Përpjekja e palodhshme e qarqeve të ndryshme për njollosjen e figurave tona kombëtare, është e qëllimshme dhe bëhet për një qëllim të vetëm i cili krijon një proces zinxhiror që në fund e ka për detyrë shkombëtarizimin tone. Kjo bëhet me qëllim që shqiptarët të humbin mbamendësinë kolektive dhe të humbin rrjedhën normale të origjinës së tyre. Qëllim i fundit është që të krijohet një popullatë amorfe që nuk di dhe nuk ka asgjë të përbashkët me qytetërimin evropian. Me këtë, ne humbim gjithçka, më e rëndësishme është se humbim ndjenjën për tokën tonë. (Liridon Disha)

“Pas Betejës së Kosovës (1389), serbët e këtuhit u shpërndanë. Një numër i madh i tyre përfunduan në Shqipëri ku filloi vala e madhe e islamizimit të tyre. Të bijtë dhe nipërit e atyre serbëve të cilët kishin luftuar në Kosovë, gjithmonë e paskan pas ruajtur kujtimin e tyre për gjyshërit e dikurshëm”, – shpjegon historiani Gjuretiç duke shtuar se mbi 80 përqind e shiptarëve të sotëm, nga burimet relevante historike, janë me origjinë serbe, dhe janë po ata serbë të islamizuar pas Betejës së Kosovës. “Por islamizimi më i madh  i serbëve, sipas burimeve të tyre, qenka rritur shumë në shek. XVII-të dhe në fillim të shek. XVIII-të, sepse si arnautë ata paskan pasur më shumë të drejta ose sipas burimeve të tjera, shumë serbë e paskan pranuar islamizimin si një domosdoshmëri të dreqit duke pritur gjithmonë që një ditë do të kthehen në rrjedhën e të parëve të tyre. Shumë gjenerata të para të konvertuara në islam, e paskan ruajtur gjuhën e tyre dhe festat e tyre fetare. (Shënime serbe)

Por për çudi, ata arnautët nuk e paskan ndier vehten as si turq e as si shqiptarë; dhe ata sot nuk po e ndiejnë më vehten as si serbë. Deri në fundin e shekullit të XIX-të, arnautë të shumtë i mbanin mbiemrat e tyre të vjetër. Në Drenicë paskan qenë Dokiqët, Veliqët, Marushiqët, Zoniqët,Raçiqët ,Geciqët, etj., të cilët sipas tyre, ishin me origjinë serbe. Situatë e njëjtë ishte edhe në Pejë dhe rrethinën e saj ku jetonin shumë serbë të islamizuar dhe albanizuar, si psh.: Stepanoviqët, Bojkoviqët, Dekiqët, Lekiqët,  Stojkoviqët, etj. (“Knjiga o Kosovu”, Dimitrije Bogdanoviq,1985).

Dhe ja, një gjë është e vërtetë, se serbët atë që e shkruajnë, bëjnë ç’është e mundur që ta jetësojnë; ata e duan të vetën. Ata, nga një grup ardhacakësh të paorigjinë, e krijuan shtetin e tye. E krijuan kombin e tyre , e rritën. Dhe po e rrisin vazhdimisht, me ne.             “Në Fier u çel zyra e komunitetit serb. Në këtë ceremoni, veç përfaqësuesve të shoqatës së  komunitetit “Jedinstvo”, merrnin pjesë përfaqësuesi i Ministrisë së Diasporës si dhe ambasadori i Serbisë në Shqipëri, Miroljub Zariq. Po po, pikërisht në Fier, në Shqipëri. Më pas, ambasadori dhe përfaqësuesi i Ministrisë Serbe të Diasporës, vizitoi pjesëtarët e komunitetit “serb” në fshatin Rreth-Libofshë të Fierit. Kryetari i shoqatës serbe “Jedinstvo”, Eqerem Duleviq, ka deklaruar se në këtë qark, numërohen 2.500 anëtarë (nuk është e vërtetë sepse ata janë vetëm 450 veta, vërejtje nga F.Xharra) të këtij komuniteti.” (marrë nga agjensitë e lajmeve)

“Jemi në zemër të kohës së paradokseve i nderuar, mos të na duket çudi sepse ende nuk është thënë më e madhja, prandaj le të gëzohemi për momentin”, më thotë Bujar Koçi.  “A thua çfarë na pret, çfarë është ajo më e madhja që ende nuk na është thënë ?!

“Është shqetësuese se si mbijnë këto shoqata sllavësh në Trupin e Shqipërisë”, do të shtonte Dalip Greca.

