“Duke e ditur mirëfilli se ç` dëme te mëdha i kishte sjellë vendit e popullit ndasia fetare dhe përzierja e vendeve te huaja përmes klerit ne çështjet e brendshme shqiptare Niman Ferizi u shndërrua ne një luftëtar të madh për laicizmin e shkollës shqipe”

Shkrimin e parë për Niman Ferizin ndër ne e kemi nga Shevqet S.Canhasi me 1961, ne punimin seminarik te Prof Anton Cetta, ne Fakultetin Filozofik te Prishtinës me titullin, “Vlerat njohëse historiko-letrare e shkencore ne vepren “Familja Curri” të Niman Ferizit. Shkrimi i dytë është po nga i njëjti autor ne fejtonin historik Asim Vokshi ne frontin e Spanjës, botuar ne vazhdime dyjavore ne gazeten “Rilindja”, te Prishtinës ne tetorin e vitit 1967.
Më vone për te shkruan nga nje faqe Lumani Caja e Shefik Osmani. Duke shfletuar telegrafisht faktet historike te kohës, mësojmë se Nimani u lind ne Gjakovën arsimdashëse, me 1883, tri katër vjet pas mbrojtjes se shkëlqyer te krahinave shqiptare te Plave Gucisë e te Hotit dhe te Grudës, aq shume te lakmuara nga principata e Malit te Zi dhëne këtij me vendimet e Kongresit te Berlinit. Në atë qëndrese me kërkesën e Sulejman Vokshit, ne emer te fisit te Krasniqes, kishte dëgjuar për ketë qëndrese shqiptare dhe për thyerjen luftarake te Malit te Zi, qe deri atëherë nuk kishte njohur disfate nga osmanllinjte.Ne kete fryme u edukua dhe mori arsimin fillor Niman Ferizi ne vendlindjen krenare te tij;ndërsa mësimet e mesme i mori ne kryeqytetin e Vilajetit te Kosovës ne Shkup. Aty e njohu për se afërmi Bajram Currin, luftëtarin zulmëmadh te çlirimit këmbëtar.
Bajrami po tregonte kujdes te madh për ngritjen arsimore te një brezi te ri intelektualesh, qe aq shume do ti duhej Shqipërisë se ardhme,pre te çilen po përpiqej me mish e me shpirt. Ai i vizitonte dhe i nxiste nxënësit:”Mësoni djema sa me shume qe te mundeni se nen robërinë e huaj keni humbur dyqindvjecaret.Se shpejti do ta kemi Shqipërinë e lire e te pavarur. Ajo mund te ngre administratën e vet shtetërore vetem me shkolla e gjyqe shqipetare. Nëse pajiseni me dije , ju jeni shpresa e vetme e saj.”

Qysh para vitit 1908 sa po mësonte ne Dar-ul Alemie (Normalen Shtetërore) te pedagoget me te shquar , i rreshtohet nder atdhetaret me te shquar ne rradhet inteligjencies kombëtare e te rinisë revolucionare. Ai e përfilli dëshirën e Bajram Currit e te Sylejman Kusarit për tu përfshirë ne Klubin “Bashkimi Kombëtar te Shkupit, vatër rrezatimi e kulturës e arsimit. Ne harkun kohor 1912-1918 atë e gjejmë mësues ne Vlorën e Flamurit, ne Has e ne Gjakovën e tij. Me1923 e ndeshim Inspektor te Arsimit ne Prefekturën e Kosovës.

Qe nga viti 1916 e tutje deri me 1918, Niman Ferizi u shndërrua ne një pishtar te arsimit kombetar. Punoi pa u lodhur, si mësues i popullit ne Berat e Vlore por edhe ne Has dhe ne Gjakovën e tij duke e ndier krenar veten qe i ra shorti te ishte njeri nga mësuesit e Asim Vokshit,nipit te strategut te shquar,Sulejman Vokshit. Ai ndjente kënaqësi qe nip i tij, Saber Ferizi po afrohej me Asimin dhe po e cyste te lidhte shoqëri te ngushte me te duke e porositur:”Te kesh shume kujdes ne përzgjedhjen e shokëve. Duhet ti kesh nga familjet qe janë ne zë për te mire e qe i kane falur burra e trima atdheut shqiptar .Pleqtë e urte s’kanë thëne kot:Kallëzomë me ke rri, se te tregoj cili je! Asim Vokshi është nip i Sulejman agës sypatrembur, qe na e ka nderuar emrin e atdheun shqiptar.T e rrish me djem te tille është ndere( Arkivi Privat i Autorit -Sh( me tutje:APA-ShC),Kujtimet e Saber Ferizit nga Gjakova, f 3-4)

Niman Ferizi e ngriti disa here zërin kundër veprimtarisë tradhtare te feudalit te madh e zullumqarit te popullit tone Esat Pashe Toptanit (Me gjeresisht lidhur me kete , shiko:Kristaq Prifti,Lidhja Shqiptare,Levizja kombetare(1896-1900),Tirane 1985.

Niman Ferizi, studiues e publicist , ne njëjar dore ish Kryesekretar i Bajram Currit, dhe jetëshkrues i familjes se tij. Veprimtarinë publicistike dhe kulturo-atdhetare e zhvilloi e bashkëpunim te ngushte me Ibrahim Femiun ( i ati i Bekim Fehmiut ), me Sulejman Kusarin , me Qazim Bakallin e mësues dhe veprimtarë te tjerë gjakovarë.

Shoqëria ”Besa Kombetare” punoi shume ne përgatitjen e kuadrit te mesimdhënjes e te pedagogeve te shkëlqyer, hapi shkolla jo vetëm ne Gjakove por edhe ne Peje, ne Mitrovicë e ne Vushtrrie me gjere duke e shndëruar Gjakovën ne nje qendër rrezatuese kulturo-arsimore..Po me 1923 Nimani u zgjodh mis i Kuvendit Kushtetutës për Prefekturën e Kosovës.

Duke e ditur mirëfilli se ç` dëme te mëdha i kishte sjellë vendit e popullit ndasia fetare dhe përzierja e vendeve te huaja përmes klerit ne çështjet e brendshme shqiptare Nimani u shndërua ne një luftëtar për laicizmin e shkollës shqipe

Niman Ferizi vdiq në Zarë në vitin 1937. Varri i mësuesit gjakovar gjendet edhe sot në Arbanasi, ku vdekja e zuri si mësues (se bashku me Dom Ndre Mjeden) që i mësonin arabanasit -shqip.

( Falemndrimet e mija për Prof. Dr. Shevqet Sahit Canhasin ( Gjakovë) , i cili ma mundësoi botimin e këtij shkrimi duke i ç’frytëzuar shënimet e tija nga arkivi privat i tij )

Shkolla shqipe në Gjakovë me Niman Ferizin Foto.