Këto janë shkelmat e fundit të djajve të kuq , më shkroi një mik duke e komentuar sulmin e paarsyeshëm të Nasho Jorgaqit kundër Atë Gjergj Fishtës . Një të keqe që po e shoh është se ende është gjallë  krymbi i 70 vjetëve të kaluara .
Lëvizjet e kontrolluara dhe të dirigjuara që asnjë figure e madhe  shqiptare të mos mbetet e pa njollosur , japin shenja hutije dhe frike në të njëjtën kohë. Sa janë të nevojshme ato njollosje sot , e dinë vetë porositësit  kurse  të porositurit  e kryejnë detyrën e detyruar , të paguar dhe të humbur nga një frikë e jetës që mos t`iu dalin në shesh “ të bëmat” e dikurshme.
A kemi nevojë pë gjitha këto humbje kohe , për këtë ç`orientim kombëtar dhe plotësim të dëshirave të të tjerëve ?

“Një nga studiuesit e barbarizmit pansllavisto komunistë që si duket i takon minoriteteve sllave në Shqipëri me emrin Nasho Jorgaqi paska fëlliqur sërish kundër Atë Gjergj Fishtës. Gjëma e t’i sa vjen e rritët sepse i ka ardhur koha që të shkon tek ideologët e tij pansllavist dhe ka frikë se do ta rrahin me kamxhik veshëve, në ferrin ku janë futur, se nuk e ka kryer detyrën si duhet. Përkundër faktit që për pesë dekada luftuan që emrin e Atë Gjergj Fishtës ta ndalojnë në çdo skaj të trojeve shqiptare.. (  shkruan Nue Oroshi )

Nasho Jorgaqi shkruan:  “Për fat të keq, kleri katolik shqiptar, që trashëgoi një traditë të shkëlqyer në historinë tonë kombëtare, në prag dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk u gjend me ato forca që u hodhën në luftë kundër pushtuesve fashistë. Përkundrazi, kleri katolik, në një mënyrë a në një tjetër, i hapi rrugën pushtimit italian, e mirëpriti ushtrinë agresore, duke i cilësuar legjionet e saj “pëllumba të Krishtit”, e mbështeti “rendin e ri fashist” dhe u vu në rolin e bashkëpunëtorit të tij.” Kjo është serbe , kjo e thënë është pravosllave !

“Në Fishtën kemi pa se gjallonte e rrahte zemra e shpirti i kombit fisnik shqiptar me të gjitha bukuritë e miteve origjinale, të traditave mistike e kalorëse, të dokeve besnike të vjetërsisë, të ndjenjave heroike. Secili nesh ka kuptua se Gjergj Fishta kishte me të vërtetë lartësinë e Poetit Kombëtar. Tashti e dimë se vepra ka për të mbet në mënde e në nderim të shqiptarëve (“Gjergj Fishta” numër përkujtimuer, botuar nën kujdesin e revistës “Shkëndija”, Tiranë 1941, fq.6).

Gjithmonë kur ne presim diçka të rëndësishme për ne  nga arena ndërkombëtare , dalin Dajt e njollosjes dhe shajnë ,dhe klithin , dhe shkulin flokët ,dhe çirren vetëm e vetëm të mos ndodhë ajo që me siguri do të ndodhë  .
Nasho Jorgaqin dhe më shumë se ai i ka kapur nëpër bark ( se kokë nuk kanë ) lumturimi i 38 martirëve të  kombit , lumturimi i të cilëve do të bëhet këto ditë .Jemi mësuar ne  me fyerjet   ndaj  Skënderbeut , Nënës Tereze  ,Ismail  Kadaresë , historisë shqiptare, gjuhës sonë dhe ardhmërisë sonë.

Fishtën dhe klerin katolik e urren Serbia, e urrejnë shërbimet e fshehta të saj, e urrejnë komunistët shqiptarë që janë racë në zhdukje (s’kam asgjë si njerëz por si mendësi, si filozofi), dhe ish sigurimi i shtetit shqiptar që i ka ngulë rrënjët thellë në të ardhmen tonë.

Sulmi  Jorgaqit ndaj Fishtës  është melodi serbe, është i frymëzuar nga qarqe serbe, i orkestruar ngaqarqet serbe, është histeri serbe, është hakmarrje serbe. Është hakmarrje serbe se Europa po e sheh të vërtetën që ne nuk jemi popull i strukur në  batakun osman  .
Sa mirë e thotë  Romeo Gurakuqi :” Duhej të ishte koha e ndjesës publike, për dhjetëra e dhjetëra studiues, të vrarë, të burgosur, të internuar dhe të plaçkitur intelektualisht dhe materialisht, nga regjimi komunist, posaçërisht në Shkodër, Tiranë, Durrës, Korçë, Gjinokastër, pavarësisht se kush i ka bërë procesualisht: elita shkencore që drejtoi nën diktaturë këto studime dhe që arriti t’i mbijetonte ditës së lirisë e, kishte për detyrë të reflektonte e para, kur zemra është vertetë  e bardhë;
Duhej të ishte koha e rikthimit të bibliotekave të grabitura, dorëshkrimeve të tjetërsuara, të drejtave të mohueme të autorësisë; do të duhej të ishte koha që kasta e vjetër, që u mbivendos intelektualisht, duke fshirë gjithë kontributin e një plejade të tërë të studiuesve, të albanologëve të përiudhës së para vitit 1944 dhe atyre që mbijetuan vështirësisht nën hijen dhe frikën e diktaturës së inkuizitorëve të letrave, të punonte së paku për rinovimin e dëmit intelektual të bërë shkollës shqipe, teksteve, studimeve letrare, të studimeve historike; koha e ripërtëritjes institucionale dhe të plotë shkollore, të kontributit madhor të Padër Gjergjit, Mid’hat Frashërit, Kristo Floqit, Mustafa Krujës, Pashk Bardhit, Gaspër Jakova Mërturit, Anton Xanonit, Prengë Doçit, Namik Resulit, Atë Zef Valentinit, Ernest Koliqit Ali Asllanit, Dhimiter Beratit, Nebil Çikës. Anton Harapit, Et’hem Haxhiademit, Pader Benardin Palajt, Ekrem Vlorës, Marin Sirdanit, Lazer Shantojës, Vinçens Prennushit, Xhevat Korçës, Padër Justin Rotas, Karl Gurakuqit, Ndue Palucës, Tahir Dizdarit, Kolë Kamsit, Fadil Podgoricës, Arshi Pipës, Haki Sharofi, Vexhi Buharaja, Kolë Ashtës e sa të tjerëve që sigurisht do të duhet të jenë në këto radhë “

Por kjo nuk ndodhë se ne jemi ende në duar të huaja .