Të parët na kishin mësuar që të mos kemi urrejtje ndaj askujt ,  vetëm nëse kërcënohemi atëherë të jemi të gjithë tok kundër kërcënuesit , robëruesi dhe zhbërësit . Historinë e kemi të shkruar nga të  huajt por edhe nga vet ne , histori e larë me gjak . Por prapë se prapë jam krenar që i takoj atij mësim që na e lëne trashëgim : të mos urrejmë !
Kësaj radhe e kam ndërmend t`iu rikujtoj  për një meritë historike që e kemi si popull . që nuk jemi e as që kemi qenë ndonjë herë anti-semit.

nazi-golden-down-in-greece

Viteve të fundit serbët e Erdoganit u munduan të na fusim në llymin historik të antisemitizmit por fatbardhësisht nuk iu shkoi ndoresh dhe prapë jemi me atë krenarinë që i takojmë të vetmit popull në Europë pa gjurma antisemitizmi .
Ja  disa detaje krenarijeje shqiptare :
” Sipas të dhënave historike dhe objekteve me karakter arkeologjik, në Elbasan ka jetuar një komunitet i madh hebrenjsh. Gjurmët e para të hebrenjve në Elbasan hasen në shekullin e XIII, ndërsa në fund të shekullit XV dokumentohet me fakte ekzistenca e tyre në këtë qytet.

golden-down-in-greece

Në fund të shekullit XV një pjesë e hebrenjve të përndjekur nga inkuizicioni spanjoll e portugez u vendosën në qytetin e Elbasanit. Fillimisht mendohet se janë vendosur në lagjen “Kala” ku gjetën mikpritjen dhe përkrahjen e popullsisë me traditë të këtij qyteti. Disa vite më vonë hebrenjtë e Elbasanit ndërtuan një sinagogë ekzistenca e së cilës vërtetohet nga një fragment rozoni me Yllin e Davidit, i cili ruhet në muze. Sipas studimeve dhe materialeve të grumbulluara nga Visarion Xhuvani një ndër patriarkët më të famshëm të kishës ortodokse shqiptare, në Elbasan ka ekzistuar një vendbanim i madh hebrenjsh gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. Në vitin 1930 Visarion Xhuvani shkruan se “ata kishin një sinagogë, e cila më pas u përdor si han nga turqit i quajtur me emrin “Hani i Shehetilës”. Sipas historianëve dhe arkeologëve, hebrenj kanë banuar në të gjithë trevën e Elbasanit. Ata merreshin kryesisht me tregti. Në afërsi të fshatit Xibrakë të qytezës Belsh ndodhet një varr guri, i cili mban emrin “Varri i Çifutit”. Gojëdhëna tregon se varri i takon një tregtari të njohur çifut të kohës. Në vitin 1930, kohë kur u ndërtua tregu kryesor në Elbasan, u gjetën monedha ari me simbole hebraike. Monedhat dhe objektet e tjera arkeologjike tregojnë se hebrenjtë e Elbasanit mbanin emra biblikë si Jakov, Moisi, Abraham etj. Gjatë viteve të fundit të shekullit të kaluar në Elbasan u gjet një pllakë guri në formë trapezoidale në sipërfaqen e së cilës janë skalitur disa rreshta me shkrim hebraik të vendosur në një kornizë. Përreth saj janë 6 yje me 6 cepa simbole të Yllit të Davidit. Gjurmë të kulturës dhe piketimeve hebraike takojmë edhe në ditët e sotme në lagjen “Kala”. Një prej tyre është edhe sinagoga pranë shtëpisë së Dhimitër Shuteriqit. Megjithëse një pjesë e mirë e objekteve janë dëmtuar, kanë mbetur shenja të ekzistencës së objekteve fetare hebraike si dhe të bashkëekzistencës së komunitetit hebre, i cili u mirëprit dhe u pranua nga banorët e Elbasanit.”

the-group-of-golden-down-parlament-members-in-greece-saluting-with-nazi-hail

A janë grekët anti -semit ? Analizat e hebrenjve tregojnë që po . Pra , grekët as që dinë që i tajojnë një grupi urrejtësish jo vetëm anti -shqiptar por edhe anti-henbrenj.  Pse tani kjo temë ? Mu për atë që mu ata që ishin viteve të fundit shumë antishqiptar janë edhe anti-semit .
Kur gazeta izraelite shkruan : Why Is Greece the Most anti-Semitic Country in Europe? ( Pse Greqia është shteti më anti-semitik në Europë ?), atëherë ka shumë të vërtetë në këte.

Me 69 përqind të grekëve që çfaqin antisemitizëm edhe haptas,  kjo tregon se kjo urrejtje është në rritje të vazhdueshme dhe e cila ia kalon edhe Iranit (56 %) shkon paralel me Arabinë Saudite , por është dyfish më e lartë se antisemitizmi francez i njohur se shteti më  urrejtës i hebrenjve  në Europë (37 % )

Sa çudi ! , Serbia u mundua shpesh të na fus në grupin e popujve më anti-hebrenj , por as një herë nuk i publikuan këto të dhëna për popullin e tyre ‘vëlla”.

Edhe mua më gëzon fakti të cilin e kishte thënë  edhe Victor Eliezer ( Sekretar i bordit të komunitetit hebre në Greqi ) se anti-semitizmi i anketave dhe hulumtimeve fatbardhësisht nuk është shfaqur me dhunë kundër  prestarëve dhe institucioneve hebraike në Greqi .

Por një gjë që bie në sy ishte se kur Greqinë e kapi kriza ekonomike, në manifestimet anti-krizë doli edhe fajësimi se shaktaktar i krizës së njohur greke ishin hebrenjt  e  këte e theksonte mu ajo parti që i trego dhëmbët edh në Shqipëri , një parti e njohur si ultranacionaliste, metaksiste,euroskeptike , antiglobaliste (Homeland, Honour, Golden Dawn Πατρίδα, Τιμή, Χρυσή Αυγή ) por edhe anti -semite dhe shumë më shumë edhe antishqiptare .

Nesër : Holokausti dhe hebrenjt e Greqisë-pse 87 % e tyre u vranë gjatë Luftes së Dytë Botërore “?

nationalist-and-fashist-demonstrators-in-greece
nationalist-and-fashist-demonstrators-in-greece

Referencat

http://www.timesofisrael.com/greeks-find-cause-of-all-their-woes-the-jews/
http://www.haaretz.com/jewish/features/1.591841
Dalakoglou, Dimitris (2013), “Neo-Nazism and neoliberalism: A Few Comments on Violence in Athens At the Time of Crisis”, WorkingUSA: The Journal of Labor and Society (16(2)