Ajo që më shtyri në kompletimin e këtij shkrimi ,duke u thirrur në referenca të sigurta është që serbëve t`iu bëhet e ditur se kishin ardhur këndej pari nja 3-400 vjet pasi që krishtërimi ishte legalizuar nga ilirët ( shqiptarët ). Serbëve (sllavëve ) të ardhur pas shekullit 6-7-të iu ësht dashur edhe nja 300 vjet t`i kalojnë si shërbëtor këndej pari mu ne tokat ilire dhe pasta të fillojnë krishtërimin e tyre .
Sjellja e tyre prej patroni të krishterimit në Ballkan është shumë e pa bazë , sepse ata e morën fenë e krishterë shumë e shumë më vonë se ne, e morën shumë vonë po ashtu nga ne.
Objektet fetare kishtare katolike dhe më vonë ato ortodokse në të katër anët e tokave të sotme shqiptare por edhe në ato toka të cilat sot banohen nga ata ishin ndërtuar nga vetë shqiptarët. Shënimet kishtare që ruhen me xhelozi të Konstantinopojës , Vatikanit , Malit Athos i vërtetojnë të gjitha kohërat shqiptare të krishterimi shqiptar dhe atij “ staroslovenski” Ne e kishim fatin e një pushtimi të egër osman për 500 vjet i cili me dhunë na konvertoi , na e ndërroi fenë e një pjese të kombit, por dhe përkundër shekujve të dhunës shqiptarët mbetën në fenë e para dhe pas Ediktit të Milanos (313 pas Kr. ) dhe të dy Këshillave të Nikeas ((325 dhe 381 pas Kr,.)

Të hamendurve nga rradhët e shqiptarëve , dhe “patronëve “ të shpifur serb të krishterimit iu rekomandoj të vazhdojnë leximin e këtij shkrimi. Pra në datat kyçe të fillimit të krishterimit nuk kishte serb këndej pari . Por edhe grekëve t`iu bëhet e ditur se shënimet tregojnë se edhe ata nuk janë patronët e ortodoksisë, sepse ata fesë së krishterë i kanë shkuar prapa nja 300 vjet pas Këshillave të Nikeas.

1.Edikti i Milanos ( 313 pasKr.) (-Kostandini i Madh dhe Edikti i Milanos. Kastriot Marku )

Kostandini I(lat. Flavius Valerius Constantinus), i njohur edhe si Kostandini i Madh, ishte perandor romak me origjinë ilire që sundoi 31 vjet,prej vitit 306 deri në vitin 337pas Krishtit.Ishte djali i komandantit ilir Kostanc Klorit (Constantinus Chlorus) dhe i Elenës
Hapi më i rëndësishmë në politikën e Kostandinit, është pa dyshim ai i nënshkrimit/dhënies së lirisë së fesë përtë krishterët.Kryqëzimi dhe keqtrajtimi i të Krishterëve mori fund dhe bashkëperandori i Kostandinit, Licinius, iu bashkua Kostandinit në lëshimin e dekretit (ediktit të Milano-s) në vitin 313, që ligjëroi pranimin e të Krishterëve në Perandorine Romane.Të dy perandorët përmes ediktit të Milanos shpallen se: «kemi vendosur të garantojmë respektimin e kultit hyjnor, t’u sigurojmë të krishterëve e gjithë të tjerëve që të ndjekin lirisht çdo lloj forme besimi që t’u pëlqejë, me qëllim që çdo hyjni që banon në qiej të na ndihmojë ne e të gjithë ata që janë nën pushtetin tonë…”.Edikti[nga lat. edictum, edicĕre «njoftoj, lajmëroj”që do të thotw “ thuaje jashtë” në kuptimin e një lajmërimi/shpalljeje»], është një shpallje në vlerën e një ligji/dekreti apo dhe një urdhëri që lëshohet nga gjykatësit, i cili shpallet nga ai që ka autoritet/pushtet i quajtur edhe ius edicendi. Edikti i Milanos ishte dokumentiqëi dha krishterimit një status ligjor ekuivalent me fenë tradicionale romake dhe besimet e tjera fetare të shpallura në territoret e Perandorisë.

