Më erdhi shumë keq kur e lexova këtë: The word thēsauros is of uncertain etymology (https://en.wikipedia.org/wiki/Thesaurus ) Pra, fjala thesauros qenka e një etimologjie të pa njohur , të pa sigurt . A është nga mosdija apo nga mos dashja për të vërtetën? Apo, çka është shqip duhet të jetë e panjohur , e pa shënuar e harruar.

Gjithëkund shkruhet që fjala “ Thesaurus “ rrjedhë nga Latinishtje e Re e shek, 16-të ,pra nga thēsaurus, si fjalë e latinizuar nga greqishtj a θησαυρός (thēsauros), Një farë Douglas Harper e paska gjetur që rrënjët e fjalës thesar qenkan nga greqishtja  τιθέναι tithenai,
( të vendosësh , të mbushesh ) . Ndërsa tjetri Robert Beekes shkon edhe më larg duke e hedhur poshtë si rrjedhë e një fjale indoevropiane. ( Do me thënë që dikush nuk e paska pranuar si fjalë greko-latine )
Nga shekulli i 16-të e deri ta ai 19 0ti , fjala “thesaurus” në çdo fjalor apo enciklopedi është shkruar
si : Thesaurus linguae latinae (1532) dhe si Thesaurus linguae graecae (1572).Kuptimi i të dyjave ishte  ‘ radhitja e fjalëve sipas  kuptimit të tyre.

Shekull16 -të e deri tek shek . i 19-të , ne ku  ishim . Neve na kishte ikur edhe ari e edhe thesi .

Në një lundrim më tutje  e gjeta Theasurus(n) Look up thesaurus at Dictionary.com
Viti 1823, “treasury, storehouse,” nga latinishtja thesaurus dhe nga greqishtja thesauros (http://www.etymonline.com/index.php?term=thesaurus) Shko kah të shkosh as se si të përmendet gjuha shqipe si burimi i parë i kësaj fjale me vlerë  . Pra një thesar i gjuhës së madhe shqipe.

Eshtë një brengë e madhe që fjalori publik , zyrtar apo letrar për ditë e më shumë vrafërohet me fjalë të huaja dhe të panevojshme . Nga mos dija apo nga mosdashja ? , shembulli më shpërthyes i përdorimit të panevojshëm të “ barabarizmave” është fjala trezor  që vazhdimisht e dëgjojmë nga ekonomistët e që në të vërtetë është një shtrembërimi  i  fjalës së bukur shqipe “Thesari “ .
Në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (1981 ) shkruan: Thesar-i. Tërësi gjërash të çmuara , sendesh e monedhash të arta,të argjendta etj.që ruhen në një vend të fshehur , të sigurt ose të mbyllur; grumbull gjërash me vlerë, sasi e madhe florinjsh; që vihen me një anë , vend të posaçëm . Thesar i çmuar. Thesar i fshehtë. Thesari i shtetit. U gjet ( u zbulua) një thesar.
Thesari e ka edhe kuptimin figurative në gjuhën shqipe;Diçka shumë e çmueshme që ka shumë vlera të kulturës materiale dhe shpirtërore që ka një vend , një popull .Ky libër është thesar i vërtetë. Ky njeri është thesar i vërtetë për mua .

Duhet ta bëjmë të madhe që  thesari është një “thes me ar “ dhe se nuk është “θησαυρός”. dhe se nuk rrjedhë nga  greqishtja thithenai   (τιθέναι )  por nga shqipja e vjetër ; “Thesi i mbushur me ar ”

Shqipja pra është nëna e gjuhëve dhe se gjuhëtarët duhet pa tjetër të ndryshojnë shpjegimin historik të gjuhëve; dhe se në të ardhmen të mos quhet indoevropiane  as e vjetër evropiane por pellazge-shqipe.

Gjuha shqipe  me të vërtetë është thesari gjuhëve evropiane  e më larg.