Shkrimet hitite të gjetura shumë vonë i përmendin Lisejenët diku në shek . e 15-të prKr si populli i quajtur Lukka , me një homogjenitet etnik por pa shtet të vetin .Në shekullin 13-të prKr. i gjejmë në rangjet hitite kundër faraonit Ramzesi i II , beteja e Kadeshit (1290-1275 pr.Kr ).
Pra Lukaasit që në kohën e Bronzit jetonin në të njëjtin territor si Liesejenët. Me keqardhje ,se sa pak studime kemi për këta pasardhës pellazgjik që jetonin në jugun e Anadollit të sotëm. Referencat kryesore janë grekët të cilët çdo gjë dhe fakt e kanë të manipuluar sipas nevojave të tyre.

likyia-1

Në mijëvjeçarin e dytë pr.Kr. perandoria Hitite ishte një fuqi e madhe në Azinë e Vogël , dhe sipas shkrimeve të tyre ( ? ) përmendeshin lisejenët dhe se marredhënjet e tyre ishin shumë të mira. Nga hititet njihen vendet Ptara, Tlawa, Winawanda; pra ishin në gjuhën lisejene që më vonë i morën emrat grek Xanthos, Tlos, Oinoanda.( kështu flasin arkeologët e Francës)

Shënimet për lisejenët janë shumë të rralla , por përmenden edhe një, rreth kohës së shthurjes së hititëve ( viti 1200 prKr ) si “populli i detit “ , të njohur edh si pirat të detërave (? )
Sipas Jacques des Courtils, ( professor i arkeologjisë i Universitetit të Bordos, Fr.) Lisijenet janë etruskët e lindjes që e sollën edhe ndikim lindor aty.

Të kalojmë në një kohë më të afërt për ne,. Në vitin 1176 pasKr. Lisia e vjetër ra nën pushtimin e Sultanatit Selxhukid , turk të Tekeidëve , dhe pas 1390 -ës nën Ottomanët.
Pak e mbeshtjellur me manipulime , thuhet se vendoret u shndërruan në grek gjatë mijëvjeçarit të parë ( nëse ishin ortodoks , nuk ishin automatikisht grek ) dhe pastaj në turq dhe musliman ( konvertimi dhunshëm për të mos paguar haraç material dhe haraç në njerëz ),që të ikin nga ligji “ Devshimesë”, pra dërgimit të djalërisë së tyre për jeniçerë.
Interesant , sipas Traktatit të Lozanes (1923 ) këta banor u shpërngulën në Greqi .
Të kthehemi prapa , në mijëvjeçarin e tretë pr.Kr kur ky vend u popullua por shënimet janë shumë të pakta.

lykia-2

Dy varre karakteristike të Likejasve; fillimi i shek , 5-të pr.Kr të quajtura “ sarkofagu në shtylla “ që gjenden në Xanthos.

lykia-3

Dy varre karakteristike të Likejasve; fillimi i shek , 5-të pr.Kr të quajtura “ sarkofagu në shtylla “ që gjenden në Xanthos