Kosova Veriore , sipas serbëve .

Pse i gjithë ky pështjellim i panevojshëm, c’është ky “ndërgjegjësim” aq i bujshëm e dramatik, kjo “lluge e madhe” për një objekt religjioz të shkatërruar nga pushtuesi, perderisa për 17 vite rresht të thuash nuk bëhet as përafërsisht aq sa duhet për kthimin e banorëve shqiptarë në vendet e veta, andej Urës së Ibrit? Diçka po përgatitet .  Pse opozita nuk flet asgjë për Veriun ? Pse pozita nuk flet e dimë .

E shihni që hartat e ndarjes po qarkullojnë ? A mos është  vendosur ndarja ? Kush e solli Agim  Bahtirin në Mitrovicë ? A ishte  ky  një trik që këmbet e arushës t`i mbesin në duar dikujt që s`ka lidhje me politikë ?

Behgjet Pacolli mu në momente interesante del në publikë me deklarata shumë intriguese : “Por, për mua është e pakuptueshme se si nuk ka një opinion ose nuk flitet fare për xhaminë e Ibrit, një prej më të vjetrave në regjion, e cila në mënyrë brutale dhe shtazarake u dogj dhe u rrënua ne Prill 99 nga paramilitarët dhe policët serb gjatë luftës në Kosovë. Shpresoj shumë që ekipi shtetëror I Kosovës I angazhuar për bisedime, nuk e ka neglizhuar këtë fakt. Nese kjo nuk ka ndodh mund të konstatohët liririshtë se grupi shqipëtar i angazhuar për bisedime ka deshtuar dhe përgjegjësija është e tyre. (http://www.veriu.info/pacolli-pse-nuk-flitet-per-xhamine-e-ibrit )
A mos është Pacolli zëdhenës i BIK-ut ?

Aha  , desha t`i tregoj Pacollit  për një fakt që nuk po e ditka: I kujtohen atij që në prag të Unescos pati shkruar : “ Pacolli zbulon tempullin e rrallë shqiptar në Dubrovnik Postuar më: 27 Tetor 2015 22:00 Nga Behgjet Pacolli “Dua të ndaj me ju një foto nga dita e djeshme në Dubrovnik të Kroacisë, të një tempulli shqiptar që u ndërtua mes viteve 1216-1238 për Hasan Djalalin, i quajtur ndryshe Mbreti i Albanisë (Roi d’Albanie). (Në atë kohë nuk ishte Arbëria apo Shqipëria). Në këtë Tempull kam parë edhe shkrimet e para me gërma shumë të ngjashme me alfabetin shqiptar. …Në këtë Tempull kishte shenja të ngjashme me ato që dëshmonin ekzistencën e Albanisë së Kaukazit tre shekuj e gjysmë para erës sonë. I ftoj historianët e Kosovës të vizitojnë vendet ku ishte instaluar Albania Kaukaziane, gjegjësisht, pjesën jugore të Azerbaixhanit, Karabahut dhe pjesën Iraniane të Kaspikut jugperëndimor. Një sponsorizim të eksploruesve kosovarë për këtë çështje do ta mbështetja me shumë dëshirë.”
Eh , sipas burimeve serbe ata shqiptarët që i pati gjetur  Pacolli , ata e ndërtuan xhaminë në bregun e Ibrit në Mitrovicë ( pak për të qeshur  )

“Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri,  ka thënë se nuk ka gjasa që trualli i xhamisë skaj Ibrit të cënohet.Ai ka garantuar të gjithë qytetarët e Mitrovicës, por edhe të Kosovës, se trualli do t’i mbetet Bashkësisë Islame, që ajo të vendosë për të .Kryetari i Mitrovicës ka deklaruar se kanë luftuar shumë në Bruksel që asaj prone të mos i ndërrohet destinimi.”
Po kush e merr at truall , ore ?

Madje , dialogimit të ashpër në Bruksel, Bahtiri ia ka dhënë edhe një epitet. “Për punën e xhamisë kemi luftuar si luanët dhe nuk kemi lëshuar pe”, tha Bahtiri.
Po , a edhe Bahtiri ishte në Bruksel a ? A nuk iu “frikësua” Serbia  delegacionit të Kosovës me   luanjt e saj ? Po ,ç`rëndësi ka xhamia për këtë kohë që po e kalojmë ?
Çmenduri !