Gratë dhe fëmijët në autobus po qanin me zë për të dashurit e tyre.. .në pus mbytej pafajsia . Ishin netët e gjumit të pafjetur , dhe  e nesërmja e harresës së madhe.

“Zoti ambasador, çka mund t’na thoni për këtë skenë tëtrishtueshme?” Ai iu përgjigj:

“Ky është krim kundër njerëzimit”.

Shprehja haptas e ambasadorit Uolker më 16 janar 1999 në Reçak, në mbrojtje të së vërtetës,duke rrezikuar madje edhe vetveten, do të mbahet mend përherë. Deklarata e tij para gazetarëve,ishte humane dhe korrekte. Sikur ambasadori Uoker të kishte dhënë një përgjigje diplomatike, duke thënë se kjo çështje do të shqyrtohej dhe ndërkohë do të formohej një opinion (ashtu siç ndodh me shumë diplomatë), mendoj se sot, jo vetëm që ne shqiptarët e Kosovës nuk do ta gëzonim lirinë e pavarësisë, por është pikëpyetje se sa shqiptarë të Kosovës do të kishinmbijetuar dhe sa shqiptarë do të ishin në Kosovë sot.

Dhe çështja e Kosovës nuk mbeti ashtu si e deshtën Serbët .Por, krimi ndaj nesh nuk kishte të ndalur “Gjatë aksioneve të forcave ushtarake, paramilitare dhe policore serbe në një vit e gjysmë,para se këto forca të detyroheshin të tërhiqeshin nga Kosova, Kosova ishte një makth i vërtetë i vdekjes, dhunës dhe shkatërrimit.”…”Kriminelët serbë kanë përdorur taktikë djallëzore dhe të ligë, duke i zhvendosur viktimat nga vendet ku ishte kryer krimi në vende të tjera, shpesh shumë larg, me qëllim që të maskohet, ose të vështirësohet gjetja dhe identifikimi i trupave të vdekur. Kjo metodë ishte përdorur në gjithë periudhën e luftës nga janari 1998 deri në qershor 1999.”

“Çdo mysafir ndërkombëtar duke përfshirë këtu edhe presidentin Klinton, theksuan rëndësinë e gatishmërisë për të falur, nëse kosovarët janë për bashkëveprim me Evropën dhe SHBA-në në të ardhmen. Shumica e kosovarëve e kuptojnë ose do ta kuptojnë nevojën për të falur, por me një kusht të rëndësishëm: serbët duhet ta pranojnë atë që ndodhi!”

Ne falëm dhe falëm, por më e keqja që edhe e harruam  .Harruam gjithëçka që ndodhi !

Zërat e të mbytyrve nëpër puset e Kosovës , mbeten pa u ndëgjur as një herë .

“Vëllai im ishte brenda në shtëpinë e tij kur erdhën njësitet serbe në fshat. Ai u përpoq të

ikte, por serbët e ndaluan. Gruaja e tij së bashku me shtatë fëmijët ishin fshehur në një zone malore, e quajtur Tërpesh. Serbët i lidhën duart dhe këmbët Sherifit dhe e hodhën në pus”.Kur Qamili u kthye në fshat pas një muaji, ai e gjeti Sherifin e vdekur  në pus “ (nga libri )…. Zërat kumbojnë të përzier me zhurmën e vdekjes.

“ Gjatë verës së vitit 1999, pas tërheqjes së forcave policore dhe ushtarake serbe, UNHCRja mori raporte të shumta për trupat e vdekur që gjendeshin në puse dhe në varreza masive   gjithandej në Kosovë. Pas shtatë muajsh ndihmë me rastet e viktimave të puseve, u zbuluan një   sërë veprimesh kriminale të bëra kundër fëmijëve të pafajshëm, burrave dhe grave. Unë, për aq sa ka qenë e mundur, jam përpjekur të sqaroj se çka ka ndodhur me viktimat  e gjetura në puse dhe në varreza masive. Kam takuar dëshmitarë, farefisin dhe fqinjët e viktimave. “ ( nga libri ).

Pse me hedhë në pus? Pse më mbyt kështu të lidhur? ( Thirrjet e atyre që duhej të vdisshshin në këtë mënyrë )

“Unë quhem Avdyl Kabashi dhe jetoj në Polac. Unë jam biri i Mustafë Kabashit (52-

vjeçar). Kur filloi sulmi, babai im ishte në fshat bashkë me tre nipërit e tij. Ne u përpoqëm ta bindnim që të vinte me ne në male, aty ku fshihej pjesa tjetër e familjes, por ai insistoi të rrinte që të kujdesej për shtëpinë. Më 20 mars 1999 në orën 4 pasdite, forcat serbe sulmuan zonën ku jetonim ne. Kur u ktheva në vendin ku jetonim, unë shkova tek pllaja nën shtëpinë tonë ku ështënjë pus. Kur Unë dhe kushëriri im, Salihu, u afruam, gjetëm pallton e babait tim. Pas pak, ne e zbuluam trupin e tij në pus”. ( nga libri )

“Unë quhem Bajram Kerolli dhe jam nga Polaci. Forcat ushtarake serbe kishin zaptuar

fshatin tonë. Mustafa, dy nipat e tij, dhe unë, ishim fshehur në stallën e Mustafës për dy ditë…. ndërsa Mustafa, i cili ishte më i vjetër dhe më i ngadaltë se sa ne u kap nga policia. Pas kësaj ne nuk e kemi parë më”.

