Nuk e di se kush është tutori i Albinit dhe “Vetvendosjes” , porse në një gjë jam i sigurt që ata nuk janë të nevojshëm për ne si shqiptar të Kosovës e as për shqiptarinë në përgjithësi .
Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht , prandej kjo ishte vetvendosja më e madhe e Amerikës dhe Europës dhe vetdeshira dhe vetvendosja e shqiptarëve të Kosovës. Ç`farë vetvendosje tjetër na duhet ?Prandaj nuk kemi nevojë për “ Levizje” tjera të cila po na sjellin më shumë dëm se sa që mundemi të paramendojmë .

Nga të gjitha demonstratat antiqeveritare   për rrëzimin e pushteti t në Kosovë të organizuara me vite nga Albin Kurti dhe “Vetvendosja “ askush nuk u “”rrëzua” e as nuk pësoi asnjë “fisurë “ e  lere më ndonjë “ frakturë” d.m.th.  “mision “ i dështuar. Prandaj , ku është qëllimi , t`i trashen b…. qeveritarëve?

Në rrezikun islamik , gjithnjë prezent në Kosovë : “shamija , ferexheja , mësimi fetarë në shkolla , shkuarja në “ISIS” dhe  dënimi i tyre “- heshtje dhe super heshtje nga  Vetvendosja ! Ç`na duhet një levizje e cila nuk e ka kuptuar rrezikun kombëtar se edhe  nga kush vjen ?
Nëse jemi krenar me Luftën e UÇK-s  e qe duhet dhe jemi krenar , edhe Albini : “””Statusi i veteranit iu ka njohur edhe ish liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti. Kurti është renditur në mesin e 177 veteranëve tjerë që janë publikuar në kuadër të Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së nga njësitë vartëse të tij. Kurti gjatë luftës për një kohë ka qenë sekretar i përfaqësuesit politik të UÇK-së në Prishtinë Adem Demaçit. Në prill ai u arrestua nga policia serbe ku në Nish u dënua me 25 vjet burg. Kurti është liruar nga burgu pas luftës. (http://www.telegrafi.com/edhe-albin-kurti-veteran-i-luftes/ )””””” dhe popullin nuk e harron thirrjet tua dhe të Adem Demaçit kundër nënshkrimit të Rambujes . Të Kujtohen ?

Edhe një herë tek rreziku islamik , ku Vetvendosja heshtë e as që e përmend ndonjë herë : “”””””Fytyrat e terrorit, detaje tronditëse për terroristët që kërcënuan Ballkanin (Foto/Video) Dokumente të besuara të shërbimeve informative të Bosnjës dhe Hercegovinës kanë zbuluar detaje tronditëse për pjesëtarët e Shtetit Islamik (ISIS), të cilët vitin e kaluar me anë të një video-incizimi kanë kërcënuar vendet e Ballkanit Perëndimor.  Në vazhdim të tekstit janë biografitë dhe fotografitë e akterëve të videos me titull “Krenaria është në xhihad, mesazh ballkanasve”, i cili fton myslimanët që t’ju bashkohen në “luftën e shenjtë”, dhe nëse nuk munden, të luftojnë atje ku janë, shkruan “Nezavisne Novine”, përcjellë Lajmi.net.( http://www.telegrafi.com/fytyrat-e-terrorit-detaje-tronditese-per-terroristet-qe-kercenuan-ballkanin-fotovideo/)””””””” .
E sigurtë është që nuk mund të ndodhë asgjë nga terrorristët e ISIS-it në Kosovë , por këto kishin mundur të jenë vetëm një prishje imazhi për ne , një hapje goje për Serbinë dhe një poen plus për Rusinë.

E more Albin ! “””””Vetvendosja krenohet që e parandaloi luftën në Kosovë me 1 Shtator 2016: “”””Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë në një tubim me qytetarë se nëse Demarkacioni do të kalonte me një shtator atëherë trupat malazeze do të tentoni të futeshin në territorin e Kosovës dhe kjo nuk do të kalonte pa luftë.   Sipas Kurtit, opozita edhe shpëtoi territorin edhe ndaloi luftën me fqinjët e Malit të Zi.“Beteja jonë zgjati plotë një vit, derisa e ndalem qeverinë e Demarkacionit e të Zajednicës dhe kësisoj kemi korrur një fitore shumë të rëndësishme e të vlefshme. Po të kalonte Demarkacioni trupat e Malit të Zi ia kishin mësyrë Kuqishtës. Ne jo vetëm që e kemi ndalur Demarkacionin, por ne e kemi parandaluar edhe luftën. Jo vetëm që e kemi mbrojtur territorin, por e kemi parandaluar edhe luftën”, ka thënë Kurti, njofton Klan Kosova.( http://gazetablic.com/albin-kurti-beson-se-opozita-e-parandaloi-luften-me-malin-e-zi/ )”””””
Mos ore ! Ti e paske ditur që do të bëhet luftë atë ditë? dhe i thirre të mashtruarit ( nga ti ) që të bashkangjiten në protesten tënde në Prishtinë ? Fatbardhësisht që populli i Kosovës që ti i konsideron si dele nuk të erdhën pas , se sigurisht dikush iu hjeki mjergullën për të parë që një ujk është duke i  ndjellur .

KFORI paralajmëronte që nuk do të rrinin duarkryq , ata dinin diçka , ata  nuk janë si ne që jemi vetëm dele e që e ndjekim  çobanin  pas sepse na mashtron me një grusht kryp .

I habitshëm ishte edhe reagimi i atyre ditëve  veprimtarit Ukë Lushi nga Amerika : “”””””Veprimtari shqiptar në Amerikë, Uk Lushi e ka cilësuar si të gabuar deklaraten e komandatit të KFOR-it, Guglielmo Luigi Migletta, se mund të intervenojë KFOR-i në rast se eskalon situata më 1 shtator. Ai tha se deklarata e gabuar e italianit në krye të KFOR-t vëç sa e shton tensionin, transmeton gazetablic.com “””””””

Pra Albin , si deshte ti që të ndodhë diçka  dhe ata që na e hapën parajsën tokësore të heshtin dhe t`a humbin mundin e tyre ushtarak ?

Tek e fundit Shoku Albin , e mira së mirës do të ishte që ti dhe pajdashët e tu  të tërhiqeni dhe të rrisni pasurinë që e keni krijuar , se çdo rritje është një punësim më shumë.
Sikur mos të ishit ju , çdo qeveri me këto sjellje do ta kishte jetën qeveitare më të shkurtër .

Mos të harroj edhe një gjë se sa i përket mbrojtjes sate nga lufta e mundshme , të lutem lëshoje një sy këtij shkrimi të gazetave gjermane. Putini :” Ju mua Krimenë , unë juve Kosovën “

krimea

Shoku Albin , kujdes pra mos luaj me fukaratë e mjerë .