Mbreti i serbëve Milan Obrenoviq dëshironte që shajkaqa e po sa ardhur në Serbi ,të zëvendëson Fesin turk. Kështu që me urdhër shtetëror dhe rregulloret zyrtare u vendos që si pjesë e e obligueshme e uniformës së kufitarëve të Serbisë së kohës (1870) të futet edhe : „šajkaška kapa“, ( kapuçi shajkash ). Por , më tutje ky kapuç shajkash kaloi edhe në uniformat e ushtrisë së rregullt të Serbisë. Rregullat e ushtrisë serbe u vendosën nga ministri ushtarak i Serbisë me 6 Tetor 1877, në të cilat qëndron se ushtarët popullor , marrin nga shteti ,përveç tjerash edhe-— šajkaška kappa ( më vonë shajkaqa)

Literature serbe shpjegon që emri “ shajkaqa: , rrjedhë nga barkat e lumenjve që quheshin shajke.

Dikush i jep aq shumë rëndësi këtij kapuçi sa që mbahet edhe si “ brend serb “ Por, me rastin e kremtimit të 250 vjetorit të themelimit të Bataljonit ushtarak të Shajkës , Veselinka Markoviqi (kustose- historiane) dhe Sinisha Jokiqi (kustos- historian) në Muzeun e Vovodinës në Novi Sad e hapen ekspozitën “ Shajkën e kemi në zemër („U srcu nam šajka“) , Pra ku u rikujtua batalioni luftarak kufitar lumor serb. Në lidhje me shajken ka fakte të pa kontestueshme. Historia e saj fillon nga mesi i shekullit 19-të,kur ushtria austrohungareze i përgatiti uniformat për ushtrinë serbe, sepse ushtarët serb i mbanin në kokat e tyre fesin e kuq , dhe shumë lehtë binin në sy.

Serbët me uniforma të rregullta ushtarake dhe shajkaqen ne krye u paraqitën në luftërat me turqit 1876-1878 . Një fakt shumë me rëndësi është që për shkak të nevojës së mobilizimt të shpejt ; uniformat ushtarake populli i mbante nëpër shtëpija. Ishte edhe krenari , për serbin.

Edhe pantallonat popullore serbe në stilin “ bridge” ( të gjëra lartë e të ngushta ndër gjunj) janë shumë të vonshme.( pas shajkaqes)

Serbët janë shumë të zot për të mëshefur origjinën e tyre, prejardhjen origjinale ; edhe pse në shikim të parë ,kur i lexon shkrimet e tyre të duken se tallen me kapuqin e tyre popullor ” shajkën” , me vjetërsinë e tij , me krenarinë kombëtare serbe për shajkaqen etj ,etj .

Ja një “zbulim “ i ri se nga vjen emri shajka? Në Ukrainë gjatë shekujve XV – XIX është përdorur një lloj barke me katër lopata , shumë e shpejtë nëluftërat e tyre; ata i quajnë shajkat kazake ((kazackaja čajka). (Srpski naziv plovila na rekama crnomorskog sliva šajka znači isto što i čajka u ukrajinskom jeziku: čamac, čun, a reč će potom ući u poljski jezik, gde glasi czajka, i nemački, gde glasi Tscheike (čita se: čajke) i označava ratni brodić. Šajka je lađica za prevoz po reci, poznata pod tim ili sličnim imenom, osim u slovenskim, i mnogim jezicima (mađarski, rumunski, novogrčki, turski, italijanski).

Serbi me shajkaqen ne koke

Por edhe tjetra, serbët aspak nuk i brengos edhe ky emërtim : në rusishte shajka qenka një grupim hajnash dhe banditëshe që plaçkisin , që do të thotë “ anija e hajnave” (što znači: razbojnička lađa.)”

Civilizimi i Persisë ka lënë gjurmë të thella në në kulturën dhe idenë e serbëve. Fiset e tyre jetonin në kuaj ,kurse vendbanimi i tyre ishte qerrja e tërjequr nga buajt. Sipas veshmbathjes , zakoneve , kulturës nuk dalloheshim nga fiset nomade Persiane. Nga kapuçi i tyre e ka prejardhjen edhe e kapuçi i famshëm serb – šajkača ( shajkaqa)”( Miodrag Milanović : Srpski stari vek- etnogeneza Srba).

Një ngjashmëri apo një origjinë e serbëve me fisin e sotëm Kashkai të Iranit.? Kush janë këta Kashkai (Persishtقشقایی)?

Një aglomeracion nomadësh që sot jetojnë në provincat Fars, Huzestan dhe Isfahan . I flasin dy gjuhë, ate persishte dhe gjuhën Kashkai ,gjuhë që i takon familjes së gjuhëve Turke. Kashkait ishin gjithmonë por edhe sot e kësaj dite janë popull nomad blegtoral. Çdo vit shëtisin me kopetë e tyre nga kullosat malore të verës në veriun e Shirazit dhe deri 500 km në kullosat e tyre të dimrit në ultësirat e ngrohta në afërsi të Gjirit Persik.( Hawley, Walter A. (1913) Oriental Rugs Antique & Modern. Reprint:Dover Publications,New York )

Plisi Shqiptar dhe plisi Serb - shajkaqa

Por vetëm një krahasim shumë me vlerë e rëndësi të madhe kohore dhe tradicionale ; Plisi i shqiptarëve dhe “shajkaqa “ serbe. Cilët jemi ne dhe kush janë serbët?

Referencat:

“Srbi nisu složni povodom porekla šajkače” Jovanka Simić .2013

“ŠAJKAČA poreklo i značaj srpske kape” Mile Nedeljković

“Shajkaqa serbe dhe origjina e serbëve” Fahri Xharra

( Librat që e tregojnë prejardhjen turo-avare të serbëve ” Balkan worlds: the first and lastEurope” Traian Stoianovich; “The Cambridge Medieval History Series “volumes 1-5 By J.B. Bury; “The Roots of the Religious, Ethnic, and National Identity of the Bosnian … Denis Bašić; “In Search of the Lost Tribe: The Origins and Making of the Croation Nation “ Osman Karatay etj. etj.)