Përpjekja e palodhshme e qarqeve te ndryshme për njollosjen e figurave tona kombëtare është e qëllimshme dhe ajo bëhet për një qellim të vetëm i cili krijon një proces zinxhiror që në fund e ka për detyrë shkombetarizimin tonë! Kjo bëhet me qëllim që shqiptarët t ëhumbin mbamendesinë kolektive dhe te humbin rrjedhen normale të origjinës së tyre. Qëllim i fundit është që të krijohet një popullatë amorfe që nuk di dhe nuk ka asgjë të perbashkët me qyteterimin Evropian. Me këte , ne humbim gjithcka, më e rëndesishme e humbim ndjenjën për tokën tonë (Liridon Disha)

Bizanti – Koha e Justinianit të I-rë: Iliret me qeleshe

“Pas Betejës së Kosovës (1389) ,serbët e këtuhit u shpërndanë. Një numër i madh i tyre përfunduan në Shqipëri ku filloi vala e madhe e islamizimit të tyre. Të bijtë dhe nipërit e atyre serbëve të cilët kishin luftuar në Kosovë gjithëmonë e paskan pas ruajtur kujtimin e tyre për gjyshërit e dikurshëm- spjegon historiani Gjuretiq duke shtuar se mbi 80% të shiptarëve të sotëm ,nga burimet relevante historike, janë me origjinë serbe, dhe janë po ata serbë të islamizuar pas Betejës së Kosovës.”Por islamizimi më i madh i serbëve,sipas burimeve të tyre ,qenka rritur shumë në shek.XVII dhe në fillim të shek.XVIII-të se pse si arnautashë ata paskan pas më shumë të drejta ose sipas burimeve tjera shumë serb e paskan pas pranuar islamizimin si një domosdoshmëri të dreqit duke pritur gjithmonë që një ditë do të kthehen në rrjedhën e të parëve të tyre. Shumë gjenerata të para të kovertuara në islam e paskan pas ruajtur gjuhën e tyre dhe festat e tyre fetare. . ( (Shenime serbe)

Por për çudi ata arnautashët nuk e paskan pas ndier vehtën as si turqë e as si shqiptarë ; por ato sot nuk po e ndiejkan vehtën më as si Serbë. Deri në fundin e shekullit 19-të arnautashë të shumtë i mbanin mbiemrat etyre të vjetër Në Drenicë paskan pas qenë Dokiqt,Veliqt,Marushiqt, Zoniqt,Raçiqt ,Geciqt, të cilët shifë që ishin me origjinë serbe. Situatë e njejtë ishte edhe në Pejë dhe rrethinën e saj ku jetonin shumë serbë të islamizuar dhe albanizuar: Stepanoviqt,Bojkoviqt, Dekiqt,Lekiqt ,Stojkoviqt etj. (Knjiga o Kosovu, Dimitrije Bogdanoviq1985),

Dhe ja ,një gjë është e vërtetë se serbët atë që e shkruajnë edhe e jetësojnë ; e duan vetën Ata, nga një grup ardhacakësh të pa origjinë e krijuan shtetin e tye. E krijuan kombin e tyre ,e rritën.Dhe po e rrisin vazhdimisht , me ne.

”Në Fier u çel zyra e komunitetit serb. Në këtë ceremoni, veç përfaqësuesve të shoqatës së komunitetit “Jedinstvo”, merrnin pjesë përfaqësuesi i Ministrisë së Diasporës si dhe ambasadori i Serbisë në Shqipëri, Miroljub Zariq. Po ,po, mu në Fier , në Shqipëri. Me pas ambasadori dhe përfaqësuesi i Ministrisë Serbe të Diasporës vizituan pjesëtarët e komunitetit ” serb” ne fshatin Rreth-Libofshë të Fierit. Kryetari i shoqatës serbe “Jedinstvo”, Eqerem Duleviq, ka deklaruar se në këtë qark numërohen 2 500 ( nuk është e vërtetë , ata janë vetëm 450 veta fxh) anëtarë të këtij komuniteti.” ( agjensitë e lajmeve)

”Jemi në zemër të kohës së paradokseve i nderuar,mos të na duket çudi ende nuk është thënë më e madhja,prandaj le të gëzohemi për momentin (Bujar Koçi) ” Athua çka na pret , çka është ajo më e madhja që ende nuk na është thënë?

