Sipas asaj që sot shkruhet , Etruskët e kishin civilizimin më misterioz në Itali e kjo nga se ende po zbulohen fakte e sidomos të sistemit të besimit të tyre . Zbulimi i ri i një projekti gati 25 vjeçar në Toscana të Italisë nxori në dritë një tabletë të vjetër 2500 vjeçare me disa shkrime nga një gjuhë e humbu***(Gjuha etruske vërtetë është e humbur , por lehtë e lexueshme me gjuhen e sotme shqipe. Lexoni studimet e Zonjës Nermine Vlora -Falaschi , fxh ) )
Sipas arkeologëve , besohet se është fjala për Përndeshën etruske të Pleshmërisë – Uni .Pllaka është gjetur në themelet e një tempulli të vjetër mbi 2500 vjeçar. Gëzimi i arkeologëve është në gjetjen e një teksti ( shkrimi ) të shenjtë etrusk .
Lajmi e jep sqarimin se Civilizimi Etrusk jetonte “ në Italinë antike “, në siperfaqet tokësore që sot quhet Toskana , në Umbrian perëndimore dhe në veri të Lazios.
Cilët ishin Etruskët që u asimiluan në romak në shekullin e 4- të prKr. ?
Roma e krijuar në atë kohë ishte e ndikuar shumë si në art, shtetkrijim religjion dhe arkitekturë nga Etruskët .

Sipas arkeologut Profesor Ingrid Edlund-Berry (The University of Texas at Austin USA), etruskët ishin populli më fetar i botës antike . Ata ishin një popull shumë i civilizuar , i kulturuar dhe i përparuar.
( Interesant , askund nuk ceket për etruskët që ishin popull pellazg fxh. Me qëllim ! ))

Pra , çdo shkrim i gdhendur në guri i gjetur nga koha e etruskëve është një njohuri më shumë për këtë popull të zhukur – e thotë Edlund-Berry, ( ekspert i civilizimit )
Sipas tyre shumica e zbulimeve etruske janë varret dhe objektet e ndryshme te varrosjes. Pllaka e gjetur është 227 kg e rëndë , e gjatë 1,2 m dhe e gjërë 0,6m. Në te lexohet 70 shkronja
Kjo ishte për zbulimin e ri .

Por, më duhet patjetër të shtoj:” Falë ndonjë repreti arkeologjik, mund të konstatojmë në veçanti afërsinë dhe paralelizmin evolutiv të Ilirëve dhe Etruskëve, me qëllim që të verifikojmë prejardhjen e përbashkët pellazgjike. Në Shqipëri kanë ardhur në dritë shumë varre monumentale me dy kate që ngjajnë në mënyrë të çuditshme me disa varre etruske që kanë të njëjtat karakteristika. Për shembull në Gradishtë, pranë Leshnjës në Shqipërinë e mesme, është gjetur ky varr madhështor i shekullit të IV p.K. Monumentet etruske sot janë gati të panjohur sepse më parë i kthyen në monumente romake dhe më pas në monumente kristiane. Vetëm varret që janë zbuluar në kohët moderne dhe që ishin ende të pa dhunuar, na kanë dhënë idenë e origjinalitetit të atij qytetërimi të shkëlqyer.” (http://www.pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=245).
“Studjuesja dhe shkrimtarja e njohur Nermin Vlora – e mbesa e të madhit Ismail Qemajli, është nderi i shkencës dhe i letërsisë shqiptare sepse me veprat që i botoi bëri vend nderi dhe hapi shtigje të shumta studimi. Nuk është rastësi që shumë studiues të jetës dhe të veprës së Nermin Vlorës i vunë shumë epitete si: “Ndriçuese e qytetërimeve të vdekura”, “Muzg i hyjneshës”, Harfë e antikës” etj.

Një vepër shumë me rëndësi për historinë dhe shkencën shqiptare në fushën e hulumtimeve të qytetërimeve të lashta mesdhetare, me një fokusim dhe orientim të përqendruar në zbulimet e së vërtetës për pellazgët, ilirët, etruskët dhe për shqiptarët. Ç’është e vërteta kësaj fushe hulumtimi iu kanë rrekur shumë studiues si të pasardhësve të tyre po ashtu edhe të huaj por me veprën “Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët” Nermin Vlora ka dhënë një kontribut shumë të madh duke vënë në spikamë shumë zbulime të cilat deri vonë kanë qenë sa diskutabile po aq edhe të panjohura. Ajo konstaton se ”shqipja që flitet në trojet indigjene Shqiptare ishte gjuhë e përbashkët e pellazgëve, ilirëve dhe e etruskëve të lashtë, prandaj nëpërmjet saj mund të rindërtohet edhe historia e tyre”.
“Ajo arriti disa përfundime te kënaqshme duke zbërthyer etruskishten me ane te shqipes, gje qe peshoi ne studimet e linguistëve paleografë te huaj, por fatkeqësisht qe u nënvleftësua dhe keqtrajtua nga “shkencëtaret” shqiptare. Ajo mjerisht ka vdekur dhe për turp te institucioneve ta larta kulturore dhe shtetërore nuk u tha asgjë për te. Tash kohet e fundit ka fillue me u përmende. Ne kemi pas miqësi familjare me te, dhe kemi bashkëpunuar për çështjet gjuhësore dhe arkeologjike ne lidhje me pellazget, si popull primar nga rrodhen popuj e qytetërime te tjera, se ai etrusk, qe u be shkaku i lidhjes gjuhësore shqipe, etruske, pellazgjishte, dhe fakt i prejardhjes se shqiptarëve nga pellazget….

Popullit shqiptar duhet t`i rritet dashuria për historinë e saj !

Miq të nderuar këto janë referencat nga mund të mësoni më shumë për zbulimin e ri, Perëndeshën etruske Uni ;

http://www.livescience.com/55907-etruscan-tablet-holds-lost-language.html

One of the most significant Etruscan discoveries in decades names female goddess Uni

http://www.thehistoryblog.com/archives/43864
http://www.sci-news.com/archaeology/religious-text-stele-etruscan-goddess-04133.html
http://arstechnica.com/science/2016/03/rare-example-of-lost-language-found-on-stone-hidden-2500-years-ago/
http://www.ooyuz.com/geturl?aid=12904397
http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-3514204/Sacred-text-Italy-unlock-secrets-Etruscan-religion-Rare-6th-century-slab-inscribed-lost-language-contain-names-ancient-gods.html