(Kostandini lindi rreth vitit 280, në Nish (Nassius të Dardanisë Iliri), sot Nishi në Serbi, saktësisht në Mesinë e Sipërme, pranë lumit Nishava, nëntë milje larg lumit Margus (Morava). Nishi ose Nasisus, sikurse kuptohet nga koha në të cilën flasim, ishte një vendbanim ilir/shqiptar, që është përvijuar si i tillë deri aty nga fundi i shekullit tëXIX, d.m.th. pra edhe shumë më vonë se ardhja e Serbëve dhe Sllavëve të tjerë në Europën Juglindore në shekullin e VII. Kështu që origjina e Perandorit Kostandini i Madh, me të drejtë pranohetsi iliro-shqiptare nga historiografia serioze. Në një aspekt tjetër kuptimor, duket qartë se përpos faktit të predikimit të Shën Palit në viset e Ilirisë, me Kostandinin, dëshmohet sërish se qenë ilirët paraardhësit e shqiptarëve të sotëm ata që pranuan dhe përhapën zyrtarisht Krishtërimin në Europën pagane)

(Perandori Kostandini i Madh, u pagëzua i Krishterë, pak para vdekjes së tij mesditën e 22 majit 337.Sipas porosisë së tij, funerali ishte madhështor.Akti i konvertimit të Kostandinit nga pagan në të krishterë, përbën një akt historik jo vetëm pse shembulli i tij u ndoq nga nji numër i madh nënshtetasish të perandorisë, por edhe sepse me këtë rast, mbas tre shekujsh përndjekjeje në perandorinë romake, krishtërimi nisi të marrë frymë lirisht.Kostandini i Madh konsiderohet si një ndër njerëzit më me ndikim në të gjithë historinë. Ai ështënjë ndër figurat më të mëdha të historisë Europiane dhe pa asnjë dyshim edhe asaj iliro-shqiptare gjatë mijëvjeçarin të parë. Ai ishte një nga ilirët e shumtë që arritën të ishin perandorë të Romës, ndoshta më i madhi dhe më i zoti prej tyre, shtetin e së cilës e riorganizoi dhe ndërtoi me fitoren përfundimtare të krishterimit në fundin e shekullit të katërt duke u shndërruar kështu në figurë qendrore që themeloi Europën e krishterë të mesjetës.

2.Këshillat e Nikeas ( 325 dhe 381 ) ( nga burimet e Kishes Ortodokse të Shqipërisë

Besorja e Nikeas duhet të quhet Besorja Nikeo-Konstandinopolitane, meqenëse ajo u formulua në Sinodin e Parë Ekumenik të Nikeas (325) dhe në Sinodin e Dytë Ekumenik të Konstandinopojës (381).

Në Kishë Besorja quhet zakonisht Simboli i Besimit, që do të thotë literalisht “mbajtja së bashku” dhe “shprehja” ose “rrëfimi” i besimit. Në Kishën e hershme ekzistonin forma të ndryshme të pohimit të besimit të krishterë; domethënë “besore” të ndryshme. Këto besore ishin përdorur fillimisht në lidhje me Pagëzimin. Përpara se të pagëzohej një person duhet të pohonte besimin.

Me kalimin e kohës, vende të ndryshme kishin pohime të ndryshme besoresh, të gjitha, duke pohuar të njëjtin besim, por, duke përdorur forma e shprehje të ndryshme. Këto forma besoresh u bënë më të zgjeruara dhe më të detajuara, sidomos në ato zona ku pati debate rreth besimit dhe ku lindën herezira të ndryshme.

edicti-2

Mbas debatit rreth Birit të Perëndisë, Fjalës Hyjnore, lindi një tjetër debat, që lidhej në mënyrë esenciale me të, debati rreth Shpirtit të Shenjtë. Formulimi që u hartua në Sinodin e Konstandinopojës më 381, që njihet si Sinodi i Dytë Ekumenik, i dha fund këtij debati. Formulimi i këtij sinodi iu shtua deklarimit të Nikeas:
-Dhe (ne besojmë) në Shpirtin e Shenjtë, Zot, jetëbërës, që buron prej Atit, që adhurohet e lavdërohet bashkë me Atin e me Birin, që foli me anën e profetëve.
-Në një Kishë të shenjtë, katholike (të përgjithshme) dhe apostolike.

Pra ,i tërë shkrimi është për në dijeni të serbëve dhe grekëve porse edhe shqiptarëve që e vejnë veten në data të vonshme historike !