1

Një ditë për një ditë  e lexova këtë shkrim në një të përditëshme shqiptare të Kosovës , dhe mbeta pa mend si qenkam etiketuar si “këlysh i pansllavizmit”  nga se kisha  publikuar shkrimin : “Cili ishte Jani Kondo” Miqësisht lexoni se çka shkruan  Sabri Maxhuni – Novosella për mua , dhe në vazhdim shkrimin tim për një të vërtetë hisorike të Kondo Bimbashit .

 “Tani këlyshët e pansllavizmit, Fahri Xharra me disa të tjerë, si të përkatësisë muslimane po ashtu edhe të atyre të përkatësisë katolike e ortodokse, plotësisht sipas projekteve sllavo greke, janë vërsulur për të nxitur konflikte ndërfetare.

Ata po ndërmarrin një aventurë të rrezikshme, përtej caqeve të mundësive të tyre njerëzore e aq më pak “intelektuale”, për të minuar një nga urat më të forta dhe më të sigurta të kombit shqiptar, me të cilën ai krenohet dhe do të mund të ishte një garanci jetike për brezat e nesërm.

Fahri Xharra u thur epope shqiptarëve që luftuan për ta “çliruar” Beogradin me 70% të banorëve shqiptar dhe për t’ua dorëzuar serbëve, për t’i masakruar shqiptarët dhe kështu, për ta lënë Beogradin pa asnjë shqiptar, duke i deportuar në territoret tjera shqiptare, ku edhe sot në Mitrovicë kemi familje me mbiemrin Beligradi.

Pra, Fahri Xharra e të tjerët si ai, si “ateist pro europianë”, i luftojnë shqiptarët muslimanë (pjesa dërmuese e shqiptarëve në Ballkan dhe kudo ku gjinden në botë, janë të përkatësisë muslimane), duke i etiketuar si “turq”, si “arabë”…

Kështu veprojnë edhe disa islamofobë shqiptarë të përkatësisë fetare katolike dhe ortodokse!!!

Ata tentojnë të na mbushin mendjen se Europa dhe Amerika nuk e do një shqiptari myslimane, por nëse ata nuk e dashkan përkatësinë islame të shqiptarëve, përse e bënë Kosovën një model të lirisë dhe pavarësisë në Gadishullin e vjetër, duke i vënë “kufirin tek thana” në Merdarë, Serbisë ortodokse!? Kjo dorë konspirative antishqiptare pro sllavo-greke e fahrixharrave duhet të demaskohet, m’u duke u mbështetë në filozofinë kombëtare e vizionare të At Fishtës:  “Vërtet ne kemi bajram e pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë”… (nga Sabri Novosella).
(http://botasot.info/opinione/504511/identitet-ne-baza-kombetare-jo-ne-baza-fetare/

Cili ishte Jani Kondo ?

Shkruan: Fahri Xharra

Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo, para dy shekujsh ishte ai që ishte, sipas mentalitetit serb, kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurrë. Ose sikur mos të kishte bërë atë që e ka bërë, sepse serbët “më lehtë e kishin pasur të mbeteshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin -armikun, çlirimtarin e Beogradit”.  Cili ishte Jani Kondo ?

Historia punon me fakte dhe dokumente, me gjurma tekstesh të cilat së bashku vendosën në një tërësi koherente dhe e cila e prodhon të Vërtetën.  Në natën e 5 dhe 6 gushtit 1804, pas një beteje të përgjakshme e shpëtuan Kalanë e Beogradit nga turqit, pra ky ishte nga fillimi i kryengritjes së parë Serbe.
Kryengritjen e përmendur jo vetëm që e udhëhoqën shqiptarët por e ndihmuan edhe shqiptarët që iknin nga ushtria turke edhe shqiptarët e Kelmendit, Grudës dhe Shoshit. Shënimet flasin se edhe shqiptarët e Toplicës dhe të Nishit ndihmuan në kryengritjen serbe,

Qëllimi i sintagmës i krishterit në ushtrinë turke, pra nuk është në atë që të zbulon por në atë që të fsheh dhe të heshtë prejardhjen kombëtare të Kondo Bimbashit. Petrit Imami në librin e tij “Serbët dhe Shqiptarët gjatë shekujve” citon që Kondo Bimbashi ishte komandant i çetës së Epirotëve, në ushtrinë turke të kohës, një shqiptar ortodoks i Epirit. Edhe historianit serb, pro-serbi i së “vërtetës serbe”, Vladimir Stojançeviqit, në librin e tij, ku shqiptarët nga urrejtja i quan Arbanas e jo Albanac thot: “Në mesin e kryengritësve ishte edhe Kondo Bimbashi, shqiptari ortodoks i kufirit të Toskërisë dhe Epirit”.

Kush ishte Kondo Bimbashi pra?

Vuk Karaxhiqi duke u bazuar në traditën popullore (Cilën, shqiptare apo serbe?) e ka të shënuar edhe këngën epike për Jani Kondon (Kondo Bimbashin), me prejardhje Arnaute dhe e ngritë atë edhe më lartë se mitin serb Kraleviq Markon.

Kështu serbët, në vend se t`i korrigjojnë padrejtësitë historike ose të forcojnë të vërtetën universale, paraqitën me figurën e shqiptarit si armik të përhershëm, një armiqësi e ngulur aq shumë në mendjen e tyre saqë iu është e pamundur të mendojnë diçka tjetër apo diçka ndryshe. Është interesant rasti i Jani Kondos dhe logjika serbe e urrejtjes shkon aq larg që meqenëse Shqiptarët janë armiq të serbëve kurse Kondo mik i tyre; Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo, para dy shekujsh ishte ai që ishte, sipas mentalitetit serb, kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurrë. Ose sikur mos të kishte bërë atë që e ka bërë, sepse serbët “më lehtë e kishin pasur të mbeteshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin -armikun, çlirimtarin e Beogradit”.  Kondoja nuk përmendet nga shqiptarët sepse ishte shka (shqiptar ortodoks), por as nga serbët sepse ishte shqiptar.

