E kemi fjalën për qytetin e Aleksincit që sot fatkeqësisht është në Serbi. Jo fort larg nesh , jo fort larg  Prishtinës por është në Serbi . E pse në  Serbi kur edhe aty flitej më shumë shqip se çdo gjuhë tjetër ,përgjigjen e gjejmë në pushtimin  450 vjeçar  otoman  dhe pastaj edhe  Konferencën e Berlinit 1878 dhe vendimet e saja ,kur otomanët   i ndihmonin rusëve për ndarjen e tokave tona. Nejse , kjo është e kaluar ; neve na mbetet vetëm të shkruajmë historinë e së kaluarës , në mënyrë që kanceri  turko- serb mos te na e përgatitë ndonjë metastazë të re  në tokat që na kanë mbetur.

Të shënojmë se vet serbët e shkruajnë : : Pra territori i sotëm i komunës së Aleksincit ka qenë i banuar që nga koha e neolitit . Grupi më i madh e vendbanimeve  i takonte Kulturës së Vinçës ( “Teritorija današnje opštine Aleksinac bila je naseljena od perioda mlađeg kamenog doba – neolita. Najveći broj naselja pripadao je vinčanskoj grupi. Ona je dobro naseljena i u antičko doba naročito leva strana Južne Morave.” ) Serbët e shkruajnë edhe këte  — Shënimet më të vjetra për për vendbanimet serbe në tokat e Komunës së Aleksincit datojnë që nga shekulli i 14-të.– (Најстарије податке о садашњим српским насељима на данашњој територији општине Алексинац имамо са краја XIV века и то: о Глоговици, Љубешу, Бовну и Липовцу) Pra është normale se këtu e më gjer nuk kishte serb . Këtu e kemi një paqartësi sepse aty ishin shqiptarët e fesë ortodokse , dhe dardanët e dikurshëm që romakët i gjetën dhe i pushtuan aty . Serbët mundohen të ndërrojnë historinë e banorëve të këtuhit duke shkruar që romakët i gjetën keltet dhe skordisket ( Të cilët banonin mbi Lumin Danub fxh ) dhe e harrojnë se hartat që vet i postojnë flasin ndryshe.   Qëllimi i shkrimit është Praesidiumi Pompei, një bazë e madhe ushtarake romake , në vijën lidhëse rrugore me rëndësi të madhe në mes të veriut të Moesisisë së Epërme dhe Azisë së Vogël.

 

Presidium Pompei ishte vend i urbanizuar i Romes , nga shek i parë e deri në atë të katërtin pas Kr. Në këtë anë të lumit Morava ishin edhe qendrat tjera l Naisi, Praesidium Dasmini dhe Horreum Margi . Këto 4 vendbanime ishin qendra të mëdha të komunikimit. Jeta e gjallë e këtyre anëve zgjati deri me ardhjen e Hunëve në shek, e 4-t. Në kohën e antikës -shkruajnë burimet serbe Presidium Pompei isht me plotë burime të lëndëve të para , ashtu edhe me drithë dhe metale. ( lexo.Kulturën e Vinçës :)” Këtu janë gjetur edhe mbetjet e Vilave rustike të tipit pagus ose  vikus Edhe diçka nga lakmia serbe për një histori të huaj që duan ta përvetësojnë por faktet flasin ndryshe edhe nga vetë shkrimet e tyre ;”Marcelini dhe Priseku në kronika e tyre për vitet 441-442 e përmendin shkatërrimin e Viminicianumit,Naisusit , Singidunumit dhe vendeve tjera të Ilirisë .( Pra, të Ilirisë fxh )     (Пад и уништење Praesidium Pompei везујемо за хунске провале у четрдесетим годинама V века. Марцелин и Приск у својим хроникама за 441-442. годину помињу уништење Виминацијума, Наисуса, Сингидунума и других градова у Илирији.) Këtu është gjetur epigrafi i anëtarit të Kohortes romake të Aurel Dardanit me të gjitha përgatitjet e tija ushtarake të kohës. Pas shkatërrimit të Presidiumit Pompei nga hunën vjen renovimi i vitëve  535-555 të Justinianit.

 

Serbët e patën fatin që  si një grup i të ardhurve të menaxhohen nga Bizanti si krah pune , dhe nga turku t`i marrin tokat tona . Nejse, e kaluar ! Referencat ; -Душан Рашковић, Римско насеље Praesidium Pompei, Римљани у Алексиначкој долини, Ниш и Византија 5, стр. 205-226, Ниш, 2005. -http://www.muzejaleksinac.org/praesidium-pompei-3/ -Časlav Vasiljević, caslavvasiljevic.wordpress.com Fahri Xharra, 29.11.16 Gjakovë.