Trajneri i Ukrainës, AndrijShevçenko, i ka çmendur serbët me deklaratat e dhëna pas ndeshjes me Kosovën, të cilën skuadra e drejtuar prej tij e fitoi 3-0 në fushën asnjanëse të Krakovës në Poloni.( albeu.com )

Pas ndeshjes, trajneri i Ukrainës i ka quajtur futbollistët e Kosovës si shqiptar  dhe kjo ka bërë që gazeta e njohur serbe “Telegraf” t’i kushtojë një artikull të zgjeruar kësaj deklarate. “Ç’ka ka thënë Shevchenko i madh për Kosovën pas ndeshjes?”, është titulli i “Telegraf.rs”.

(U izjavi posle meča legendarnog Ševe, omakla mu se izjvava koja nije u okviru ”politički korektnog” govora, jer je nazvao stvari pravim imenom. Reprezentativce Kosova je nazvao Albancima posle pobede od 3:0 )

Në gjëra të vogla shihen qëllime e mëdha .Pra,  sipas kësaj Serbia po e shika me admirim emërtimin e shqiptarëve të Kosovës si kosovar  . Pra me siguri qenka plan serb e jo amerikan si e thotë dikush në një shkrim të tij.

Duke rrëmuar në skedarin e Bibliotekës së Institutit të Gjuhësisë dhe Historisë, më shkuan sytë tek një titull: «Antologjia e klasës së III-të të Shkollës së Mesme » (Botimi Ministrisë së Arsimit, Tiranë 1946 redaktor Aleksandër Xhuvani ). Ç’farë shkruhej për origjinën e gjuhës sonë, në vitin e parë të shtetit të lirë shqiptar? « Shqipja jonë, mbas studimesh të thella të bame prej gjuhëtaret, ka dalë prej ilirishtes që flisnin Ilirjanët. Siç dihet prej Historisë, Ilirjanët kanë qenë stërgjyshërit tanë … Por shqipja jonë siç e vërtetojnë shumë dijetarë e gjuhëtare, ka elemente edhe të trakishtes….. . Edhe shkrimtarët e shek. 16, 17 si Buzuku, Budi, Frangui Bardhi, etj përmendin fjalën gjuhë t’arbëneshe për të kallëxue gjuhën shqipe. Bogdani në veprën e vet “Cuneus prophetarum”. . . përmend për të parën herë fjalën “shqip”; emni shqiptar përmendet se parit që nga viti 1362 (f 7, 8)( Fatbardha Demi, Gjuha shqipe )

“Unë jam shqiptar Kosove sepse stërgjyshërit e mi kanë dhënë shpirtin për këtë vend . Unë jam shqiptar Kosove sepse stërgjyshërit e mij nuk shihnin kufij mes Shqipërisë. Unë jam shqiptar Kosove sepse e kam njohur çdo element të masakrave të tmerrshme të bëra mbi vëllezërit e motrat e mija kosovare ! Unë jam shqiptar Kosove sepse respektoj Haxhi Zekën, Hasan Prishtinën, Isën e madh, Azem e Shote Galicën, Sulejman Vokshin, Idriz Seferin, Bedri Pejanin, Ahmet Delinë, Shaqir Smaken e shumë të tjerë. Ata janë heronj për mua !! Ata kanë një gjak me mua !!! Unë jam shqiptar Kosove sepse Adem Jashari, Zahir Pajaziti e shumë të tjerë, luftuan për të njëjtin flamur, sepse në shpirtin e tyre ishte i njëjti vrull si burrat e qëmoti !!! ( Marin Mema: Unë jam shqiptar Kosove! )  Nuk kemi ndasi , përkundrazi jemi shqiptarë Kosove, Çamërie, Sanxhaku, Presheve, Plave e Gucie, Podgorice , Shkupi e kështu me rradhë !! Jemi shqiptarë të shtetit të Kosovës !

“Për çfarë do të shërbejë krijimi i kombit Kosovar përveçse përçarjes se
metejshme ndër shqiptare? Kujt do ti interesonte ndërzimi shqiptareve kundër shqiptareve? A nuk është vepruar në të njëjtën mënyrë me të gjitha kohërat kundër nesh kështu? Ka shumë pyetje të cilave po t’ju shkohet deri në fund mund të kuptohet mjaft mirë arsyeja e tradhtisë ndaj shqiptarëve….