Serbët është mirë të heshtin se e kaluara e tyre nuk është se si e thonë dhe e tregojnë ata, por ashtu se si ka qenë; nuk duam te jemi vëllezër me ta por t’iu bëjmë të ditur (edhe pse e dinë fortmirë) se familjet e Lekiqëve, Nikiqëve dhe Daciçëve janë shqiptarë ortodoks.

Pra rrethanat favorizuese për ikjen e shqiptarëve ortodoks nga trungu i tyre ishte turku dhe mençuria e popave të kishës serbe, të cilët ishin promotorët e krijimit të shtetit serb. Zatën, edhe sot si kor, Kisha Serbe ta pranonte të vërtetën historike të tyre, gjërat kishin për të shkuar në rrjedhën e tyre natyrore.  Kush ishte Jani Kondo ?   Viti 1804,viti tërbimit turk mbi Beogradin. Çka është nënçmuese për Serbët për tu përmendur ky vit si dhe këtë tërbim turk?

“Per Jani Kondo-n ose serbët si  e quanin Kondo Bimbashi nuk mund të gjënden të dhëna në internet as nga ana Serbe e as ajo Shqiptare , arsyeja për Serbet është : sepse Jani Kondo dhe grupi i tij ishin Shqiptar që e çliruan Beogradin ne vitin 1813 , kurse nga ana jonë dikush në kohën e sotme mund ta merr sikurse tradhëtar pse çliroi Beogradin ose ndihmoi Serbinë .Merreni si te doni , është me rëndësi që Beogradi u çlirua nga shqiptarët në vitin 1813 .

Jani Kondo, bashkë me luftëtarët e tij, kryesisht çamë, hyri i pari në kala. Një tjetër luftëtar çam, Gjergj Olimpiasi, me 300 vullnetarë të tij shqiptarë luftoi për çlirimin e Serbisë, (Arbën Xhaferri, “Legalizimi i krimit)Fryti historik i kohës së caktuar ka qenë gjithmonë i klonuar sipas dëshirës së të tjerëve e aspak e as një fije nuk i ka ngjarë të vërtetës.  Historia ,e më këte edhe e vërteta është mëshefur.

Si shkruajnë serbët per Kondon? («Конда Бимбаша (1783, Јањина, Епир –1807, Троноша код Лознице) учесник у првом српском устанку.По нацији био јеЦинцар. )

“Kondo Bimbashi , pjesëmarrës në kryengritjen e parë serb. Me kombësi ishte Cincar Kur Karaxhorxhe e çliroi Beogardin ( 1806) , Kondo me pesë djemë të veshur si ushtarë turq , i hapi  dyert e Savës (Сава капију )dhe ia mundësoi Mirko Uzunit që ai me 150 ushtarët e tij të futet në qytet. Sulmi mbi këtë Sava Kapija  ishte vendimtar për çlirimin e Beogradit  . Me rastin e këtij sulmi vdiqën 50 serbë e edhe me ata Vasa Çarapiqi « Qartas shihet mohimi i krejt  asaj që ka bër Jani Kondo.

Pra ,Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo, para dy shekujsh ishte ai që ishte, sipas mentalitetit serb, kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurrë. Ose sikur mos të kishte bërë atë që e ka bërë, sepse serbët “më lehtë e kishin pasur të mbeteshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin -armikun, çlirimtarin e Beogradit”.

Pllaka e vetme ku përmendet Kondo në Beograd, shënimi i një rruge; ai s`është për krenarinë e serbëve. Në pllakë shkruan: “Kondo Bimbashi, I krishteri në ushtrinë turke, në kohën e rrethimit të Beogradit në vitin 1806 (?). Në momentin vendimtar ka kaluar në anën e serbëve dhe më të vetët i ka hapur Kapitë e Beogradit.

2

Nga ana tjetër, sllavët e jugut kishin përkrahjen e pakursyer të Rusisë. Përmes tyre ajo avanconte interesin e vet gjeostrategjik në Ballkan. Që nga kjo kohë u vendosën kufijtë e bazuar në real-politikë apo në interesa kombëtare të mbrojtura ushtarakisht. Këto interesa nuk merrnin parasysh trashëgiminë kulturore, historike apo realitetet etnike në terren, por një aspekt të ri, atë të gjeopolitikës dhe gjeostrategjisë. Shkaku i tretë i pësimit të shqiptarëve që nga kjo periudhë e deri më tani janë dilemat qytetëruese që mishërohen në politikën e Haxhi Qamilëve. (A.Xh)

Pra , me ardhjen e turkut u hapën dy dyer të ikjes ,dy dyer të shkuljes nga trungu shqiptarë. Njëra nëpërmjet ortodoksizmit në shkije e më vonë në Serb ; e tjetra nëpërmjet muslimanizimit ,në muslimanë e vonë turqë. Në arën tonë të historisë është lëvruar shumë,është lëvruar që nga parmenda ,pllugu i tërhekur me buaj e deri te mjetet më moderne e lëvrimit; lëvruesit e kanë mbjellur farën e tyre në tokën tonë sipas dëshirës së tyre dhe ne kemi “dalur” ashtu si e kanë dëshiruar ata.

Fahri Xharra, Gjakovë.

16.10.2016