Qëndrimi ndaj së kaluarës e posaçërisht historisë shqiptare duhet të jetë pa fije animi , të shkruhet pa presion psikologjik nga situate politike e kohës kur shkruhet ajo dhe të jetë sa më e besueshme ( e nxjerrë nga dokumentet arkivore )
Më habit fakti ,nëse mund ta quaj i mashtrimit tonë ndaj një epoke e cila nuk ishte aspak në favorin tonë. Kësaj radhe e kam fjalën për dy qind vjetshin e fundit të marrëveshjeve osmano-serbe , e më vonë edhe atyre turko-serbe , të cila neve si shqiptar na kanë dëmtuar shumë.

Serbët , si komb i formuar shumë vonë ( pa histori , pa tradita të lashta ,pa ndonjë krenari të posaçme ) na i mbushin bibliotekat botërore me” pafajsinë “ e tyre historike , me “dhunën “ që shqiptarët e “ushtronin” ndaj tyre gjatë kohës otomane , me natyrën e tyre te rrejshme prej viktime nga “ barbaria” shqiptare . Dhe më e keqja që ne iu besojmë në mënyrë indirekte duke i besuar direkt “ vëllazërisë “ otomane. Me këtë besim të skajshëm , të pakontrolluar dhe të porositur prej tyre , ne biejmë në rangun e “agresorit “ shumë të rrezikshëm për serbët dhe për Europën.

Të mendojmë shlirë ,pa anime , pa simpati individuale dhe pa pagesë të porositur ; ne jemi të mashtruar.

 

Fitorja Serbe 1830. foto.

 

Lexojmë në burimet serbe” : “Pre 186. godine Srbija i njen tadašnji vladar knez Miloš Obrenović “izvojevali” su od turskog sultana Mahmuda II autonomiju u okviru Otomanskog carstva, koja je dobijena objavljivanjem čuvenog hatišerifa! Ipak i ovaj važan dokument za Srbe nije prošao bez teorije zavere… “
Pra , para 186 vitesh Serbia dhe sunduesi i atëhershëm serb Knez Millosh Obrenoviqi ‘ e morën autonominë nga sulltani Mahmuti II , në kuadër të perandorisë Osmane , e cila u fitua pas shpalljes se hatisherifit të famshëm sulltanor …..

Vetëm të mendojmë që në atë kohë ne ishim të ndarë në katër vilajete dhe asgjë më shumë; flitej dhe taksohej osmanishte , mejtepet ishin osmanisht , hamamet ishin për agallarët et turqizuzar . Osmanët e dinin të vërtetën shqiptare , territoriale shqiptare dhe kombëtare shqiptare; por ata na “donin “shumë dhe s`mund të “rrinin “ pa ne.

Pra në Nëntor te vitit 1830 në Beograd në Tashmajdan në praninë e Knezit Millosh Obrenoviq dhe pashait të Beogradit u lexua hatisherifi i sulltanit turk Majmutit II për autonominë e Serbisë. Pas kësaj pasanikët turq e filluan shitjen e pasurisë së tyre serbë dhe shumë prej tyre u larguan nga Beogradi . Kryengritja e armatosur në Kryengritjen e dytë “serbe” kishte zgjatur pak më shumë se katër muaj , dhe vazhdimi pasoi me zgjidhje diplomatike (Na današnji dan 1830. godine u Beogradu na Tašmajdanu u prisustvu kneza Miloša Obrnovića i beogradskog paše svečano je pročitan hatišerif turskog sultana Mahmuda II o autonomiji Srbije. Turci su nakon toga prodali svoja imanja Srbima i napustili Beograd. Oružani sukobi u Drugom srpskom ustanku su trajali jedva nešto više od četiri meseca, a onda su se stvari rešavale diplomatskim putem. )

Çka arritën serbet me këtë autonomi “? Ata e fituan të drejtën në praktikimin e besimit, zgjedhjen e efektivit ushtarak. drejtoritë e pavarura të brendshme, kthimin parapa të 6 nahijeve që Kargjorgje i kishte çliruar në kryengritjen e parë, tregtinë e lire,ngritjen e shkollave në gjuhën serbe,ngritjen e spitaleve dhe shtypshkronjave serbe, ndalimin e kolonizimi turk në Serbi ( lexo” shqiptarëve ) dhe të drejtën e shpërnguljes së turqve nga Serbija në Turqi ( përgatitej dhuna e madhe ndaj shqiptarëve musliman për ikje nga tokat e tyre ).
(Ovim aktima Srbija je stekla prava na: slobodu veroispovesti, izbor starešina, nezavisnu unutrašnju upravu, povratak šest nahija koje je Karađorđe oslobodio tokom Prvog srpskog ustanka, slobodu trgovine, podizanje škola, bolnica i štamparija, zabranu naseljavanja Turaka u Srbiju i pravo na iseljavanje Turaka iz Srbije, osim u gradovima sa utvrđenjima.)

Me këtë u bë edhe inaugurimi e një sundimtari të parë të krishterë në suazat e perandorisë Osmane .

Po , shqiptarët në atë kohë ? ishim në katër vilajete dhe nuk e dinim se çka bisedohej në mes Serbisë Autonome dhe perandorisë së madhe .

Foto shqiptarit nga Maqedonia

Kjo ishte gjendja ekonomike në kohën e marrëveshjeve osmane-serbe