Është shqetesues se si mbijnë këto shoqata sllavësh ne Trupin e Shqiperisë(Dalip Greca).

Sot shoqate e nesër pakica e pas nesër autonomi. Sot shoqata të të ardhurish , e nesër serbë autoktonë: ” Serbia deri në Tokio” thoshte kryekrimineli Sheshelj..
”Serbët”( shqiptarët e sanxhaut fxh) e Libofshës së Fierit , erdhen në vitet 1924 pas krimeve serbe që bëhëshin mbi ta në Sanxhakun e Novi Pazarit. Të gjallët e mbetur i kishin hypur në anije për t`i dërguar diku në Anadoll ,por edhe deshtën t`i mbysin duke fundosur anijen. Falë ndihmës së Mbretit Zogu ata u shpëtuan dhe iu bë e mundur të vijnë në Shqipëri. Iu dhanë dokumenta shqiptare dhe toka dhe jetë … por tani gjërat ndërruan dhe bijtë e tyre e shohin vetën si serb . U bë ,po pse në Shqipëri, pse jo në Turqi ku janë me qindra mijëra shqiptarë të atij Sanxhaku? Thjesht aty nuk guxojnë. Diçka po zihet. Po Shqipëria , tani lodër e lodrave të kurdisura.
Këtu janë rrëmoqët që e lejuan këtë paqavër të rastit e me pasoja shumë të rënda.

Pra të vërtetën shikoni në këtë video.

Dhe loja me ne vazhdon.

Por dëshira e Serbëve për ta futur në grusht Shqipërinë nuk njef kohë, as metodë e as rrethana .Të vazhdojmë: ” Banorët me prejardhje sllave në Shqipëri” , ishte tema e një simpoziumi ndërkomëtarë që ishte mbajtur në Cetinë ( Mali i Zi , në vitin 1990) (“Становништво словенског поријекла у Албанији” – Зборник радова са међународног научног скупа одржаног на Цетињу 21, 22. и 23. јуна 1990. године)

Çka u tha në atë simpozium? ,të shofim se serbët nuk flasin kot ,ate që e shkruajnë edhe e bëjnë , e ne historikisht kemi qenë kontribuusit më të mëdhenj në realizimin e planeve të tyre. Heshtje në vetdijën tonë, por bumbullimë e vetëtimë në planet serbe.

” Për gjurmët e popullatës më të vjetër sllave në territorin e Shqipërsisë së sotme deri më tani shënimet më të thukta na i ka shkruar slavisti rus Atanasije Selishqev në librin e tij:
“Славянское население в Албании” (Софија, 1931) ( Vendbanimet sllave ne Shqipëri).

Duke i analizuar (Profesori Radmilo Marojeviq )slavizmat në gjuhën shqipe dhe në dialektet e saj në perspektivën e të gjitha e të folmeve sllave si dhe huazimeve sllave në gjuhet balkanike jo sllave na e jep mundësinë e formimit të një rekonstruimi të vërtetë të një ”pejsazhi” etnik dhe gjuhësor sllav të kohës së hershme të sllavëve në Ballkan.” . Gjuhëtar ,ku jeni ? Gjuhëtar ,mos rri po duku gjuhëtar.!

Këngëtari i njuhur Dervish Shaqa këndonte: “ E kem pas` fatin e zi , qysh se na erdh dreqi kojshi” – ai ,që moti na e kishte tërhjekur vërejtje. Po na sot , ku jemi? E dini Hipotezën e “Gravacit_ Brataniqit “mbi gjuhën shqipe?