Ndërkohë tradhtia vazhdon !Por… Është ne grahmat e fundit!

Qarqet e ndryshme që kane mbajtur gjallë afshin e ndërzimit antishqiptar kane filluar te tkurren . Shume nga shtetet Evropiane po i shohin Shqiptaret me një sy me real. Politikat e tyre ndaj Shqipërisë e shqiptareve pritet te marrin një drejtim tjetër. Drejtimin e të vërtetës dhe barazisë . Italia ky shtet gjigant industrial po tregon prej disa kohesh shenja afërsie dhe përkrahje edhe pse duket e pa besueshme, këto shenja priten dhe prej fqinjëve me djallëzore qe kemi pasur si Serbia dhe Greqia. Ne ketë rruge te heqjes se barrierave integruese ndaj shqiptareve mbetet ende Turqia, por, sado qe Turqia te pengoje, unë besoj se, fundi i tradhtive dhe dredhive ndaj Shqipërisë e shqiptarëve është i afërt.

Shqiptarët meritojnë vëmendje dhe vlerësim sepse kur kjo ndodh ata japin maksimumin.

Ne fund te fundit shqiptaret nuk kane qene kurrë inferior ne asnjë drejtim dhe ky inferioritet artificial qe u është imponuar shqiptareve sidomos këto dy shekujt e fundit ka ardhur koha te eliminohet plotësisht. Sot, shqiptaret janë pjese aktive ne shumicën e globit dhe ne çdo kontinent. Shqiptaret jo rralle janë pjese e elitës se artit,te sportit ,te shkencës e te profesioneve nga me te ndryshmet. Ajo qe deri me sot ka munguar tek shqiptaret është shkëlqimi ne politike dhe kjo, jo se shqiptaret nuk i kane pasur mundësitë por sepse te aftëve ju është penguar ngjitja në elitën e politikës shqiptare. Stimulimi i klikave shoviniste antishqiptare ka investuar dhe investon që politika shqiptare të uzurpohet nga individë qe vetëm Shqipërisë e shqiptareve nuk u kane shërbyer. Është i pamohueshëm fakti se ti mohosh shqiptareve lirinë dhe Atdheun do te thotë te ndezësh një zjarr te madh dhe tashmë (për të shmangur ndezjen e këtij zjarri) është koha që sa më shpejt, shqiptarëve tu njihen të drejtat e tyre dhe te mos nëpërkëmben më . Vetëm kjo do të vendoste njëherë dhe përgjithnjë paqen në rajon dhe në mbarë Evropën.( Aristotel Petro 14 Tetor 2016, Kombit Kosovar! )
Një shans tjetërsimi shqiptaret e kishin duke u deklaruar turq dhe duke u dëbuar ne Turqi. Prandaj, ideja e kosovaristeve per “kombin kosovar” është ide serbofile. ( G.M )
“Shqiptarët e Kosovës janë shpirti i kombit shqiptar dhe Kosova është djepi i shqiptarizmës. Kosovën nuk e bëjnë shtet dhe as komb ardhacakët sllavë, turq dhe joshqiptarët e tjerë që janë 5% e popullsisë së saj. Kosova është shtet i kombit shqiptar dhe shqiptarët kanë qenë dhe janë e jetojnë në Kosovë me mijra vjet aty, janë autoktonë dhe janë pjesa më heroike dhe më vitale i kombit shqiptar, dhe Shqipëria pa Kosovën shqiptare nuk ka as histori madje.

A nuk është vetë historia ajo që flet; A nuk është Kosova dardane ajo e cila është përballur  dhe ka sfiduar Perandorine  romake  dhe  fiset barbare avare, sllave etj., për 15 shekuj; a nuk është Vilajeti i Kosovës shqiptare si shteti i parë shqiptar në territorin e të cilit ishte por edhe është kryeqëndra më e madhe dhe më e shënjtë shqiptare, Shkupi, prej emrit të së cilit vjen dhe emri shqiptar dhe Shqipëri, Shkupi , vëndlindja e  Shën Terezës shqiptare.( Skënder S. Kapiti )

Përfundimisht dhe pa hamendje ; Nuk ka komb Kosovar !