Sot shoqatë, nesër pakica e pasnesër duan autonomi. Sot shoqata të të ardhurve, e nesër serbë autoktonë. “Serbia deri në Tokio”, thoshte kryekrimineli Vojisllav Sheshelj.

“Serbët” (shqiptarët e sanxhakut, F.Xh) e Libofshës së Fierit, erdhën në kohën rreth vitit 1924, pas krimeve serbe që bëheshin mbi ta në Sanxhakun e Novi Pazarit. Të gjallët e mbetur, i kishin hipur në anije për t`i dërguar diku në Anadoll, por edhe provuan t`i mbysin duke fundosur anijen. Falë ndihmës së Mbretit Leka Zogu, ata u shpëtuan dhe iu bë e mundur të vijnë në Shqipëri. Atyre iu dhanë dokumente shqiptare, iu dha tokë dhe jetë … por tani gjërat ndërruan dhe bijtë e tyre e shohin vehten si serbë.                                Dikush mund të pyesë se pse kjo dukuri ndodh në Shqipëri, dhe jo në Turqi ku janë me qindra mijëra shqiptarë të atij Sanxhaku? Përgjigja është e thjeshtë: Thjesht, sepse aty  nuk guxojnë. Diçka po zihet. Shqipëria tani është kthyer në lodër të lodrave të kurdisura.

Këtu janë rrëmoqët që e lejuan këtë paçavër të rastit e me pasoja shumë të rënda.

Për më shumë fakte prej kësaj të vërtete, mund të shikoni në këtë link:  ëëë.youtube.com/ëatch?v=qLd7YqfuN88

Dhe loja me ne ende vazhdon. Dëshira e serbëve për ta futur në grusht Shqipërinë, nuk njeh kohë, as metodë e as rrethana. Vazhdojmë me fakte të tjera. “Banorët me prejardhje sllave në Shqipëri”, ishte tema e një simpoziumi ndërkomëtar që ishte mbajtur në Cetinë  ( Mali i Zi, në vitin 1990) (“Становништво словенског поријекла у Албанији” – Зборник радова са међународног научног скупа одржаног на Цетињу 21, 22. и 23. јуна 1990. године)

Çfarë u tha në atë simpozium? Sërish konstatojmë se serbët nuk flasin kot, atë që e shkruajnë, edhe e bëjnë. E ne historikisht kemi qenë kontribuesit më të mëdhenj në realizimin e planeve të tyre. Heshtje në vetëdijen tonë, por bubullimë e vetëtimë në planet serbe.

“Për gjurmët e popullatës më të vjetër sllave në territorin e Shqipërisë së sotme, shënimet më të thukëta deri sot, i ka shkruar sllavisti rus Atanasije Selishqev në librin e tij: “Vendbanimet sllave në Shqipëri” (“Славянское население в Албании”, Софија, 1931).

Profesori Radmilo Marojeviq, duke i analizuar sllavizmat në gjuhën shqipe dhe në dialektet e saj në perspektivën e të gjitha të folmeve sllave, si dhe huazimeve sllave në gjuhët ballkanike josllave, na jep mundësinë e formimit të një “pejsazhi” të vërtetë etnik dhe gjuhësor sllav që në kohën e hershme të sllavëve në Ballkan. S’më mbetet gjë tjetër veçse të them: Gjuhëtarë, ku  jeni? Gjuhëtar, mos rri po duku gjuhëtar!

Këngëtari i njohur Dervish Shaqa këndonte: “E  kem pas` fatin e zi, qysh se na erdh dreqi kojshi”. Ai, që moti na e kishte tërhequr vërejtjen, po ne sot ku jemi? E dini hipotezën e Gravacit- Brataniqit mbi gjuhën shqipe?

