Ujku shqiptar që sundoi Moldavinë për 19 vjet , shkruan Marin Mema është nga figurat më pak të trajtuara nga historiografia shqiptare padyshim ajo e Vasil Koçit ose Vasil Lupu (1595–1661), siç njihet më gjerë, njeriu që për më se 19 vjet qëndroi mbi fron si princ i Moldavisë. Por kush ishte Vasil shqiptari, siç i pëlqente shpesh të identifikohej apo ujku, siç e njihnin të tjerët për shkak të intrigave të shumta që e hipën në pushtet(1634 and 1653 )
Nuk e kam të numëruar se sa shkrime dhe punime shkencore i kam lexuar   për Princin e Moldavisë Vasile Lupu- Koçin ( Vasil Ujkun ) por ajo që më intrigon më së shumti ë është prejardhja e tij ; shqiptare , greke apo arumune . Në të gjitha studimet për te manipulohet për  origjinenen e tij shqiptare. Një gjë është e sigurt se  ishte shqiptar i qytetit Arbanasi të Bulgarisë , nga familja Koçi e Shqipërisë së jugut.
Mirëpo  elementi që bashkon të gjithë studiuesit dhe historianët  ( që e duan të vërtetën historike ) është fakti se rrënjët e tij ishin qartësisht shqiptare, kjo edhe sepse ai identifikohej me origjinën e tij.
Shikoni , nuk e kam për krenari që ishte shqiptar  dhe si ujk e udhëhoqi Moldavinë ( Cara Romaneaska ) për 19 vjet por e kam për ate se pse historiografia e disa shteteve mundohet të mohon origjinën e vërtetë të tij. Pra një qëllim i caktuar , që më shtien të merrem me jetën dhe mbretërimin e një shqiptari në një vend sa do pak a shumë i huaj për ne.

Harta e Pricipatave rumune  Transilvania e Muntenia nga koha e Matei Besarabit (1632-1654) dhe  koha e Vasil Koçit , principata e Moldavisë (1634-1653 )

Vasil Koç ishte i madh , ishte diktator dhe  e udhëhoqi me sukses Moldavinë , hapi shkolla në gjuhën rumune , pra Princi themeloi, në vitin 1640, shkollën e parë, që njihet si Akademia Vasiliane, duke u dhënë mundësi në këtë mënyrë të rinjve vendas të mësonin aty në gjuhën e tyre pa u dashur të largoheshin drejt Polonisë, siç kishte ndodhur deri në atë kohë për pinjollët e familjeve të mëdha. Biblioteka e Universitetit të Iashit ishte gjithashtu vepër e tij, ndërsa shtypshkronja e parë ishte një tjetër investim që u ngrit me mbështetjen e fortë të sundimtarit dhe që shënoi nisjen e një tjetër epoke për publicistikën vendase.( shkruan Marin Mema )

Pravila lui Vasile Lupu, „Carte romănească de învățătură de la pravilele înpărătești și de la alte giudeațe…” (Iași, 1646)

Vasil Lupu njihet si sundimtari i parë që kodifikoi ligjet në Moldavi. Pra, solli ligje në bazën tonë kanunore , me përparësi ana juridike dhe tjtra gjuha rumune.Pra ky dokumet shënoi kalimin nga ligjet e pashkruara e të bazuara më së shumti në zakonet e kohës tek ato zyrtare . E  shihni  !

Ta debatojmë për atë që mua me brengosë dhe të cilës ende nuk di ti japi spjegim të vërtetë . por  ta lexojmë edhe këtë  me sa vijon: “Familja Gjika qe gezon titujt princerore sovrane te Moldo-Vllahise dhe princerore te Perandorise se Shenjte romake gjermanike eshte nga me te shquarat familje mbreteruese te Rumanise se sotshme. Me origjine nga Zereci i Permetit, disa kilometra larg Frasherit dhe Kelcyres (historiani K. Frasheri ka gjetur rrenojat e lagjeve se Gjikave ne kete fshat), Gjikat u shfaqen ne histori nga mesi i shek. XVII, kur Muhamet pashe Qiprilliu nga Berati ndihmoi mikun e tij, tregtarin Gjergj (diminutivi Gjika vjen prej ketij emri) te ngjiste shkallet e dragomanise fanariote dhe te Divanit perandorak. Pasardhesit e tij u lidhen me martesa me familjet kryesore fanariote si Sturdzat, Mavrokordatot, Mavrojenit, etj., dhe paten akses per here te pare me Grigor I Gjiken ne funksionet e larta te vornikut te madh te Moldavise se ulet. Shume shpejt fituan fronin e Moldavise me 1660 dhe ate te Vllahise me 1662. Princer gjysem sovrane te ketyre principatave nen suverenitetin e sulltanit te Turqise, ata mbreteruan, me disa nderprerje deri me 1857, kur unifikimi i Rumanise solli ne fron kolonelin Ioan Aleksander Kuzen, dhe jane familja qe ka lene me shume mbresa ne historine moderne te Rumanise. Perveç princerve e personaliteteve te ndryshem te dale nga kjo familje e cila nuk i preu kurre lidhjet me « shqiptarine », duhen permendur ne veçanti princesha Elena Gjika, e njohur me emrin e penes si Dora d’Istria, e cila kontribuoi aq shume, gjate shek. XIX per rilindjen e albanizmit por edhe per emancipin e popujve te tjere te Ballkanit, si dhe princi Albert Gjika, pretendent i fronit shqiptar qysh me 1905 qe bashkepunoi më shumë patriotë shqiptarë per pavaresinë tonë Kjo familje, e ndarë në shumë degë, rikujtohet edhe sot, ne Rumani e në vende te tjera.
Pra , vëmendje ju lutem :” . Princër gjysem sovrane të ketyre principatave nën suverenitetin e Sulltanit të Turqisë, ata mbreteruan, me disa ndeërprerje deri më 1857, kur unifikimi i Rumanisë solli në fron kolonelin Ioan Aleksander Kuzen, dhe jane familja qe ka lene me shume mbresa ne historinë modernë te Rumanisë.
Pra edhe një herë :”Princër gjysem sovranë të ketyre principatave nën suverenitetin e Sulltanit te Turqisë?
Edhe Vasile Lupu ishte i tillë , prince gjysëm sovran i Moldavisë nën suverenitetin e Sulltanit të Turqisë.

