Një udhëtim katër mujor nëpër Shqipëri , Epir dhe Maqedoni , dhe e shkruar me qëllim që t`iu bëhet e ditur edhe kroatëve për një popull që po lufton për lirinë e tij si dhe një falënderim për popullin trim shqiptar që i falënderohet për mik pritjen e tyre të përzemërt dhe ndjenjat e tyre plotë respekt dhe dashuri gjatë qëndrimit të tij për 14 vjet në mesin e tyre

Ky pra në thelb është libri “Nëpër Shqipëri : , nga Fra. Lovro Mihaqeviç, botuar në Zagreb më 1911 , dhe i gjetur në Biblioteken Universitare të Beogradit .

Nëse ju kujtohet shkrimi im “Pse u krijua katedra e albanologjisë në Beograd 1905? – See more at: http://gazetadielli.com/pse-u-krijua-katedra-e-albanologjise-ne-beograd-1905/#sthash.kdbC7CPf.dpuf ) pata shkruar : “Pse serbët na analizonin si komb? Bota vëren dhe vrojton. Ne shqiptarët sigurisht që jemi në qendër të vrojtimit. Ata e dinë që ne jemi të lehtë, ata e dinë që ne nuk kemi qendër të rëndimit. Për derisa bota na vrojton ,ne nuk i përfillim rregullat më elementare të qytetërimit. Vrojtuesi më i madh ka qenë dhe është Serbia. Prej se ka ardhur dhe na është afruar ,dhe e kemi fqinj ,Serbia vazhdimisht vrojton , shënon dhe sipas nevojave të veta i shpërndanë ato shënime ,vrojtime dhe dihet vazhdimisht për të keqen tonë. Kemi ne,farë institucioni të mësheft apo të hapur ku mund të lexojmë karakterin e një populli tjetër të huaj. ? Serbët e kanë ,jo vetëm për ne por për tërë botën. “ ,

Pra një libër nga një frat katolik kroat i shkruar për një popull ( që serbëve nuk iu do zemra ): por shkrimet për shqiptarët ata i mbledhin dhe e ruajnë dhe i studjojnë.
Udhëpërshkrimi është i shkruar me një pedanteri , pa zmadhime , me sinqeritet. Përshkrimi fillon nga nga kalimi i Kirit që ato ditë ishte fryrë nga shirat e shumtë dhe emrat e shoqëruesve të udhëtimit të gjatë katër mujor: Severin Lushaj, Kol Pali dhe përthyesi Shan Cungeli.
Udhë e vështirë nëpër male dhe bjeshkë dhe gjithnjë duke e kujtuar të kaluarën e Duzhmanit, Temalit dhe Dukagjinit. Dhe i mërzitur mendon në të kaluarën e pasur të këtyre anëve dhe e krahason me varfërinë e skajshme që atë kohë ishte; plotë shkreti dhe me një shpresë të madhe që një ditë edhe kjo anë të gëzon të mirat e jetës se paku ashtu si i kishte dikur.
Arritja në Duzhman dhe e nesërmja përtej Drinit në Berishë dhe një ditë pas në Iballë . Iballa thotë autori është e njohur në Shqipëri jo vetëm nga pozita e saj në mes të Shkodres , Prizrenit dhe Gjakovës por edhe për banorët e saj të mëdhenj edhe me trup me autoritet dhe krenari.
Pastaj , kalimi nëpër Drin në Fierzë e më tutje nëpër bukuritë e natyrës në anët e Krasniqes.

Drini tek Duzhmani foto.
Kisha në Gjonpepaj Foto.
Kisha ne Orosh Foto.

Udhëpërshkrimi vazhdon për Shalën, Thethin ( afër Gusijes) , Shoshin . Takime me njerëz të mirë , mikpritës dhe të ndershëm.
Në Kastrat janë të mirë , të butë jo të keqin , të rrezikshëm; të varfër por jo të pa besë.

… Rruga kalon në Mal të zi , në Grudë; ja një rast ; mysafirët nuk paskan qenë të uritur për darkë , por sipas zakonit ; shqiptarit është ofendim t`i refuzosh darken e shtruar.

Udhëpërshkrimi është i gjatë , dhe ky shkrim do ti kalonte caqet e një njoftimi për këtë libër , sikur të shkoja faqe për faqe e ta përktheja. Këtu përshkruhet ndarja fisnore, e shoqëruar me foto nga Hoti , Gruda , Krasniqja e tj, thjeshtë në libër me vlerë

Lezha pastaj Durrësi , Kruja e Tirana dike mos e harruar Kavajën.
Delvina dhe Gjirokastra dhe kalohet në Janinë dhe aty çdo e dyta fjalë dhe përmendet Ali Pashë Tepelena,autori shkruan se është në Epir.
Në rrethin e Janinës thotë që janë tri fise : Lab ,Toskë e e Çam.Kurse qytetet e rreth Janines: Parga , Margeriti , Paramithia, Filati, Gjirokastra,Himara , Tepelena,Permeti dhe Konica.

Preveza , caku tjetër , dhe pastaj Maqedonia dhe vilajeti i Manastirit ku jetonin fiset shqiptare. Nuk përmendet askush tjetër në këtë anë.
Arritja në Dukagjin dhe nisja prap për Shkodër .
Libri i përshkruan edhe zakonet shqiptare , jetën në familje , lindjet , vdekjet. Besa dhe hakmarrjet , marrëdhënjet e shqiptarëve nder veti.

E mirë kishte qenë që ky udhëpërshkrim i Lovro Mihaqeviçit të përkthehet ( nëse nuk është) nga se është i shkruar në kroatisht, kurse të interesuarve mund t`iu dërgoj librin në PDF.

Bajraktari i Grudes Foto.