Kam pasur gjithmonë një brengë të madhe në vetvete që të shpreh mendimin tim për shqiptarët ortodoksë të Vrrakës (të ashtuquajturit nga ne shkijet e Vrrakës). Duke bërë krahasime, përngjasime, kryqëzime mendimesh, lexime e konsultime të literaturës serbe e cila dihet që është përvetësuese, analogji me shqiptarët ortodoksë të Gjakovës dhe lidhjet e tyre farefisnore  me ata të Vrrakës; pastaj më vjen ndërmend qëndrimi shumë i mençur dhe largpamës i Mbretit Zog ndaj vrrakasve. Të gjitha këto, më sjellin në përfundim se ata ishin asgjë më pak se shqiptarë ortodoksë. “Grumbullimi” i tyre në fshatrat përgjatë Lumit Vrrakë në veri të Shkodrës, i përket nuancave dhe konteksteve të ndryshme të ardhjes. Përveç ortodoksëve të vendit të nënçmuar dhe të veçuar nga rrethi, aty patën gjetur strehim edhe ardhacakët e tjerë shqipëtarë nga tokat e shqiptarëve në Mal të Zi, të detyruar nga motivet e ndryshme e më së shpeshti nga gjakmarrja.Kësaj rradhe nuk dua të shpjegoj, si dhe pse ata u bënë shumë agresiv, por dua të nënvizoj se të mashtruar nga sllavët fqinjë ata u bënë shpesh edhe vrasësit tanë. E njëjta gjë vlen edhe për shqiptarët ortodoksë të Kosovës (apo si i kemi quajtur ne me përbuzje: shkijet) të cilët në luftën e fundit të Kosovës dolën nga rrethi i tyre normal, duke iu bashkangjitur serbëve në krime. Shikoni, shkrimi nuk ka lidhje me dhimbsurinë, ky është thjesht një vështrim historik dhe kundërvënie e propagandës serbe të përvetësimit.

Në simpoziumin e përmendur më  lart, u trajtua edhe tema: Prejardhja e Vrrakasve të sotëm (Poreklo savremenih Vračana). “Pjesa e Vrrakës, në veri të Shkodrës, gjatë shekullit të XIX-të, përbëhej nga fshatrat: Raš, Kule, Stari ili Vezirov Borič, Mladi ili Muhtarov Borič Kotrobudan, Gril i Omara sa zaseocima Turajlija i Begove ili Kranjske kuće. (emrat janë shënuar ashtu siç janë prezantuar në Simpozium).                                        Zona në të cilat ka jetuar kryesisht popullata sllave e fesë ortodokse, gjendet në krahinën e Koplikut mbi të cilën kishin mbretëruar Dukagjinët. Nëpër Vrrakë kalonte rruga që lidhte brendinë me Detin Adriatik. Qendra e Vrrakës në fund të shekullit XIX-të dhe në fiilim të shekullit XX, ishte në fshatin Boriq ku kishte një seli të xhandarmërisë, kishë dhe shkollë. (Zapisi, maj 1939, 304-305,; T. Trpić, “Nikola Musulin”, “Bratstvo”, XIV.4. F. M. Protić, nav. rad 5; I. S. Jastrebov, “Podaci za istoriju srpske crkve”, Beograd 1879, 180-181, 304-308.)

“Vrrakasit gjatë shekullit XIX-të, i takonin Parohisë së Shkodrës  të metropolisë së Rashkës dhe Prizrenit, e cila i përfshinte të gjithë serbët në tokat e sotme të Shqipërisë  dhe nën juridikcionin e Kishës Pravosllave Serbe”. Pastaj vazhdohet: “Në vitin 1856 u themelua Konsulata ruse në Shkodër e cila mbronte interesat e popullatës serbe në Vilajetin e Shkodrës. (Sa zemërgjerë Perandoria Osmane e kohës!)

Serbët me dhëmbje ankohen për kohën e sundimit të Mbretit Zog. Ata në fillim u këndellën ekonomikisht dhe lirisht i shfaqnin ndjenjat e tyre fetare. Fëmijët shkonin në shkollë dhe mësimin e vazhdonin në gjuhën e tyre amtare serbe.

“Por kur Zogu, rreth vitit 1928, e pa vehten të fortë në sundimin e tij, atëherë goditja e parë i qëlloi vrrakasit. Në mënyrë ultimative u vendos që mesha dhe të gjitha shërbimet fetare, festat shpirtërore, pagëzimi i fëmijëve, kurorëzimet e martesave dhe  ceremonitë e varrimit, të kryhen në gjuhën shqipe. Po ashtu u venbdos edhe marrja e përdorimi i kalendarit Gregorian, siç ndodhte për të gjithë ortodoksët e tjerë që i kishte pranuar Kisha Autoqefale Shqiptare. Në shkollën fillore të Vrrakës u fut gjuha shqipe. Prifti ortodoks Velisha Popoviçi (nga Mali i Zi) u largua dhe në vend të tij erdhi udhëheqësi shpirtëror shqiptar”, përfundon së ankimuari Simpoziumi i përmendur.

Por ku jemi sot? Serbëve nuk iu duhet më shumë se tolerimi ynë: “Serbia do Tokia”.