Një brengë të madhe që e kam pasur gjithëmonë që të shprehi mëndimin tim për shqiptarët ortodoks të Vrrakës ( t`ahtuquajturit nga ne : shkijet e Vrrakës).Duke bërë krahasime , ngjasime, kryqëzim mendimesh; lexim të literatyrës serbe e cila dihet që është përvetësuese; analogji me shqiptarët ortodoks të Gjakovës dhe lidhjet e tyre farefisnore me ata të Vrrakës; pastaj qëndrimi shumë i menqur dhe shumë largëpamës i Mbretit Zogu ndaj vrrakasve ne kohën e tij të sjellin një përfundim se ata ishin asgjë më pak se shqiptarë ortodoks.Një”grumbullim “i tyre në fshatrat përgjatë Lumit Vrakë në veri të Shkodrës është i ngjyrave të ndryshme të ardhjes ; përveq ortodoksëve të vendit të nëçmuar dhe të vequar nga rrethi aty kanë gjetur strehim edhe ardhacakët tjerë shqipëtar nga tokat e shqiptarëve në Mal të Zi ,të detyruar nga motivet e ndryshme e më së shpeshti nga gjakmarrja. Kësaj rradhe nuk dua të spjegoj , si dhe pse ata u bënë shumë agresiv dhe të mashtruar nga sllavët fqinj ishin shpesh edhe vrasësit tonë. E njejta gjë vlenë edhe për shqiptarët ortodoks të Kosovës ( apo si i kemi quajtur ne me përbuzje :shkije) të cilët në luftën e fundit të Kosovës kishin dalur nga rrethi i tyre normal duke iu bashkangjitur serbëve në krime. Shikoni , shkrimi nuk ka lidhje me dhimbsuri është thjesht historik dhe kundëvenje propaganës serbe të përvehtësimit.

Në simpoziumin e përmendur më lartë ishte edhe tema : Prejardhje e Vrrakasve të sotit (Poreklo savremenih Vračana). “Pjesa e Vrrakës ,në veri të Shkodrës gjat shekullit 19 përbehej nga fshatrat :, Raš, Kule, Stari ili Vezirov Borič, Mladi ili Muhtarov Borič Kotrobudan, Gril i Omara sa zaseocima Turajlija i Begove ili Kranjske kuće. ( me qëllim mbeta në emrat ashtu si i kan shkruar në simpozium), në të cilat ka jetuar kryesisht popullata sllave e fesë ortodokse ( ???fxh) gjendet në krahinën e Koplikut mbi të cilën kishin mbretëruar Dukagjinajt. Nëpër Vrrakë kalonte rruga qëe lidhte mbrendinë me Detin Adriatik.. Qendra e Vrrakës në fund shekullin 19 dhe fiilimi e të 20-it ,qendra e saj ishte në fshatin Boriq me seli të xhandarmërisë ,me kishë dhe shkollë. (Zapisi, maj 1939, 304-305,; T. Trpić, “Nikola Musulin”, “Bratstvo”, XIV.4. F. M. Protić, nav. rad 5; I. S. Jastrebov, “Podaci za istoriju srpske crkve”, Beograd 1879, 180-181, 304-308.)

“ Vrrakasit gjatë shek.19 i takonin Parohisë së Shkodrës të metropolisë së Rashkës dhe Prizrenit e cila i përfshinte të gjithë serbët (? Fxh) në tokat e sotme të Shqipërisë dhe nën juridikcionin e Kishës Pravosllave Serbe”. Pastaj vazhdohet:” Në vitin 1856 u themelua Kosulata Ruse në Shkodër e cila i mbronte interesat e popullatës serbe në Vilajetin e Shkodrës ( Sa zemërgjerë Perandoria Osmane e kohës!)

Serbët me dhëmbje ankohen për kohën e sundimit të Mbretit Zog Ata në fillim u këndellën ekonomikisht dhe lirisht i kryenin dhe i çfaqnin ndjenjat e tyre fetare . Fëmijt shkonin në shkollë dhe nësimin e vazhdonin në gjuhën e tyre amtare(?) serbe.

“Por kur Zogu ,rreth vit 1928 e pa vehten të fortë në sundimin e tij , atëherë goditja e pare i qëlloi Vrraksit. Në mënyrë ultimative u që meshadhe të gjitha shërbimet fetare si gjatë festave shpirtrore ,pagëzimi i fëmijve ,kurorëzimet e martesave dhe ceremonitë e varrimit të kryhen në gjuhën Shqipe si dhe marrja e kalendarit Gregorian si të gjithe ortodokët tjerë që kisha Autoqefale Shqoptare e kishte pranuar.Në shkollën fillore të Vrrakës u fut gjuha shqipe.Prifti ortodoks Velisha Popoviqi ( nga Mali i Zi) u largua dhe erdhi udhëheqësi shpirtëror shqiptar” përfundon së ankimuari simpoziumi i përmendur.

Pra , ku jemi sot , serbëve nuk iu duhet shumë se me tolerimin tonë e mbi ne : “Serbia do Tokia”