“Unë quhem Havë Kuçi, jam 84-vjeçare dhe jetoj në Kotlinë. Me 24 mars 1999, forcat

ushtarake e rrethuan fshatin tonë. Neve, grave dhe fëmijëve, na dërguan në qendër të fshatit dhe na mbajtën aty. Më vonë ushtarët i tubuan disa nga burrat tanë dhe i detyruan të shkonin në drejtim të shpatit të malit. Biri im ishte njëri prej 22 meshkujve, të cilët u vranë dhe u hodhën në dy puse në shpat të malit. Tre nga ta ishin nipat e mi. Viktima më e re ishte një djalë 16-vjeçar”.

” Njërin nga bijtë e mi e kishin vrarë në fshatin tonë dhe e kishin hedhur në një pus.

Ai ishte vetëm 23- vjeçar”.(Ismet Loku, 50 -vjeçar  nga Kotlina)

(Materiali eshte nga libi “Josef Martinsen ÇFARË NDODHI NË KOSOVË? 1998-1999”)

MLEQAN, 28 SHTATOR 1998 Me 28 shtator 1998 ,ushtria serbe ,paramilitarët dhe rezervistët e sulmuan Mleqanin. Sulmi I fshatit Mleqan filloi me djegien e shtëpive njëra pas tjetrës . Për këtë që ndodhi na tregoi Qamili, vëllai i njërit nga viktimat e puseve-Sherif Miftar Kryeziu: Vëllai im ishte Brenda në shtëpi të vet kur serbët ia vunë zjarrrin.Ai provoi të ikte por u ndal nga policia.Bashkëshortja e tij së bashku me shtatë fëmijët e tyre ishin fshehur në malin Tërpesh.Serbët e kishin lidhur Sherifin duar e këmbë bashkë dhe e kishin hedhur në pus. Pas një muaji kur Qamili kthehet në fshat e gjeti Sherifin e vdekur në pus . Ai kërkoi ndihmë nga Ismail Kasumi në Prishtinë –zhytës me profesion. Kështu me 7 Nëntor u nxor kufoma nga pusi. Në trupin e tij kishte shenja të torturave. Në vendin e ngjarjes arritën gazetarë nga Amerika,Anglia,Spanja etj, si dhe Zekeria Cana… përfaqësues i asociacionit për të drejtat e njeriut.

Deçani i cili shtrihet në perëndim të Kosovës u zgjodh vendi bazë lidhur me puset,sepse supozohej se për raste të tilla në këtë teren (vrasjeve në puse) si dhe nga shihet se gjeografikisht vend gjendet si në qendër të kësaj pjese të Kosovës.Arsye tjetër ishte se këtu ishte e vendosur administrata e kontrollimit dhe pastrimit të ujit. Deçani është qytet i vjetër me rrënjë që nga mesjeta. Deqani është më i vjetë se Prishtina. Për të shkuar në Deqan duhet të kalohet përmes Pejës nëpër një rrugë me kalldërma dhe kjo rrugë ende përdoret për transport. Në këtë qytet të bukur gjendet edhe Manastiri Ortodoks,që është një lloj krenarie e popullit të Deqant. Marrëdhëniet mes etniciteteve ishin deri diku të mira para luftës ,por lufta ndryshoi çdo gjë,

“Kjo grua e moshuar që u gjend në pus është halla ime.Fshati në cilin ne banojmë është Llapshtica ,disa muaj më herët ishte rrethuar nga ushtria dhe paramiltarët serbë që nga viti 1998.Pudujev ishte qendër e serbëve ngase ishte afër kufive me Serbnë .Në fillim të vitit 1999, UҪK -ja i mobilizoi të gjithë kundër ushtrisë serbe ,policies e paramilitarëve të cilët në vjeshtë të vitit 1998 e bombarduan fshatin dhe i përzun popullatën (Llapashtica gjendet afër Podujevës , 40 minuta vozitje nga Prishtina.Fshati Llapashticë nuk është larg kufirit të Serbisë . Rrethina e këtij fshati shërbeu si vend tranzit për forcat serbe që do të dërgoheshin në Kosovë.)

Mustafë Bajraktari tregon se çka ndodhi në Drenas kur Hasan Bajraktari (29 vjeqarë) dhe Ekrem Bajraktari(40 vjeqarë) u vranë dhe u hodhën në pus. ” Ishte e dielë,28 Mars 1999, në orën 10 të mëngjesit ,kur policia speciale erdhi në shtëpinë tonë e cila gjendet relativisht larg rrugës kryesore në mes të Gllogovcit dhe Skenderajt. Polcia urdhëroi të gjithë anëtarët e familjes ta lëshojnë shtëpinë,Mustafa që ishte fshehur në tavan dëjon 7-8 krisma armësh pasi që familja u largua nga shtëpia, policia u vendosën në shtëpinë e tyre, ndërsa Mustafa qëndroi i fsheur në tavan derisa policia pas dy ditësh e lëshoi shtëpinë . Një muaj më vonë më 18 Prill i gjetëm trupat e pajetë të Hasanit dhe të Ekremit të hedhur në pus,por ne i lamë aty ngase serbët akoma silleshin andej pari. Me 28 qershor 1999 një ekip nga Zvicrra i nxori trupat e tyre nga pusi. Viktima e tretë ishte Shaban Krasniqi(30 vjeqarë) . Ai ishte dhëndri i Mustafës dhe kishte një vajzë(5) vjeqare .Ai u gjet i vdekur nën një mur të rrëzuar.

Ismail Kosumi në aksion të nxjerrjes së kufomave nga puset.