I madhi  Zot. Mathieu Aref na pralajmëron që t`i hapim sytë që mos të biejmë pre e demonëve; që të jemi të kujdesshëm  edhe ndaj dorës së  shitur vendore :

“O Shqiptarë patriot mos harroni se demonët e vjetër anti shqiptarë janë ende gjallë, ata na përgjojnë, mbikëqyrojnë më të voglën gabim, shfrytëzojnë çdo dredhi për të na zvogëluar, na dobësuar dhe për të zhdukur karakterin kombëtar të Shqiptarëve.. O bijt e Pelazgosit, Lekës të Madh, Pirros-it (Burri) dhe të Skënderbeut zgjohuni, dilni nga gjendja letargjike dhe sidomos bashkoheni para se të bëhet
shumë vonë !
Përveq porosisë së madhe , dua të citoj Zot. Aref edhe me disa rreshta të shkruara nga  ai , që ne përfundimisht të jemi  ballëhapur me  rrënjët tona dhe skajshmërisht ta mbrojmë dhe t`a duam të kaluaren tonë : “Si pedagog dhe shkencëtar i çeshtjës pellazge kam zbuluar këtu atë që unë kam shkruar në librat e mi dhe tezën time dhe nuk jam i gatshëm për të hapur një debat të gjatë dhe kompleks që me siguri do të provokoje pyetje që ndoshta nuk kanë asgjë shkencore. Edhe një herë po përsëris që përgjigjet e të gjitha pyetjeve tuaja janë në librat e mi dhe nganjëherë në disa artikull që kam shkruar. “

Por unë dua që edhe një herë e edhe një mijë herë t`i përseris fjalët e tij , që ne si qytetar të thjeshtë të dimë të ballafaqohemi në bisedat e rastit apo në provokimet e demonëve antishqiptar :

“Duhet me ditur se origjina e gjuhës greke është një përzierje të dialekteve jonishte dhe eoliane (dialekte pellazge të asaj kohë) më gjuhën e tyre (një lloj gjuhë bastarde më origjina të ndryshme dhe sidomos fenikas dhe egjiptiane). Greqishtja e lashtë ishte një gjuhë shkencore e të « shkruarit » të asaj kohë që nuk ishte folur nga populli. Pastaj kjo gjuhë shkencore e lashtë u transformua më kalimin e kohës deri sa të arrije ne kohët e sotme tërësisht e transformuar. Atë gjuhë shkencore sot një Grek nuk mund ta kuptoje qartësisht. Ja pra si historia e Greqisë dhe kulturës së saj ka qenë e manipuluar për më shumë se 25 shekuj !”
“Iliada dhe Odisea ishin poema epike të traditës gojore pellazge që, gjatë pushtimit të Pellazgjisë nga Helenët, ata ishin të uzurpuar, rikompozuar manipuluar nga pushtuesit e rinj pas shekullit të tetë para erës sonë. Por poemat epike fillimisht kanë treguar një luftë të Trojës (fjalë që shpjegohët falë gjuhës shqipe « trojë » që do të thotë : vend, tokë, piecë tokë.. « truall, trojë, trojat »…) që mund të ketë ndodhur mes sh XIII dhe XII (pes) gjë që do të thotë, më shumë se katër shekuj para « mbërritjes » së Grekëve pas shekullit të VIII para erës sonë.”
“Por Grekët kanë transpozuar këtë luftë të lashtë (beteja apo përleshje mes fiseve pellazge) që kanë të bëjnë më Iliadën e lashtë (e quajtur fillimisht « Zemërimi i Akilit ») në një luftë reale (në fillimin e shekullit të shtatë para erës sonë) kundër Pellazgët të cilët nodhëshin në të dy anët : Gadishullin juglindor të Evropës dhe në Azinë e vogël. Pushtuesit helen kanë anasjell emrin e qytetit të lashtë të Trojës në « Ilion » nga ku rrjedh emri « Iliada » që nuk ka të bëjë më pellazgjishtën. Pra në Iliadë ka shumë antroponime, emra vendeve, oronime, eponime, teonime (etj) të gjuhës pellazge që logografet helen nuk mundëshin ti përkthejnë kur ata transkriptuanë poemat epike në gjuhën greke (të shkruar për herë të parë ne mes të sh VI-të nga Piziztrati). Prandaj, çdo gjë që nuk mund të shpjegohët falë gjuhës shqipe mund të jetë vetëm me zanafill greke. “
Ne jemi krenar me të kaluarën tonë , jeta atyre që deshën të na  tëhujasojnë  kohëve të fundit besoj të ket kaluar , por prap porosia e Zotit Mathieu Aref qëndron .

Që të jemi ballëhapur me historinë tonë po iu paraqes këto tri foto (courtesy Preveza Abrashi ) , të cilat janë një dëshmi që nuk  mund të kontestohet në asnjë mënyrë: Ishim dhe jemi ata që do të jemi edhe në të ardhmen :

E para : Gruaja e arkeologut Schliemann  me “stolitë e Helenës”   (Sophia Schliemann wearing the “Jewels of Helen” excavated by her husband, Heinrich Schliemann )

E dyta “Nusja Mirditore – Shqiperi   (Miredita bride – Albania”)

E treta :  Veshnje nusërie hunzake !  (Traditional Wedding dress from Hunza,Gilgit Baltistan,Pakistan)