarët si dhe tek baskët në Pirenej të Spanjës. Zakoni i kuvadës ngjan me një skenar teatror të etnopsikologjisë së popujve shumë të vjetër. Kush janë ata popuj të vjetër ?

“Autorët tjerë e kanë vërejtur dhe shënuar që fjala mërkosh  përdorët në krahinat rreth Elabasanit, të Çermenikës . të Myzeqesë dhe anëve tjera.  ( e njohur është dhe në rrafshin e Dukagjinit ,shënimi im .Lexo Muhamet Rugova “ Aromë Gjakove” ). Kujtimi dhe rikujtimi i së kaluarës  ishte  i gjallë edhe në kohën më të re (1939)  , ne rrethin e Elabasanit dhe edhe gjithashtu në regjionin e Himarës (Çabej 1935: 556-572). Antropologëja britanike Margaret Hasluck e kishte shënuar një rast të Lehonisë së burrit (kuvada) , i cili kishte ndodhur në qytetin e Elbasanit me 28 Janar 1928. Flitej për një burrë të Veriut të Shqipërisë , të besimit katolik i cili kishta ardhur për të punuar në Elbasan dhe që ishte martuar me një femër të besimit ortodoks . Kur gruaja i lindi së pari , i mësuar nga tradita e familjes së tij veriore kishte shkuar të përgëzoj t`ëmën e së shoqës,  dhe … ajo e gjeti dhëndrin e shtrirë afër gruas së tij , Na erdh shum turp,  thoshte ajo. ; dhe vjehrra mbeti e habitur gjatë spjegimi të dhëndrit se ai e kishte vazhduar traditën e fisit të tyre. (Albert Doja,Naître et Grandir chez les Albanais  La Construction Culturelle de la Personne  (Les Éditions L’Harmattan Paris – Montréal 2000 )… (« elle a trouvé, à sa grande horreur, le mari au lit à coté de sa femme sur le plancher… Na erdh shum turp, “nous avons eu très honte”, a-telle déclaré… La belle-mère, elle-même suffisamment scandalisée, lui a expliqué qu’il avait suivi la coutume de sa tribu lointaine » (1939: 20).

“Lehonia e burrit” paraqitet tek popujt e vjetër , shumë të vjetër që jetojnë largë njeri tjetrit në një formë fundamentalisht identike ( të ngjajshme) , si  tek populli Bask( Spanjë dhe Francë) ku shprehia  e kohës së matriarkatit jeton ende, “ ku  edhe burri e merr vendin e tij në shtratin e lehonës ,dhe kujdeset për të posalindurën apo posalindurin. (Van Gennep 1943 )

Përndryshe gjuha shqipe e ruan fjalë e posaçme “ mërkosh”  apo “burri-lehonë”. Ky term gjindet në Fjalorin  Shqip- Greqisht të Konstandin Kristoforidhit ( nga gjysma e dytë e shek. të 19-të , i cili u boatua ne Athinë , 1904 . Fjala  mërkosh ishte regjistruar në rrethin e Dumresë dhe të Shpatit të Elbasanit më një përkufizim si (1961:211) : “ I thonë ati burri që i ka pjellë  gruaja, i cili dirgjetë ndë shtrat posi  lehonë dhe pret e përcjell ata qi vine  për ta pam. “

“Një herë e një kohë, grave të kësaj krahine iu duk e pahijshme, ndërkohë që burrat bridhnin  lirisht pa pasur asnjë detyrim, ato të shkretat duhet të mbanin edhe barrën e shtatzanisë edhe   belanë e rritjes së fëmijëve. Në një kuvend popullor ato vendosën t’i përgjëroheshin shenjtit pa   emër të Tomorrit, malit që sundon qytetin e Beratit. Të gjitha sëbashku iu lutën që ta ndante këtë peshë: burrave t’u jepte dhimbjet e lindjes dhe grave rritjen e fëmijëve. Shenjti pranoi dhe gratë u kthyen në shtëpi shend e verë. S’shkoi shumë kohë kur njerës prej grave na i erdhi ora për të lindur…. (Mary  Douglas (citée dans Rivière 1974: 423)) /….. Po të vjetër që jemi !   Krenari !

 

Dispozitat psikologjike e sjegojnë që një burrë duke ndejur afër gruas së tij e shprehë dhimbjen dhe kujdesin e tij ndaj saj në ditët e pas lindjes, lehonisë. Edhe sot në botën moderne , gratë  lindin në praninë e burrit dhe në shtëngimin e grushtave ndër veti.