Pyetjet:

-Si iu besoi Sulltani i kohës ,si Vasil Ujkut ashtu më vonë edhe familjes Gjika me shekuj , familjeve shqiptare udhëheqjen e një territori shumë të madh të Balkanit?

Si iu lejoi sulltani hapjen e shkollave në gjuhën rumune , shtypshkronjave në gjuën rumune , ndërtimin e kishave me predikim në gjuhën rumune.

Si ia lejoi Vasile Ujkut që të praktikoj Kodin e mirësjelljes rumune , që në të vërtetë ishe kod penal – në gjuhën rumune.

Të logjikojmë ; për sulltanatin e Stambollit ka qenë e rëndësishme pasuria  dhe të ardhurat nga Moldavia , Muntenia dhe Transilvania , të tjerat në duar të shqiptarëve.

Një pikëpyetje plotë ofshamë ,po Osmanët me vendin e shqipeve ç`paten? Kush i udhëzoi  se si si ta ngordhin një popull të tërë ( neve,pra ) pa shkolla, pa liri , pa kisha vendore dhe pa…. pa…..pa…

Te  e fundit , sikur të na linin rehat në mijëvjeqarin e tretë !

Referencat të njohura për autorin e shkrimit :

Shkrimi më real për Ujkun e Moldavisë
„Arnăutul” sau „Arbănaşul”
Cel ce avea să devină domnitorul Vasile Lupu al Modovei, s-a născut în 1593 în localitatea Arbănaşii de lângă Razgrad (Bulgaria); tatăl lui se numea Nicolae Coci şi era albanez de neam (aceste îmrejurări aveau să-i atragă porecla de „arnăutu” sau arbănaşu); numele mamei sale era Irina. La puţin timp după naşterea copilului familia trecea Dunărea şi se aciueşte la Bucureşti, unde intră în admistraţie şi ajunge până la dregătoria de vel agă. Lupu trece în Moldova, iar în timpul lui Gaspar Gratiani (1575/1580;1620) ajunge vistiernic. Dibaci în mânuirea şi sporirea banului, este preţuit de domn care îl şi cunună, ca naş, cu Tudosca, fiica marelui vornic Bucioc. Dar tot arginţii îi aduc şi primele neplăceri: din pricină că îi lipsesc „o samă de bani a visteriei” e pus în închisoare, ba chiar şi „muncit” şi chinuit spre a recunoaşte, fiind „ars pe piept cu fierul roşu”. Trece şi de această prigoană şi după ce mai îndeplineşte o serie de dregătorii, precum, cele de vel vornic, pârcălab şi hatman îşi cumpără domnia de la turci, instalându-se, ca stâpănitor local, la Iaşi, la 27 aprilie/7mai 1634. Va fi o domnie bogată în evenimente, în concurenţă deschisă cu cea a lui Matei Basarab (1580-1654) din Ţara Românească, marcată de legături contradictorii cu Ardealul, Polonia, tătarii şi chiar Poarta Otomană. Avea să sfârşească răpus de boală în exil la Istambul, în căutarea unei noi domnii, în aprilie 1661, trupul fiind adus şi îngropat spre odihna de veci, la biserica Trei Ierarhi, ctitoria sa. Din păcate, piatra lui de mormânt nu s-a păstrat. (http://www.dcnews.ro/vasile-lupu-intemeitorul-bisericii-trei-ierarhi )