“Kërkojmë nga të gjithë faktorët relevantë, negociatorët tanë, ndërmjetësit ndërkombëtarë, përfaqësuesit diplomatik, dy kryetarët e Mitrovicës që në kuadër të planit për lirimin e Urës së Ibrit, të përfshihet edhe ndërtimi i Xhamisë aty ku ka qenë. BIK, ashtu siç nuk është pajtuar me shkatërrimin e xhamisë, as tani nuk pajtohet me tentimin për uzurpimin dhe tjetërsimin e vakëfit (vendit- truallit) të xhamisë nga kushdoqoftë.  BIK-u është pronare e vetme dhe legjitime e vakëfit – vendit të xhamisë, dhe kërkojmë që aty sa më parë të krijohen kushtet dhe mundësitë që të rindërtohet Xhamia.: ( shkruan http://www.gazetaexpress.com/lajme/bik-kerkon-rindertimin-e-xhamise-te-ura-e-ibrit-)

“O zot,mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij.  Ai fliste për Gjakovën e unë po i shkrua disa rreshta për Kosovën ,për ditët që po i kalon Kosova.

“ … Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botërave…”

Deri se anën veriore të Kosovës trumbetohet me të madhe se serbët po e mbrojnë Europën nga neo-osmanizmi , ne shqiptarët e bëjmë të kundërten , ia trashim peshën vrasëse të një të kaluare e cila edhe në ditët e sotit vret …po ,po vret .

Në kohën kur në anën ” serbe “  të Urës së Ibrit ngritej kryqi i madhësisë së konsiderueshme , neve Turqia na ndihmoi që ta ndajmë botën oksident- orienet mu në Mitrovicë dhe rrenuam një xhami të vjetër dhe e ndërtuam një tjetër në vend të saj , shumë të madhe dhe “impozante “.

….“O zot,mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”- duhet që gjithë t`i lutemi zotit .

((Kështu, e trimëruar që Kosova ka hequr dorë  nga krishterimi i mirëfilltë (i pranuar ndër të parët nga iliro-dardanët në shekullin III) e me këtë edhe nga pjesa me e rëndësishme e kulturës shpirtërore që lidhet me ritin ortodoks,  dominues për shekuj me radhë në Dardani dhe pjesën më të madhe të Ilirikut, Serbia ka rikthyer ofanzivën e njohur për ta paraqitur Kosovën  “piemont të krishterimit” në Europë, pikërisht ku krishterimi humbi betejën  kryesore kundër pushtimeve osmane! ( Jusuf Buxhovi )

Pra, Llazari dje nuk erdhi në Kosovë, për të shënuar një jubile të një kujtese të përbashkët historike të të krishterëve të Ilirikut, që po ashtu luftuan bashkarisht kundër pushtimit osman, (fakt ky i pamohueshëm historik që  e obligon edhe Qeverinë e Kosovës dhe intititucionet shkencore : Akademinë dhe Institutin e Historisë dhe të tjerët që  kjo ngjarje të trajtohet dhe të shënohet me pijetet  si pjesë e historisë së vet), por erdhi për të demonstruar “të vërtetën” historike serbe për Kosovën -“djep historik dhe shpirtëror serb”, të pranuar tashmë me pakon e Ahtisarit edhe në Kushtetutën e Kosovës, sipas të cilës Serbisë i njihen “tapitë mesjetare” në Kosovë, pikërisht të tilla çfarë i parasheh “Naçërtanja” e Garashaninit ! ))

Zonja Giselle Kurti-Clerc shkruan: ”Shqiptarët dhe historia e tyre janë ende objekt i dhimbshëm i manipulimeve. Kështu çdo popull tenton të përvetësojë një pjesë të historisë së tyre në mënyrën e një recepti, të një kuzhine, të së cilës i shtohen mëlmesa në mënyrë që historia ta ruajë shijen speciale të dëshirës së tyre.”
Pse u dogjën xhamitë në Kosovë ? Historikisht shikuar , pas të gjitha dëbime të shqiptarëve musliman nga serbet për në Turqi , asnjëherë nuk iu është vuar zjarri objekteve fetare muslimane në Kosovë . Ishte një arsye. Serbia i kishte dhe i ka qëllimet e saja afatgjata për të cilat ne nuk jemi aspak të vetdijshëm . Ay është një kuzhinë antishqiptare , special e përgatitur për temperamentin e muslimanizmit tek shqiptarët. Pra : “Kështu që serbët e përvetësojë historisë tonë në mënyrën e një recepti, të një kuzhine, të së cilës i shtohen mëlmesa në mënyrë që historia ta ruajë shijen speciale të dëshirës së tyre.”.( Pse u dogjën xhamitë e Kosovës gjate luftës se 1999 -tes   Nga Fahri XHARRA  )

(“Marrëveshja në Bruksel për Urën e Ibrit – Xhamia e Ibrit askund!”, ka shkruar analisti kosovar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, në faqen e tij në FB. Sipas tij “drafti i publikuar se si do të duket Ura e Ibrit pas marrëveshjes në Bruksel, parasheh park në vendin ku ka qenë Xhamia e Ibrit e djegur nga forcat serbe në Prill 1999”. “Çfarë perfiditeti perfekt me e legjitimu mosndërtimin e xhamisë më të vjetër të Mitrovicës” ka shkruar Spahiu me nota irrituese. “Inshallah nuk ua merr Zoti mendjen përfaqësuesve të Kosovës në Bruksel me pranu një gjë të tillë, dhe mos me e ba rindërtimin e Xhamisë së Ibrit pjesë të marrëveshjes”, ankohet me të madhe analisti kosovar. Nexhmedin Spahiu )

Pra , ne duam me gojën tonë dhe qëndrimin tonë të vërtetojmë se Lufta e 1999-tës ishte “Luftë Fetare”

“ … Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botërave…”

Ndertoje një monument  historik  dardan në anën tjetër të Ibrit , oj Kosova e jonë hallemadhe  , e binde botën që ishte luftë çlirimtare kombëtare